Liri Gero (1926-1944) ishte një komuniste e re shqiptare e cila luftoi në Luftën e Dytë Botërore. Sëbashku me disa forca partizane, ajo u vra nga Nazistët gjatë një luftimi. Për heroizmin e saj, ajo mori titullin Heroinë e Popullit.

Liri Gero

Jeta Redakto

Lindi në qytetin e Fierit dhe ishte aktiviste e luftës në qytet, partizane në brigadën XII Sulmuese. Ra dëshmore në tetor të vitit 1944. Shtëpia e saj ishte një nga "shtëpitë e sigurta" të përdorura nga anëtarët e rezistencës për aktivitetet e tyre. Më 14 shtator 1943, Gero dhe 67 vajzat nga Fieri, 68 gjithsej u bashkuan të njëjtën natë me radhët e partizanëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, një moment i shquar në historinë e rezistencës shqiptare, duke pasur parasysh faktin se Fieri kishte rreth 5.000 njerëz në atë kohë.[1]

Lidhje te jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Nasho Jorgaqi (2014-09-14), 68 vajza fierake dolën partizane në një ditë [68 girls from Fier joined the ranks of the partisans on the same day], Gazeta Dita, arkivuar nga origjinali më 27 prill 2019, marrë më 9 mars 2018 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)