Lazër Vlashi (15 shtator, 1919 - 9 tetor 2015), ishte një artist i shquar shqiptar nga Durrësi, Shqipëri.[1]

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor në vitin 1948, pas një përvoje në teatrin amator. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Celuhovit në pjesën “Gubernatori i provincës” më 1949. Ka interpretuar mbi 80 role kryesore e episodike, si: Stasin tek “Një nuse për Stasin”, Rastakofskin te “Revizori”, Montanin te “Otello”, Murrashin te “Toka jonë”, Rusakovin te “Në kopshtin e jargavanëve”, Kazanokun te “Orët e Kremlinit”, Ymerin te “Shtatë Shaljanët”, Simplin te “Gratë gazmore të Uindsorit”, Shpend Hekakeqin te “Besa e madhe”, etj.

Doli në pension në mars 1976, por në skenë qe i pranishëm deri në mesin e viteve ’90, në role të vegjël. Ka interpretuar me nivel edhe në disa filma artistikë.

Filmografia Redakto

  1. Ndërgjegja (1972)
  2. Vitet e para (1965)
  3. Toka jonë (1964) .... Prifti
  4. Detyrë e posaçme (1963)
  5. Debatik (1961) .... Kuestori
  6. Tana (1958).
  7. Njësiti guerril

Referimet Redakto

  1. ^ Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine, Top Channel, 9 tetor 2015.

  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.