LibreOffice është një suitë programesh zyre me burimin e kodit të hapur dhe te lirë, zhvilluar nga fondacioni 'The Document Foundation'. Projekti filloi në 2012 dhe konsiderohet vazhdim i platformës OpenOffice.org.

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa LibreOffice të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Libre Office
Start Center in LibreOffice 4.2 on Debian 7 with GNOME
AutorStarDivision
ZhvilluesThe Document Foundation
Versioni i parë25 janar 2011 (2011-01-25)
Gjuhet e programimitC++, Java, and Python />
Sistemi operativStampa:Cross-platform
PlatformaIA-32, x86-64, PowerPC (project);ARMel, ARMhf, MIPS, MIPSel, Sparc, S390, S390x, IA-64 (additional Debian platforms)[1]
Gjuhët e mundshme114 gjuhë [2]
Përdoret përOffice suite
LicencaLGPLv3 with new contributions dual-licensed under MPL[3]
Faqja zyrtarewww.libreoffice.org

Veçoritë Redakto

LibreOffice është projektuar të jetë në përputhje me suita zyre të tjera të mëdha, duke përfshirë Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje Microsoft Office dhe atribute formatimi trajtohen ndryshe ose janë të pa mbështetura. LibreOffice është e përkthyer në mbi 112 gjuhë, ndërkohë është platformë e gatshme për shkarkim dhe përdorim nga një shumllojshmëri sistemesh operative, përfshirë Microsoft Windows, Mac OS dhe sigurisht Linux.

Midis janarit te vitit 2011 (momenti i parë që suita ishte e domozdoshme në status të qëndrueshëm) dhe tetorit të vitit 2011, afërsisht LibreOffice ishte shkarkuar 7.5 milionë herë ndërsa gjatë vitit 2012, suita u shkarkua rreth 15 milion herë.

Sistemeve Operative

LibreOffice është zhvilluar zyrtarisht për Microsoft Windows (IA-32), Linux (IA-32 dhe x86-64) dhe OS X (IA-32). Portet e Komunitetit për FreeBSD, NetBSD dhe OpenBSD janë të mirëmbajtur nga kontribuesit e ketyre projekteve. Një portit komuniteti për OpenIndiana është në zhvillim.

Në vitin 2011 u shpallën planet e portit LibreOffice për Android dhe iOS. A-EON Teknologjia njoftoi në vitin 2012 se një port i LibreOffice është duke u zhvilluar për kompjuterin e tyre AmigaOne x1000 që punonin me AmigaOS e fundit.

LibreOffice Online do të lejojë përdorimin e LibreOffice nëpërmjet një shfletues web duke përdorur elementin canavas të HTML5. Zhvillimi është shpallur në tetor 2011 dhe është në vazhdim. Ajo ende nuk është leshurar në treg.

Aplikacionet e platformës Redakto

Module Notes
  Writer Një përpunues teksti me funksionalitete dhe mbështetje të ngjashme me Microsoft Word ose WordPerfect. Ka aftësi të gjera të përpunimit të fjalëve WYSIWYG, por gjithashtu mund të përdoret si një editor teksti bazë.
  Calc Një program i kategorisë 'spreadsheet', ngjashëm me Microsoft Excel ose Lotus 1-2-3. Ka një numër karakteristikash unike, duke përfshirë një sistem që automatikisht përcakton seri grafike, bazuar në informacionin në dispozicion të përdoruesit.
  Impress Një program prezantimi i ngjashëm me Microsoft PowerPoint. Prezantimet mund të eksportohen si skedarë SWF, duke lejuar që ato të shihen në çdo kompjuter me Adobe Flash Player të instaluar.
  Draw Një redaktor grafik vektor dhe mjet diagramimi të ngjashëm me Microsoft Visio dhe të krahasueshme në veçoritë për versionet e hershme të CorelDRAW. Ofron lidhje midis formave, të cilat janë të disponueshme në një varg stilesh të linjës dhe lehtësojnë vizatimet e ndërtimit si p.sh. [diagrami i rrjedhës].
  Math Një aplikim projektuar për krijimin dhe redaktimin e formulave matematikore. Aplikimi përdor një variant të XML për krijimin e formulave, siç përcaktohet në specifikimin OpenDocument. Këto formula mund të inkorporohen në dokumente të tjera në suitë e LibreOffice, të tilla si ato të krijuara nga Shkrimtari ose Kalkulimi, duke përfshirë formatet në dokument.
  Base Një program administrimi bazash të të dhënave, ngjashëm me Microsoft Access. LibreOffice Base lejon krijimin dhe administrimin e bazave të të dhënave, përgatitjen e formularëve dhe raporteve që u ofrojnë përdoruesve të fundit qasje të lehtë në të dhëna.

Konferenca Redakto

Duke filluar nga viti 2011, The Document Foundation ka organizuar konferencën vjetore të LibreOffice, si më poshtë:

  • 2011 – Paris, France – 12–15 October
  • 2012 – Berlin, Germany – 17–19 October
  • 2013 – Milano, Italy – 24–27 September
  • 2014 – Bern, Switzerland – 3–5 September
  • 2015 – Aarhus, Denmark – 23–25 September
  • 2016 – Brno, Czech Republic – 7–9 September
  • 2017 – Rome, Italy – 11–13 October
  • 2018 – Tirana, Albania – September

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Debian - Details of package libreoffice in wheezy". Debian project. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "LibreOffice Productivity Suite Download". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "GNU LGPL License". The Document Foundation. Marrë më 4 shkurt 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)