Mahmud Ali el-Banna (17 dhjetor 1926 - 20 korrik 1985) ishte kurra i njohur egjiptian. Ai e memorizoi Kuranin në moshën njëmbëdhjetë vjeçare prej mësuesit të tij Shejh Musa Al Muntash. Ai ka studiuar teologjinë në xhaminë Ahmedi prej shejhut Ibrahim Selami el Maliki.

Më vonë u zgjodh nga Shoqata Rinore e Myslimanëve si recitues deri vënë re nga Maher Behach, princi Abdulkerim el Hatabi dhe e ftoi që t'i bashkohet një radio stacionit më 1948.

Gjatë viteve 1940, Mahmudi u bë imam në xhaminë Ain Al Hayt, në xhaminë Al Rifai gjatë viteve 1950 dhe në xhaminë Al Ahmedi në Tanta nga viti 1959. Në vitin 1980, ai u bë imam i xhamisë Al Imam Al Husejn deri në vdekje.

Mahmudi publikoi recitimin e tij të Kuranit më 1967 së bashku me regjistrimet tjera përfshirë radiove në Egjipt, Arabinë Suadite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai poashtu ka recituar në Xhaminë e Profetit, Xhaminë el-Aksa dhe ka vizituar shumë vende të botës përfshirë Gjermaninë më 1978.