Limos Dizdari kompozitor shqiptar. Ka lindur në 7 shkurt të vitit 1942 në fshatin Rusan të Delvinës. Kompozitor i mirënjohur si për vepra simfonike ashtu edhe për përpunimin dhe kompozimin e këngëve të muzikës së lehtë mbështetur në traditën popullore shqiptare. Kompozitor i muzikës së shumë filmave. Ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për dy mandate gjithashtu ka qenë edhe Deputet në Kuvendin Shqiptar (2001-2005). Aktualisht jeton në Ksamil (rrethi i Sarandës) ku ka themeluar Qendrën e Artit “Dea” në të cilën në vitin 2007 organizoi Festivalin Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Për meritat e tij artistike Limoz Dizdari është vlerësuar me titullin "Artist i Merituar".