Bosna është lumë në B.dhe H. Buron në fshatin Vrutci në afërsi të Ilixhës rrëzë malit Igman. Vetë lokacioni ku buron lumi Bosna, quhet Vrella e Bosnës dhe shërben si qendër rekreative e Sarajevës. Lumi Bosna rrjedh nëpër pjesën qëndrore të Bosnjës dhe tek Bosanski Shamaci derdhet në lumin Sava. Ka një gjatësi prej rreth 273 km.

Burimi i lumit Bosna

Lumi Bosna, në burimet historike për herë të parë përmendet nga qeveritari dalmat, Publius Cornelius Dollabela, me emrin Bathinus. Dollabela thot se ky lumë i ndante dy fiset ilire, Breukët dhe Oseriatët.[1] Më pastaj Bosna përmendet edhe nga historiani romak, Marcus Vellei Paterculi, me emrin Bathinus flumen. Sipas Anton Mayerit, emri i lumit Bosna mund të rrjedh nga fjala ilirishte, Bass-an-as(-ā) ose shkurt Basana. [2]

Referime Redakto

  1. ^ Salmedin Mesihović (2010). AEVVM DOLABELLAE – DOLABELINO DOBA. Vëll. XXXIX. Sarajevo: Centar za balkanološka ispitivanja, Akademija nauka i umjetnosti. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) fq. 10.
  2. ^ Indira Šabić (2014). Onomastička analiza bosanskohercegovačkih srednjovjekovnih administrativnih tekstova i stećaka (PDF). Osijek: Sveučilište Josipa Jurja Strossmayera. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 janar 2017. Marrë më 26 prill 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) fq. 165.