Këtu është paraqitur Forca e Arkimedit ku F1 vepron më shumë se F2

Forca e Arkimedit Redakto

Forca e Arkimedit apo siç njihet edhe si forca e shtytjes shkaktohet nga ndryshimi i forcave vertikale prej të cilave forca më e madhe (F1) vepron nga posht-lartë, me ç'rast forca më e vogël (F2) gjindet lart. P.sh kur jemi në ujë dhe përpiqemi ta fundosim një top, atëherë nuk do t'ia arrijmë qëllimit sepse sapo ta fundosim ai do të dalë prapë një sipërfaqe pra kjo nënkupton se forca e shtytjes vepron më shumë nga poshtë (me ç'rast e ka zhvendosur topin) kurse vepron më pak nga lartë (me ç'rast ka ndihmuar në fundosjen e topit). Në rastin e kundërt, kur përpiqemi ta ngremë gurin F1 është më i madh se F2

Forca e Arkimedit krijohet me anë të forcave vertikale të cilat janë më të mëdha nga poshtë (F1) dhe më të vogëla nga lartë (F2)

 

Në anën tjetër kemi edhe rritjen e forcës së Arkimedit (FA), sa më e madhe të jetë masa e objektit të zhytur në ujë aq më e madhe do të jetë forca e Arkimedit. Mirëpo në rritjen e forcës së Arkimedit ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë densiteti(ρ), vëllimi (V) dhe nxitimi i rënies së lirë të Tokës (g). P.sh në një enë hedhim ujë mbi të zhytim një trup atëherë forca shtytëse që vepron në atë trup është e barabartë me ujin e derdhur nga ena, dhe vëllimi i lëngut të derdhur është i barabartë me pjesën e caktuar të trupit që është futur në enë, dendësinë e përcaktojnë molekulat e lëngut, kurse rëndesa e Tokës ndikon në zhytjen e trupit. Në anën tjetër kemi një ndryshim tek rritja e densitetit p.sh nëse formojm një tretësirë kripe në ujë atëherë densiteti është më i madh sesa tek uji sepse molekulat janë më të ngjeshura në rastin e dytë. Me anë të kësaj trupi arrin zhvendosje më të madhe të ujit për arsye se shtyn molekula me numër më të shumtë dhe kështu zhvendoset më shumë ujë. Pra kjo na tregon sesi Forca e Arkimedit është e lidhur me këto 3 madhësi fizike. Matematikisht paraqitet me anë të formulës:

 

Kjo formulë paraqet raportin e drejtë midis Forcës së Arkimedit dhe 3 madhësive fizike, për arsye se rritet densiteti, vëllimi dhe rëndesa e Tokës rritet edhe Forca e Arkimedit, kjo vlenë edhe anasjelltas.

Ligji i Arkimedit Redakto

 
Teoria e Ligjit të Arkimedit e paraqitur në praktikë

Forca e Arkimedit mund të paraqitet në këtë mënyrë marim një dinamometër dhe një trup, trupin e masim me dinamometër p.sh ai do jap masën e caktuar p.sh 5kg. Pas kësaj marim një enë eureka të cilën e mbushim me ujë, në enën eureka poashtu e vendosim trupin të cilin e matëm me dinamometër, ena eureka ka një vrimë pak mbi nivelin e ujit. Kur ne e vendosim trupin në enë nga ajo vrimë uji do derdhet duke kaluar në një enë tjetër sapo ta masim ujin e derdhur në enën tjetër atëherë masa e tij patjetër duhet të jetë 5kg dhe me anë të këtij eksperimenti paraqitet edhe Ligji i Arkimedit i cili thotë:

Në çdo trup të zhytur në ujë vepron forca shtytëse e cila është e barabartë me masën e lëngut të derdhur

Vlenë të përmendet se Ligji i Arkimedit vlenë edhe tek gazet (fluidet) mirëpo nuk vërehet me sy të lirë sepse siç e dimë gazrat kanë vetinë e zgjerimit dhe dendësia është shumë e vogël tek gazet.

Historia Redakto

 
Në këtë foto është paraqitur karikatura e "eurekës" së Arkimedit

Në vitet 287 p.e.s lindi shkencëtari Arkimed. Dallohej si më i mençuri i asaj kohe. Pas kumtimit të këtij lajmi se Arkimedi ishte njeri i mençur mbreti e thirri dhe i tha Arkimedit se dua të di sesa peshon kurora ime, dhe nëse nuk do ta gjente mbreti i tha se ti do të ekzekutohesh. Arkimedi mendoi e mendoi, mirëpo fati ishte i tillë që nuk gjeti gjë dhe mori një vendim. Sipas riteve të atëhershme të vdisje i pastër ishte gjë e mirë për zotërat e tu dhe Arkimedi tha: Do vdes se do vdes të paktën në botën tjetër të jem i pastër. Kështu ai mbushi një vaskë me ujë dhe kur u fut pa se uji u derdh. Dhe keshtu me vete filloi të mendohej pasi e përpiloi teorinë e tij ato momente lakuriq doli nëpër rrugë duke përtitur "EUREKA" (sq. E GJETA) askush nuk e dinte se ç'kishte Arkimedi mirëpo ai e njihte gëzimin e tij sepse do të jetonte. Të nesërmen gjeti masën e kurorës së mbretit dhe kështu jeta e tij vazhdoi deri më 212 p.e.s (atë kohë vitet numëroheshin mbrapshtë). Më vonë këtë teori Arkimedi e thelloi edhe më shumë ku tregoi se kjo teori vlenë edhe për gazet jo vetëm për lëngjet, mirëpo tek gazet nuk mund të vrojtohet qartë.

Burimi i Artikullit Redakto

Faqja Shkenca burimi i këtij artikulli