Lynkestët ishin një fis ilir, banorë të krahinës Lynkestida, e cila shtrihej, në lindje prej Liqenit Lyhnid (Liqenit të Ohrit) e deri në fushën e Manastirit. Përmenden për herë të parë në luftën që zhvillojnë ilirët e krahinave juglindpore kundër maqedonëve, të cilët synonin t’i nënshtronin. Luftërat përfunduan me përfshirjen e Lynkestëve në përbërjen e shtetit maqedonas në kohën e Filipit II (v. 352 pes.). Përmenden edhe në kohën e luftërave romako-maqedone ndërsa përfundimisht u pushtuan nga Roma më 168 p.e.r. Pas kësaj u përfshinë administrativisht në krahinën IV të Maqedonisë së Vjetër. Qyteti kryesor ishte Heraklea, lokalizuar në rrënojat e vendbanimit antik në fshatin Bukovo, pranë qytetit të Manastirit. Disa studiues të huaj nuk e pranojnë fisin e Lynkestëve si fis ilir.

Shih edhe Redakto