Luma (serbisht: Љума Ljuma) është një krahinë qe shtrihet në verilindje të Shqipërisë në territorin e rrethit të Kukësit. Një pjesë e Lumës shtrihet gjithashtu edhe në Kosovë.

Krahina e Lumës (i gjelbër). Dy fshatra të krahinës Vërrini në Kosovë dhe një fshat i krahinës të Gorës në Shqipëri janë të lidhur tradicionalisht me Lumën vetëm në lidhje me përkatësinë e tyre fisnore historike (të verdhë)

Origjina e emrit Lume Redakto

Në dokumente është pikasur, së pari, në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioçezës katolike të Sapës (Zadrimës). Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës. “Lugina e këtij përroi, - ka shënuar ai, - përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”. Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin lumë (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen (G. Meyer); E. Çabej ka shënuar se “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lumë” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, i lym”.

Pozita gjeografike Redakto

Kufizohet në V. me Përroin e Poslishtit; në J. me Përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e Përroin e Mallës; në L. kufiri shkon nga maja e Koritnikut, në Kallabak, në malin e Sarakolit e në Korab; në P. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, Përroin e Kalimashit; në VP, Luma kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot me Liqeni i Fierzës).

Në Kosovë, Luma gjeografikisht përmban 5 fshatra të komunës së Prizrenit dhe janë: Dobrusht, Muradem, Shkozë, Vërmicë dhe Zhur. Dy fshatra Poslisht dhe Billushë të krahinës Vërrini në Kosovë janë të lidhur tradicionalisht me Lumën vetëm në lidhje me përkatësinë e tyre fisnore historike.

Bajraqet e Lumes Redakto

Luma ka pasur 7 bajraqe dhe keto jane:Bajraku i Rrafshës (Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Domaj), Bajraku i Qafës (Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Zallë), Bajraku i Radomirës (Tejs), Bajraku i Çajës (Fshat), Bajraku i Topojanit (Topojan,Brekijë). Nisur nga siperfaqja dhe numri i banoreve por dhe nga pozita gjeografike bajraku kryesor i Lumes ka qene dhe mbetet Bajraku i Rrafshes se Lumes me qender ne Bicaj, vend ku beheshin mbledhjet e Dheut. Per nder te Sinan Pashes si njeriu me arritjen me te madhe hierarkike ne Perandorine Osmane ndër lumjanet, Bajraku i Topojanit iu dha vend nderi ne mbledhjen e dheut dhe iu dha epiteti "Bajraku i pare".

Feja Redakto

E gjithe popullsia e kesaj krahine eshte e besimit islam e ndare ne dy sekte: Mysliman Suni dhe Bektashi. Kryegjyshi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve,Reshat Bardhi eshte pikerisht nga kjo krahine.Ai ka lindur ne fshatin Lusen te Kukesit. Me perpara popullsia e kesaj krahine ka qene katolike, por pushtimi osman solli islamizimin e popullsise. Te fundit qe u islamizuan ishin fshatrat e Tejdrines (Surroj,Arren,Ujmisht).Gjithashtu ne kete krahine ka edhe nje grup te vogel te Deshmitareve te Jehovait.Gjithashtu kane mbetur edhe gjurme te paganizmit:edhe sot e kesaj dite banoret e kesaj krahine ngjiten ne maje te Gjallices per te nderuar hyjnine e malit.Gjithashtu i perhapur eshte edhe besimi tek teqete si ne Shtiqën, Nangë, Bicaj, Kolesjan, Fshat, Çajë, Gjegje, Vasije, Ceren dhe tek vendet e shenjta si Buzmadhe, Mustafaj, Osmanaj.

Rruget e lashta dhe Urat Redakto

Nëpër Luginën e Drinave kanë kaluar, në lashtësi, rrugë të rëndësishme:Transversalja e Veriut që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesëm.Ajo ndahej ne dy dege dhe njëra degë e kësaj rruge ndalej në vendin ku do të ndërtohej më vonë Ura e Vezirit, vijonte nga jugu në Qafë të Kumbullës e në Fan, ose nëpër Surroj dilte në Arrën e prej këndej në Lurë ose në Orosh. Te Kulla e lumës, një degë e kësaj rruge, nëpër Grykë të Vanave vijonte nga lindja për në Maqedoni. Urat më të rëndësishme kanë qenë: Ura e Vezirit, Ura e Ndërmjetme. E para mbi Dri dhe e dyta mbi Dri të Bardhë. Kanë qenë ura të gurta, me pamje madhështore, me shumë harqe. Ura e Vezirit ka qenë ndër më të mëdhatë në Perandorinë Osmane. Të dyja këto ura kanë qenë ndërtuar nga Veziri i Shkodrës, në fund të shek. 18. Edhe Ura e Lumës (te Kulla e Lumës) ka qenë e gurtë, por është ndërtuar më vonë se dy të parat dhe është më e vogël.

