Manush Myftiu (Vlorë, 16 janar 1919 - Tiranë, 20 tetor 1997) ishte zv/komisar i Brigadës së 6, politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore. Dëshmia e tij lidhur me sulmin që i bënë partizanët Muharrem Bajraktarit është me rëndësi në hullinë e Luftës Civile.[1] Myftiu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]

Manush Myftiu
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
6 shtator, 1951 – 9 prill, 1952
Paraprirë ngazv/km i gjashtë
Pasuar ngaGogo Nushi
Në detyrë
20 korrik, 1954 – 13 shtator, 1966
Paraprirë ngazv/km i tretë pas Shehut dhe Kapos
Pasuar ngaAdil Çarçani
Në detyrë
12 shtator, 1976 – 7 korrik, 1990
Paraprirë ngaSpiro Koleka
Pasuar ngaMiska, Isai
Ministër i Drejtësisë ad interim
Në detyrë
5 mars – 6 shtator 1951
Paraprirë ngaManol Konomi
Pasuar ngaBilbil Klosi
Ministër i Shëndetësisë ad interim
Në detyrë
24 shtator, 1956 – 5 shkurt, 1956
Paraprirë ngaIbrahim Dervishi
Pasuar ngaTaqi Skëndi
Ministër i Arsimit dhe i Kulturës
Në detyrë
6 shkurt, 1958 – 22 qershor, 1965
Paraprirë ngaRamiz Alia
Pasuar ngaMA Thoma Deliana / MKA Fadil Paçrami
Të dhëna vetjake
U lind më16 janar 1919
Vlora, Principata e Shqipërisë
Vdiq më20 tetor 1997
Tirana, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar

Biografia Redakto

U lind më 16 janar 1919, i biri i Hydaiut dhe Haties.[3]

Kërkonte bursë për në Itali më 11 nëntor 1939, letrën Ernest Koliqit ia shkruante me vitin fashist. Më 19 shkurt 1942 drejtori i përgjithshëm i policisë, Shyqyri Borshi, vlerësonte sjelljet e mira politike të studentit Myftiu.[4] Studjoi në Itali për mjekësi, por i ndërpreu në mes ato. Më 1941 qe anëtar i Partisë Komuniste dhe anëtar i Komitetit Qarkor të Vlorës. Më 1943 zëvendëskomisar i Brigadës së 6. Më vonë u caktua përgjegjës i seksionit politik të divizionit të 1, ku caktohet me drejtimin e punës së partisë në brigadat e 3 dhe 6.

Në nëntor të 1944 u emërtua anëtar i komisionit të kuadrove pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Më 1946 - 1947 qe drejtor politik i ushtrisë, më 1947 - 1948 përgjegjës i seksionit organo-instruktor pranë Komitetit Qendror, më 1948 - 1949 qe ndihmësministër i Punëve të Jashtme. Më 1949 qe ministër pa portofol.

Gjatë viteve 1951 - 1952, 1954 - 1966 dhe 1976 - 1990 ka qenë zëvendësministër dhe më 1951 ministër i Drejtësisë. Më 1949 - 1951 dhe 1989 - 1990 kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1956 -1958 ministër i Shëndetësisë. Më 1958 - 1965 ministër i Arsimit dhe i Kulturës. Më 1956 - 1990 qe anëtar i Byrosë Politike. Më 1952 - 1954 qe sekretar i Partisë Popullore. Më 1966 - 976 sekretar i parë i Komitetit të PP-së për Tiranën.

U tërhoq nga jeta politike më 1990 dhe në kongresin e 10-të të Partisë së Punës më 1991 u përjashtua nga partia. U arrestua më 31 gusht 1991 dhe më 2 korrik 1994 Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore u dënua me kusht për të mos dalë nga shtëpia për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve. Më pas u akuzua për abuzim me detyrën dhe për genocid, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Në gjendje të rëndë shëndetësore u lirua nga spitali i burgut në korrik të 1996. Vdiq në Tiranë më 20 tetor 1997.[5]

Referime Redakto

  1. ^ Hoxha, Çelo (2013). Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 29–31. ISBN 978-9928-168-11-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Imaj, Afrim (21 janar 2009). "Gjyqi i Ramiz Alisë dhe byroistëve: ja pse u dënuan liderët komunistë: zbardhet dosja e procesit të bujshëm të fillimviteve '90". zemrashqiptare.net. Panorama. - Nr. 2363. fq. 18–19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja Komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 180. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 188–189. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)