Përveç lidhjeve mes metaleve dhe jometaleve, atomet e jometaleve mund të krijojnë edhe lidhje mes vete. Gjatë kësaj lidhje, atomet e jometaleve as nuk lirojnë e as nuk pranojnë elektrone por bëjnë çiftëzimin e tyre. Kështu formohet lidhja kovalente. Lidhja kovalente formohet me çiftëzimin e elektroneve të atomeve përkatëse të metaleve. Lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit të çiftit te përbashkët elektronik quhet lidhje Kovalente. Lidhja kovalente formohet me bashkimin e elektroneve teke (të pa çiftëzuara). Një çift i përbashkët elektronik midis dy atomeve paraqet një lidhje kovalente. Lidhjet kovalente ne molekulë mund te jene njëfishe, dyfishe, dhe trefishe. Lidhjet kovalente janë te orientuara ne hapësirë dhe e kushtëzojnë gjeometrin e molekulës. Ne qofte se janë te lidhura dy atome te cilat kane elektronegativitet te ndryshëm, atëherë do te formohet lidhja kovalente e polarizuar. Molekulat e tilla kane moment dipolar. Momenti dipolar është madhësi vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv te molekulës kah skaji negativ i saj.

Lidhja kovalente mund të formohet edhe me mbivendosje anësore të orbitaleve atomike. Komponimet të cilat formohen me lidhje kovalente quhen komponime kovalente. Lidhjet kovalente mund te jen njëfishe, dyfishe, dhe trefishe. Qifti i përbashkët elektronik shënohet me një vije(-). Perveç lidhjes midis atomeve te njejta,lidhja kovalente mund te formohet edhe mes atomesh te ndryshme.Per shembull,uji eshte komponim i cili permban dy atome hidrogjen dhe nje atom oksigjen.Keto atome jane te lidhura me lidhje kovalente.