Luma ne ngjarjet historike Redakto

Burra trima nga Luma kane marre pjese ne shume ngjarje historike te kombit shqiptar:

  • Kuvendi i Dugagjinit (1601 -1602)ku kane marre pjese edhe Andrea Kolshi(nga Kolshi) dhe Teta Kuka(nga familja e shquar Kuka e Kukesit dhe Prizrenit),
  • Lidhja e Prizrenit ku mori pjese Shaban Age Luma,Kryengritjet e viteve 1884 -1885,
  • Kryengritjet e viteve 1900-1912,
  • Kuvendi i Bujanit,
  • Lufta antifashiste
  • Pritja e shqiptareve te debuar nga Kosova.
  • Gjate viteve 1912-1913 ne Lume erdhen forca te shumta serbe.Populli lumjan u organizua dhe luftoi me trimeri te pashoqe kunder pushtuesve.Llogaritet se afro 12000 ushtare serbe u vrane nga forcat lumjane ose vdiqen nga kushtet e veshtira klimaterike.
  • Kryeqendra e Lumes,qyteti i Kukesit eshte i pari qytet ne histori i kandiduar per cmimin Nobel per Paqen,per pritjen qe ju beri shqiptareve te debuar nga Kosova gjate vitit 1999.

Figura te shquara lumjane Redakto

Mahmut Dac Kalisi (1817 - 1866) Lindi në vitin 1793 në fshatin Kalis të Kukësit.Ai ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar në luftën kundër pushtuesit osman në Shqipërinë e Veriut gjatë shekullit 19.Pas luftimesh të ashpra me forcat osmane,ata arritën ta kapnin në Sllovë të Peshkopisë në vitin 1870 dhe ia prenë kokën.Koka e tij u çua si trofe në Stamboll.Dëshmor i atdheut.

Islam Spahia (1838-1928) Udhëheqës i njohur nga Kolesjani në përpjekjet për liri, pavarësi e demokraci. U priu malësorëve të Lumës në luftimet kundër gjeneralëve turq: Shemsi Pasha (1903-4, 1906), Xhavit Pasha (1909), Shefqet Dërgu Pasha (1910), si dhe kundër agresorëve serbë në nëntor 1912. Ndihmoi për hapjen e shkollës së parë shqipe nga i biri (Riza Spahia) në Kolesjan me 1911. U vu në krye të lëvizjes për demokratizimin e vendit në krahinën e Lumës në vitet 1920 - 1924.

Ramadan Zaskoci (1860 -1914) Burrë trim nga Mamzi, i dalluar në lëvizjen antiosmane e antiserbe në vitet 1876-1914, mori pjesë në lëvizjen kundër Mehmet Ali pashë Maxharrit në Prizren e Gjakovë (1878) dhe në mbrojtjen e tokave shqiptare nga shovenistët malazezë (1879) si dhe në luftimet kundër ushtrive osmane (1881), por sidomos në krye të malësorëve lumjanë, bashkë me krerë të tjerë, në luftimet kundër forcave osmane që hynë në Lumë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20 (1903 -1904, 1909, 1910) dhe atyre serbe në nëntor 1912. Qe ndër udhëheqësit e kryengritjes së shtatorit 1913 kundër pushtuesve serbë.

