MAPO është emërtimi i një sërë botimesh mediatike të zotëruara nga shoqëria "Media MAPO", me pronar z. Henri Çili. Media MAPO zotëron Revistën mujore MAPO, gazetën e përditshme MAPO, revistën femërore Madame MAPO dhe shtëpinë botuese MAPO.

Revista MAPO Redakto

Për një informacion më të detajuar shihni artikullin Revista MAPO

MAPO është revistë mujore shqiptare, e themeluar nga eksponentë të lëvizjes MJAFT me kryeredaktor të parë, Skënder Minxhozin.[1] Më vonë, revista u ble nga Henri Çili, i cili ngriti shoqërinë "Media MAPO", për të menaxhuar revistën dhe për të zgjeruar brand-in MAPO.


Gazeta MAPO Redakto

Themelues i gazetës Mapo është Henri Çili. Gazeta Mapo është një gazetë e re. Kryeredaktor i Gazetës Mapo është Arion Sulo. Gazeta Mapo është një e përditshme me orientim të djathtë në brendinë e së cilës gjeni të rejat e ditës nga politika dhe jeta e përditshme e vendit tonë.

Adresa e redaksisë së gazetës është Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë.

Revista MADAME MAPO Redakto

Revistë e përmuajshme, kulturore, sociale, mode dhe stilt ë jetuari, drejtuar kryesisht femrave, me 100 faqe me ngjyra. Është ndër revistat më të shitura në tregun e revistave femërore.[2]

Motoja editoriale e revistës është: “Në një mënyrë apo një tjetër, femrat marrin gjithmonë atë që duan”.

Lidhje të jashtme Redakto

http://mapo.al/ Arkivuar 6 prill 2016 tek Wayback Machine

Burim të dhënash Redakto

  1. ^ http://www.gazetatema.net/web/2011/09/10/grabit-gjithcka-qe-pastaj-te-humbesh-gjithcka/ Arkivuar 19 prill 2020 tek Wayback Machine TEMA: Grabit gjithçka, që pastaj të humbësh gjithçka
  2. ^ "ikub:Revista MADAME MAPO". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2016. Marrë më 16 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)