Malet Atllas janë malet e vetme të reja në Afrikë. Përafërsisht përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km2.

Malet Atllas

Shtrihen në veriperëndim të Afrikës (Magreb). Janë të gjata afër 2000 km.

Përbëhen nga disa tërësi morfologjike: Atllasi i lartë (maja Tubkal 4165 m), Atllasi gëlqerorë ( Xhebel Ores në Kabili), Anti Atllasi kristalor, por me majën vullkanike Sirua (3300 m), Atllasi Tel-Rif, në veri përgjatë bregdetit mesdhetar, Atllasi i mesëm( i lartë 3000 m) , në jug të Rifit, paraqet ujëndarësin në mes oqeanit Atlantik dhe detit Mesdhe.

Pjesa perëndimore e Atllasit, e paraqitur si rrafshnaltë, quhet Mezeta marokene. Në këtë pjesë kalon gradualisht në Sahara . Kjo është zonë e shotëve (Hodna) ose të sebkave, liqeneve të njelmëta nga janë ose të përhershme ose të përkohshme, varësisht nga kushtet natyrore të mjedisit gjeografik ku janë krijuar.