Ramadan Çejku (1840-1951) nga Lusna, i dalluar ne lëvizjen antiosmane dhe antiserbe në vitet 1876-1914. Mori pjesë në lëvizjen e krijuar ne Prizren ndaj Mehmet Ali Pashes dhe në Gjakove ne vitin 1989. Dallohet per vlerat patriotike ndaj kombit shqiptar, ku së bashku me Islam Spahin dhe Ramadan Zaskocin drejtuan betejën midis Lumës dhe Serbisë në Qafën e Kolosjanit, ku la Serbia në Lumë 12 mijë ushtarë. Ka qenë një ndër trimat më të zgjuar të zonës së Kukësit, i dalluar ndër 7 bajrakë. Ishte ndër udhëheqësit e kryengritjes së shtatorit 1913 kundër pushtuesve serbe së bashku me trimat lumjanë dhe trimave dibranë. Vdiq në vendlindjen e tij në Lusen, si një ndër trimat më të mëdhenj që dha kontributin e tij për trevat shqiptare në veri.

Muharrem Bajraktari (1886 -1989) U lind në Domaj me 1 maj 1886. Shkollën fillore e kreu në Kolesjan në gjuhën turke. Në vitet 1917 -1918 vazhdoi studimet ushtarake në Vjenë (Austri). Është bashkorganizues i kuvendit antiserb në Shtiqen (1 Mars 1920). Më 1921 emërohet oficer xhandarmërie në Krumë. Para dhe gjatë Kryengritjes së qershorit mbrojti institucionet e shtetit. Pas kësaj kryengritjeje u largua në Jugosllavi dhe po në dhjetor 1924 kthehet në atdhe. Qe anëtar i gjyqit ushtarak në Shkodër, komandant zone në Peshkopi, komandant i xhandarmërisë, adjutant i mbretit Zog. Në vitin 1934 largohet në Jugosllavi, më pas në Francë, ku mori pjesë në organizatën “Bashkimi kombëtar”. Në shtator 1939 kthehet në Shqipëri dhe i kundërvihet regjimit fashist, pastaj edhe atij komunist. Luftoi kundër forcave gjermane në vitin 1944. Sipas E. Durham “Në Verilindje udhëheqësi më i shquar është Muharrem Bajraktari, ish-komandant xhandarmërie”. Në shtator 1946 u arratis në Greqi. Qëndroi në Greqi, Itali e Belgjikë duke propaganduar kundër regjimit komunist. Mori pjesë edhe në Komitetin “Shqipëria e lirë”. Vdiq në Belgjikë më 21 janar 1989.

Figura të tjera Bislim Elez Kërnjani (1831 -1906), Ibrahim gjorgji (1880-1912)Sulë Elezi (1836-1954), Mustafë Lita (1848 -1912), Hoxhë Mehmeti (1862 -1927), Qazim Lika (1869 -1915), Osman Lita (1875-1946), Sali Spahia (1878-1917), Xhafer Bislimi (1884 - 1944), Ahmet Qehaja (1952 -1913), Kadri Shahini (1878 -1913), Cen Daci, Merë Sufa, etj.

Në Lumë kanë qenë edhe shtetarët e shquar: Sinan Pashë Topojani (1506-1596), pesë herë kryeministër i Perandorisë Osmane, Ferat Pashë Topojani (shek.16), dy herë kryeministër në Perandorinë Osmane, Sinan Pashë Vila (? -1615), Mahmut Pashë Rrotulla (? - 1836), Seladin Shkoza (nga Shkoza), ish-ministër i mbrojtjes, 1921.

Maliq Koka nga Shkinaku Gryke Çaje patritriot dhe atdhetare i shquar.

Havzi Nela (1934 -1988) Mësues, poet, misionar i fjalës së lirë dhe reagues kundër diktaturës komuniste; është i fundit i ekzekutuar politikisht (me varje) në krejt vendet ish-komuniste.

Zhvillimi ekonomik Redakto

Kjo krahine nuk ka nje zhvillim shume te madh.Kryesisht ekonomia eshte bujqesore.Megjithate gjate ketyre viteve te fundit ka marre zhvillim edhe sektori i sherbimeve.Mundesite per zhvillim te kesaj krahine jane te medha sidomos ne nxjerrjen e mineraleve dhe ne turizem.

Bajraku i Kalisit Redakto

Të dhëna të përgjithshme mbi Kalisin e Lumës Redakto

Kalisi si nocion vendbanimi u krijua pas shpërnguljes së banorëve të Vilës (Mlikës) në Itali nga Kukli Beu rreth vitit 1540. Sipas gojdhënave fiset e para që u vendosen në Kalis ishin Mata, Koka, Murati dhe Hasalami që kishin lidhje parafisnore në mes tyre. Në vazhdim në vendbanimin e quajtur Kalis (tek 25 shpitë) erdhën fiset Imeri, Elezi, Gjana, Shahini dhe Driza që ishin vëllezer ndërmjet tyre.

