Lista e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Afrikën e Jugut

artikull-listë e Wikimedias

Vendet e Trashëgimisë BotëroreUNESCO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) janë vende të rëndësishme kulturore ose natyrore siç përshkruahen në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, të krijuar në vitin 1972.[1] Afrika e Jugut e pranoi konventën më 10 korrik 1997, duke i bërë vendet e pasurisë së saj të disponueshme për përfshirjen në listën e Trashëgimisë Botërore.[2]

Lista e vendeve Redakto

Tabela liston informacionin rreth secilit Vend të Trashëgimisë Botërore: Emri: siç listohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore. Vendndodhja: provinca ose qyteti i pasurisë. Periudha: periudha kohore domethënëse Të dhënat e UNESCO-s: numri i referencës së pasurisë; viti në të cilin u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore; kriteriet nën të cilat u pranua. Kriteret i deri në vi janë kulturore, ndërsa vii deri në x janë natyrore (kolona renditet sipas vitit që është shtuar në listë) Përshkrimi: një përshkrim i shkurtër i pasurisë.

Emri Imazhe Vendndodhja Periudha Të dhënat e UNESCO-s Përshkrimi Referime
Vendet e Fosileve Hominide të Afrikës së Jugut   Sterkfontein Epokat e Pliocenit dhe Pleistocenit 915; 1999, 2005 (extended); iii, vi Zona përmban vende të ndryshme fosilesh që përmbajnë gjurmë të banimit njerëzor dhe evoluimit që daton prej 3.3 milion vjetësh. [3][4]
Panorama Kulturore Mapungubwe   Provinca Limpopo shek e XI deri në të XIV 1099; 2003; ii, iii, iv, v Kjo savanë e hapur qëndron në pikëtakimin e lumenjve Limpopo dhe Shashe. Ishte zemra e Mbretërisë Mapungubwe deri në shekullin e XIV, kur zona u braktis, duke i lënë të paprekura mbetjet e pallateve dhe banesave. [5]
Panorama Kulturore dhe Botanike e Richtersveldit   Kepi Verior Nga shek i XIX deri në të tashmen 1265; 2007; iv, v Kjo shkretëtirë malore është e zotëruar dhe menaxhuar bahkarisht. Ajo mbështe jetesën gjysëm-nomade të blegtorëve Namaqua, duke përfshirë zhvendosjet stinore që kanë vazhduar për mijëra vjet. [6]
Ishulli Robben   Table Bay Shek e XVII deri në të XX-in 916; 1999; iii, iv Midis shekujve të XVII dhe të XX, ishulli u përdor si burg, që përfshinte të burgosurit politikë, një spital për grupet e papranueshme shoqërore (kolonia e lebrës) dhe një bazë ushtarake. [7]
Zonat e Mbrojtura të Rajonit Cape Floral   Kepi Perëndimor dhe ai Lindor N/A 1007; 2004; ix, x Zonat konsistojnë në tetë zona të mbrojtura që janë ndër më të pasurat në botë për pasurinë bimore, duke përmbajtur afërsisht 20% të florës tërësore të Afrikës. Vlera e tyre shkencore është treguar nga prania e përshtatjes ndaj zjarrit dhe rrezatimit në bimët dhe farat e shpërndara nga insektet. [8]
Parktu Moçalor iSimangaliso   KwaZulu-Natal N/A 914; 1999; vii, ix, x Parku përmban një larmi formash tokësore, që përfshijnë barrierat koralore, plazhe të gjata ranore, duna bregdetare, sisteme liqenore, këneta dhe moçale kallamash dhe papirusesh, të shkaktuara nga proceset lumore, detare dhe eolike. Kjo ka rezultuar në një larmi të jashtëzakonshme speciesh. [9]
Kubeja e Vredefortit   Vredefort Periudha Paleoproterozoike 1162; 2005; viii Krateri, me një diametër 190 km (120 mi), është krateri më i madh, më i vjetër dhe më i thellë i krijuar nga goditja e një meteori në tokë, që daton më shumë se 2 miliardë vjet më parë. [10]
uKhahlamba / Parku i Drakensbergut   KwaZulu-Natal, Lesoto 2000 p.e.s. 985; 2000; i, iii, vii, x Parku përmban maja të larta bazalti, skalitje të mprehta dramatike, ledhe të arta rëre, kullota të larta, lugina zanafillore të rrëpirta lumenjsh dhe gryka shkëmbore. [11]

Lista e propozuar Redakto

 
Zgavra e Madhe, Kimberley
  1. Shfaqja e njerëzve modernë: vendbanimet e Pleistocenit të Afrikës së Jugut; Shpellat Blombos, Shpella Kufitre, Shpellat e Lumit Klasies, Strehimi Shkëmbor i Diepkloofit, Pika e majës & Shpella Sibudu (2015)[12]
  2. Vendi i Pakësimit të Punës së Industriale të Pelegrinëve (2004)
  3. Minierat Kimberley dhe Industritë e Hershme të Lidhura (2004)
  4. Zona Qendrore e Xam Khomanit (2004)
  5. Fushat e Dunave Bregdetare të Alexandrias (2009)
  6. Panorama Kulturore e Kepit të Vreshtave (2009)
  7. Toka e Malit Barberton, Rripi i Gurit të Gjelbër të Barbertonit ose Maleve Makhonjwa (2009)
  8. Ishujt e Princit Edward (2009)
  9. Zonat e Mbrojtura të Karoo-së së Lëngshme (2009)
  10. Rruga e Trashëgimisë së Çlirimit (2009)
  11. Panorama e Minierës së Bakrit të Namaqualandit (2009)
  12. Kepi Arc i Meridianit (2009)

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Properties inscribed on the World Heritage List". UNESCO. Marrë më 30 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "States Parties: Ratification Status". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Fossil Hominid Sites of Sterkfontein, Swartkrans, Kromdraai, and Environs". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Decision: 39 COM 7B.44 Fossil hominids sites of South Decision: 37 COM 8B.5 Changes to names of properties inscribed on the world heritage list: Fossil Hominid Sites of South Africa". UNESCO. Marrë më 9 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Mapungubwe Cultural Landscape". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Richtersveld Cultural and Botanical Landscape". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Robben Island". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Cape Floral Region Protected Areas". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "iSimangaliso Wetland Park". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Vredefort Dome". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "uKhahlamba / Drakensberg Park". UNESCO. Marrë më 2 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "The Emergence of Modern Humans: The Pleistocene occupation sites of South Africa". UNESCO. Marrë më 3 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto