Marc Bartra
Marc Bartra Aregall (Katalonisht: [ˈmarɡ ˈbartɾə əɾəˈɣaʎ], Spanjisht [ˈmarɣ ˈβartɾa aɾeˈɣal]; lindur më 15 janar 1991) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin spanjoll Betis dhe me kombëtaren spanjolle
Bartra duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marc Bartra Aregall | ||
Datëlindja | 15 janar 1991 | ||
Vendlindja | Sant Jaume, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Betis | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2001–2002 | Espanyol | ||
2002–2009 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2012 | Barcelona B | 81 | (2) |
2010–2016 | Barcelona | 59 | (5) |
2016–2018 | Borussia Dortmund | 31 | (2) |
2018– | Betis | 29 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2009 | Spanja U18 | 3 | (0) |
2009–2010 | Spanja U19 | 11 | (0) |
2011 | Spanja U20 | 7 | (0) |
2011–2013 | Spanja U21 | 16 | (2) |
2013– | Spanja | 14 | (1) |
2010– | Katalonia | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 prill 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 prill 2015 |
Karriera me klube Redakto
Lindur në Sant Jaume dels Domenys, Tarragona, Katalonia, Bartra lëvizi në sistemin e të rinjëve të Barcelonës, La Masia, në moshën 11 vjeçare, pasi kishte luajtur më parë futboll me të afërmit e RCD Espanyol. Pasi kaloi nivelet të moshave, ai u vendos te skuadra B në vitin 2009.[1]
Më 14 shkurt 2010, një muaj pas ditëlindjes së tij të 19, Bartra bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke hyrë si zëvëndësues në vend të Jeffrén Suárez për 30 minutat e fundit të humbjes 2–1 kundër Atlético Madrid në stadiumin Vicente Calderón.[2] Ai më pas luajti ndeshjen e parë si titullar në La Liga pas një viti e tre muaj më vonë, duke luajtur 90 minuta në barazimin 0–0 në shtëpi kundër Deportivo de La Coruña.[3]
Më 21 maj 2011, Bartra shënoi golin e parë me skuadrën e parë të Barcelonës, duke ndihmuar skuadrën në fitoren 3–1 kundër Málagës, në ndeshjen e fundit të sezonit në Ligë.[4] Ai u vendos si një lojtar i rregullt i skuadrës së parë për sezonin 2012–13, por duke gjetur mundësi të pakta për të luajtur nga trajneri Tito Vilanova, me trajnerin spanjoll i cili preferonte në rast të një dëmtimi mesfushorët mbrojtës Javier Mascherano dhe Alex Song, dhe më pas mbrojtësin Adrianon, duke bërë që Bartra të ishte zgjdhja e fundit.[5][6][7] Kjo gjë bëri që ai t'a mbyllte sezonin me vetëm 16 paraqitje në të gjitha kompedicionet, duke koleksionuar gjithsej vetëm 902 minuta në fushë.
Më 24 shtator 2013, Bartra shënoi golin e dytë me fanellën Blaugrana, duke zëvëndësuar të dëmtuarin Javier Mascherano në pjesën e parë të suksesit 4–1 kundër Real Sociedad në Camp Nou, duke shënuar pas gjuajtjes nga cepi i zonës nga Lionel Messi.[8]
Më 18 mars 2014, Bartra firmosi një kontratë të re tre vjeçare me Barcelonën.[9] Më 16 prill, ai luajti si titullar në finalen e Copa del Rey kundër rivalëve të Real Madrid, duke shënuar golin e barazimit momental me kokë pas një korne, por u mposht nga Gareth Bale në golin e dytë pas një vrapi që nga mesi i fushës nga uellsiani, me Barcelonën e cila humbi finalen me rezultatin 2–1.[10]
Karriera ndërkombëtare Redakto
Bartra ka bërë plot 37 paraqitje me skuadrat e moshave të Spanjës, duke përfshirë të gjitha kategoritë, nga U–16 e deri te U–21. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 16 nëntor 2013 në fitoren 2–1 kundër Guinesë Ekuatoriale.[11]
Jeta personale Redakto
Bartra ka një vëlla binjak, Èric, i cili ka luajtur me të te La Masia.[12] Ai është aktualisht i lidhur me Melissa Jimenez, një gazetare e MotoGP nga Spanja. Ata kanë lajmëruar në Instagram dhe Twitter se janë duke pritur një vajzë.