Më tej në Kalis u vendosën fiset Sula, Prendi, Sufa dhe Istrefi që ishin vëllezër ndërmjet tyre. Këta 13 fise (në atë kohë shtëpi) ishin 13 shtëpitë që gjetën regjistruesit turq në vitin 1570 në vendbanimin e quajtur Kalis. Në vazhdim në Kalis u vendosen fiset e Sajmës vëllezërit Cena, Lama, Ferati, Keca, Shira, Rama, Terziu, Zhella , nipi i tyre Lita dhe Lashi i bashkuar më vonë me ta.

Në ketë kohë fiset më të vjetra u zhvendosen nga 25 shpitë më poshtë në lagjen e quajtur Mëhalla e Poshtme. Përpara vitit 1800 u plotësua Kalisi me 33 fise me ardhjen e Nokës, Markut, Bodinit me Kotaren e Ukën, Bajet, Ishet që iu bashkuan fisit të Nikollë (Istrefit). Fisi Daci u nda nga Cena, Nuza iu bashkua Gjanës dhe Micoli erdhi nga Mati dhe iu bashkua Hasalamit.

Rreth vitit 1800 u plotësua ansambli prej 33 fiseve të Kalisit të ndarë në 11 grupe secili. Renditja sipas grupeve ishte:

  • Fisi i Mëhalles së poshtme kishte në përberje 11 fise: Imeri, Elezi, Gjana, Shahini, Driza, Nuza, Koka, Hasalami, Murati, Mata, Micoli.
  • Fisi i Nikollë kishte në përberje 11 fise: Istrefi, Sufa, Sula, Prendi, Bodini, Uka, Kotarja, Marku, Noka, Baja, Isha.
  • Fisi i Sajme kishte në përberje 11 fise: Cena, Lama, Shira, Rama, Terziu, Ferati, Keca,, Zhella, Daci, Lita, Lashi.

Mehmetat e Hasalameve te Kalisit Redakto

  • Mehmet Efendiu ( Hasalami): I diplomuar në institucionet e larta fetare në Stamboll si drejtues fetar. Ishte këshilltar dhe sekretar i Ali Pashë Tepelenës në Janinë. U vra në mbrojtje të Ali Pashë Tepelenës së bashku me rreth 20 burra të tjerë nga Kalisi. Hodhi i pari idete per pavarsine e arnatllekut nga parandoria osmane.
  • Mehmet Hysen Hasalami (Met Hyseni): Oficer ushtarak i ushtrisë turke , braktisi shërbimin dhe u kthye në fshatin e tij Kalis ku Mahmut Daci kishte hapur konflikt me pushtetin turk (Mahmut Pashë Derrallën) duke kthyer luftën e Kalisit, Vilës, Reçit etj, nëpërmjet organizimit të tij, në luftë fitimtare për rreth 23 vjetësh të Kalisit përballë sulmeve e rrethimeve të ushtrisë turke. Met Hyseni u vra në pabesi nga Mehmet Pashë Derralla që e coi kokën e tij në Stamboll si trofe së bashku me kokën e Mahmut Dacit.
  • Mehmet Sherif Hysen Hasalami (Mehmet Sherifi): Vëllai i Met Hysenit, i kërkuar nga Abdyl Frashëri, në këmbë të Met Hysenit, firmëtar si përfaqsues i lumës në "Lidhjen e Prizrenit" dhe rezident në Prizren per tre vjet, derisa mbijetoi Lidhja e Prizrenit.
  • Mehmet Mehmet Hysen Hasalami (Mehmet Hyseni): U lind në vitin 1876 pas vrasjes se te atit. Në moshën 7-vjeçare shkoi në Stamboll ku kreu disa shkolla dhe u kthye në moshën 20 vjeçare. Ai ishte shkruesi i vendimeve të kuvendeve të Lumës në Bicaj e Kalis dhe mbante vulën e Lumës për të dyllosur zarfat me letrat që i drejtoheshin "Portës së Lartë", konsujve të Europës në Prizren, etj. U plagos me 9 plagë nga ushtria serbe në pranverën e vitit 1913, duke i ikur skuadrës së pushkatimi ditën kur u pushkatuan 99 burra nga Kalisi.