Lin Delija (Shkodër, 3 janar 1925 - Romë, 9 prill 1994) ishte piktor shqiptar.

Lin Delija
U lind në3 shkurt 1926
Vdiq9 prill 1994
Kombësiashqiptar
Profesionipiktor

Biografia Redakto

U lind ne Shkodër më 3 janar 1925, i biri i Mark Delisë me origjinë nga Temali dhe Luçes së Zef Hilës.[1] Kur ishte 10 vjeç hyri në shkollën e Fretënve Françeskanë dhe më pas në liceun "Illyricum", ku edhe mori hov së pari talenti i tij artistik. Studjoi në fillim në Herceg Novi dhe pastaj në Zagreb në Akademinë e Arteve të Bukura.

Arratiset më 1949 drejt Italisë me ndihmën e Koliqit[2], i cili i siguroi bursë studimi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Mjeshtrat e tij ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli – prej të cilëve ai mori njohuritë e teknikave bashkëkohore dhe përsosi më tej botëkuptimin e tij artistik duke ndërthurur në mënyrë harmonike modernen me elementin etnik, shqiptar dhe ballkanik.

Në vitin 1969 Lin Delija themelon Akademinë e Artit "Gjergj Fishta" dhe në vitin 1983 krijon Akademinë e Artit "Carlo Cesi" në vilën Mentuccia në Antrodoko.

Piktori Lin Delija mbylli sytë me 9 prill 1994Romë në moshën 68 vjeçare.

Vepra Redakto

Veprat e tij ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeumin e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeumin «Lin Delija» në Antrodoko, në Muzeumin Qytetës të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Brescia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeumin e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangenit në Gjermani, në Nju Jork etj. Në qytetin e Osimo-s ekziston nji muzeum i kushtuar mjeshtrit Delija, ndërsa miqtë e tij të vjetër të Antrodokos i kanë ngritur një muzeum në vitin 2002 në qytetin ku jetoi.

Persekutimi i familjes Redakto

Me arratisjen e Linit më 1948, familja i internohet më 1949 njëherë në Kuçovë dhe më tej në Turan të Beratit.[3]

Referime Redakto

  1. ^ Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 119. ISBN 99927-789-1-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ndreca A., Në përvjetor të Ernest Koliqit, mapo.al, 18 maj 2013.
  3. ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 84-85. ISBN 978-9928-168-01-6. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)