Statistikat e karrierës Redakto
Klube Redakto
Redaktuar më 11 maj 2014 [13]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër[14] | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Barcelona B | 2009–10 | 30 | 1 | — | 30 | 1 | |||||
2010–11 | 28 | 1 | — | 28 | 1 | ||||||
2011–12 | 23 | 0 | — | 23 | 0 | ||||||
Gjithsej | 81 | 2 | — | 81 | 2 | ||||||
Barcelona | 2009–10 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 |
2010–11 | 2 | 1 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 5 | 1 | |
2011–12 | 1 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | |
2012–13 | 8 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 16 | 0 | |
2013–14 | 20 | 1 | 6 | 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | 30 | 2 | |
Gjithsej | 32 | 2 | 10 | 1 | 12 | 0 | 0 | 0 | 54 | 3 | |
Gjithsej karriera | 113 | 4 | 10 | 1 | 12 | 0 | 0 | 0 | 135 | 5 |
Kombëtarja Redakto
Redaktuar më 13 prill 2015 [15]
Kombëtaren spanjolle | |||
---|---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola | |
2013 | 1 | 0 | |
2014 | 3 | 0 | |
2015 | 0 | 0 | |
Total | 4 | 0 |
Trofe Redakto
Klubet Redakto
- Barcelona
- La Liga: 2009–10, 2010–11, 2012–13
- Copa del Rey: 2011–12; Finalist 2013–14
- Supercopa de España: 2013
- UEFA Liga e Kampioneve: 2010–11
Shteti Redakto
- Spanja U–21
Referime Redakto
- ^ "Bartra y Muniesa: finura y carácter defensivo" [Bartra dhe Muniesa: finesë dhe karakter mbrojtës]. FCBarcelona.com. 13 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2010. Marrë më 13 shkurt 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Barça lose unbeaten record (2–1)" [Barça humbet rekordin e pamposhtur (2–1)]. FCBarcelona.com. 14 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2011. Marrë më 14 shkurt 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Barca back-ups draw blank". ESPN Soccernet. 15 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 16 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Second XI ease to win". ESPN Soccernet. 21 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 21 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "¿Debe jugar Bartra en Vallecas?" [A duhet Bartra të luaj në Vallecas?]. El Mundo Deportivo. 24 tetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bartra, un central que "le da 25.000 vueltas a Song"" [Bartra, ndaluesi i cili është "25.000 herë më i mirë se Song"]. Diario AS. 25 tetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Marc Bartra le pide más minutos a los Reyes Magos" [Marc Bartra pyet Tre Burrat e mençur për më shumë minuta]. Goal.com. 30 dhjetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Barca maintain perfect start". ESPN FC. 24 shtator 2013. Marrë më 29 shtator 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Marc Bartra, fins al 2017: "És un repte consolidar-se"" [Marc Bartra, deri në 2017: "Kjo është një sfidë për t'i lënë vend vetes"]. FCBarcelona.com. 18 mars 2014. Marrë më 18 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Super Bejl, Realli "mbret" i Spanjës". Panorama Sport. 16 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2014. Marrë më 17 prill 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "De pasear la estrella a ver las estrellas" [From parading star to seeing stars]. Marca. 17 nëntor 2013. Marrë më 17 nëntor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Marc Bartra y su mellizo 'celebran' su cumpleaños en Facebook" [Marc Bartra dhe binjaku i tij 'festojnë' ditëlindjen në Facebook]. Sport. 15 janar 2015. Marrë më 15 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bartra". Soccerway. Marrë më 24 mars 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa, FIFA Kupa e Botës për Klube.
- ^ "Marc Bartra - National Football Teams". National Football Teams. Marrë më 13 prill 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme Redakto
- Profili zyrtar tek FC Barcelona
- Profili tek BDFutbol
- Profil tek Futbolme (Spanjisht)
- Marc Bartra Arkivuar 19 shtator 2014 tek Wayback Machine tek FIFA.com