Marco Materazzi (Italisht: [ˈmarko mateˈrattsi]; lindur më 19 gusht 1973) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist.

Marco Materazzi

Materazzi në 2009
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarco Materazzi
Datëlindja (1973-08-19) 19 gusht 1973 (50 vjeç)
VendlindjaLecce, Itali
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
1988–1990Lazio
1990–1991Messina Peloro
1991–1993Tor di Quinto
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1990–1991Messina1(0)
1991–1993Tor di Quinto12(0)
1993–1994Marsala25(4)
1994–1995Trapani13(2)
1995–1998Perugia47(7)
1996–1997Carpi (huazim)18(7)
1998–1999Everton25(1)
1999–2001Perugia51(15)
2001–2011Internazionale184(18)
2014–2016Chennaiyin7(0)
Gjithsej405(55)
Karriera ndërkombëtare
2001–2008Italia41(2)
Skuadra të menaxhuara
2014–2016Chennaiyin
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Në fillimet e karrierës së tij, Materazzi luajti me disa ekipe të Serie B dhe Serie C, si dhe me EvertoninPremier League. Ai pati edhe dy qëndrime te Perugia (1995–98 dhe 1999–2001) kurse në vitin 2001 u transferua te Interi për 10 milion . Në nivel klubesh, ai ka fituar disa trofe madhor me Interin, përfshirë pesë kampione rresht nga viti 2006 e deri në 2010, një Ligë Kampionesh, një Kupë Bote për Klube, katër Kupa Italie si dhe katër Superkupa Italie.[1]

Materazzi zhvilloi 41 paraqitje për Italinë nga debutimi i tij në vitin 2001 e deri në 2008, duke luajtur në dy edicione të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Ai ishte një nga lojtarët kyç të finales së Kupës së Botës 2006 kundër Francës, duke shënuar golin e barazimit me kokë, si dhe, në kohën shtesë, u godit me kokë nga Zinedine Zidane, i cili për këtë veprim u ndëshkua me karton të kuq.[2] Italia fitoi Kupën e Botës në gjuajtjet e penalltive, ku Materazzi shënoi në tentativën e tij.

Një figurë polemizuese dhe provokuese e futbollit, ai njihej për stilin e lojës agresiv dhe fizik si mbrojtës, si dhe për markimin e fortë, ndërhyrjet e rënda. Këto tipare bën që ai të merrte më shumë se 60 kartona të verdhë dhe 25 kartona të kuq gjatë karrierës së tij.[3] Për shkak të temperamentit, zakonit për të nxituar dhe ndërhyrjeve të forta, ai është përfshirë në disa zënka me lojtarët kundërshtarë në fushë gjatë karrierës,[4] duke bërë që të krahasohej me mbrojtësin tjetër italian Pasquale Bruno.[5] The Times e renditi Materazzin të 45tin në listën e tyre të 50 futbollistëve më të vështirë në histori.[6]

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Materazzi filloi karrierën e tij futbollistike me ekipin e të rinjëve të Lazios dhe më pas të Messina Peloros nga viti 1990 e deri në 1991.[7] Ai i shpenzoi vitet e para të karrierës në ligat e ulëta të futbollit italian, duke luajtur me ekipin amator Tor di Quinto (1991–92), me ekipin e Serie C2 Marsala (1993–94), dhe ekipin e Serie C1 Trapani (1994–95), duke humbur me këtë të fundit një ngjitje historike në Serie B pasi humbën ndeshjen e play-off ndaj Gualdo. Perugia e Serie B e bleu Materazzin për herë të parë në vitin 1995,[8] por ai luajti një pjesë të sezonit 1996–97 në huazim te Carpi.

Ai më pas shpenzoi sezonin 1998–99 në Angli te Evertoni,[9] ku mori karton të kuq tre herë në 27 paraqitje, si dhe shënoi dy herë: kundër Middlesbrough në kampionat[10] dhe Huddersfield Town në Kupën e Ligës.[11][12]

Materazzi u rikthye te Perugia në vitin 1999, dhe shënoi 12 gola, përfshirë 7 me penallti, në sezonin 2000–01Serie A, duke thyer rekordin e Daniel Passarellës për numrin e golave të shënuar nga një mbrojtës në një sezon të Serie A.[12]

Internazionale Redakto

2001–2004: Debutimi dhe polemikat Redakto

 
Fanella me numër 23 e Materazzit

Materazzi u ble nga Interi në korrik 2001 për 10 milion €.[13][14] Ai mori fanellën me numrin 23 dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 26 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj ish ekipit të tij Perugia.[15] Goli i tij i parë për Interin erdhi në ndeshjen e dytë kundër Parmës: ai shënoi brënda 10 minutash me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2 jashtë fushe.[16] Ai gjithashtu luajti tetë herë në Kupën UEFAatij sezoni, me ndeshjen debutuese e cila erdhi më 20 shtator në fitoren 3–0 ndaj rumunëveBrașov.[17]

Materazzi luajti 23 ndeshje në kampionat, përfshirë edhe në ndeshjen e fundit vendimtare ndaj Lazios që i kushtoi Interit titullin;[18] ai ishte protagonist i një episodi polemizues pas vërshëllimës finale pasi u përfshi në një debat të tensionuar me lojtarët kundërshtar, debat ky i cili u bë edhe fizik.[19][20] Ai u filmua nga kamerat duke i bërtitur kapitenit të Lazios Alessandro Nesta, të cilit i tha: "Unë të fitova titullin", duke iu referuar fitores së Perugias në javën e fundit ndaj Juventusit në vitin 2000 që i hapi rrugën Lazios drejt titullit.[19]

sezonin e ardhshëm, Materazzi zhvilloi 33 paraqitje në të gjitha kompedicionet, përfshirë 13 në UEFA Ligën e Kampioneve, ku debutoi më 14 gusht 2002 në një barazim pa gola kundër Sporting CP.[21]

Sezoni 2003–04 i Materazzit u karakterizua nga dëmtimet, përfshirë edhe një të pësuar më 25 nëntor gjatë humbjes 5–1 në San Siro ndaj Arsenalit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve; ky dëmtim e mbajtë jashtë fushave për dy muaj.[22] Ai ishte sërisht në qëndër të polemikave në fillim të vitit 2004 për sjelle të dhunshme ndaj Bruno Cirillos të Sienës. Kjo ndodhi më 1 shkurt 2004 në një ndeshje që u fitua 4–0 nga Interi.[23] Materazzi (i cili nuk luajti në ndeshje) u ballafaqua me Cirillon në dhomat e zhveshjes dhe filloi ta ofendonte. Ai gjithashtu e goditi në fytyrë, duke i çarë buzën.[24][25] Pasi incidenti u denoncua, gjykatësi sportiv Maurizio Laudi e pezulloi Materazzin deri më 29 mars,[26] gjë që do të thoshte se ai do të humbiste tetë ndeshje me klubin dhe një me kombëtaren.[27][28] Përveç pezullimeve në kompedicionet brënda Italisë, Materazzi gjithashtu u pezullua nga UEFA për dy ndeshje në Kupën UEFA.[29] Inter gjithashtu u gjobit me 5,000 €.[30] Materazzi kërkoi falje për incidentin, duke thënë se ai "u soll keq" dhe se "reagoi në mënyrë të keqe", duke shtuar se nuk do ta apelonte këtë pezullim.[31]

2004–2008: Suksesi në Itali me Mancinin Redakto

Në korrik 2004, në fillim të sezonit 2004–05, stoli i Interit iu besua trajnerit Roberto Mancini, me të cilin – në sezonin e parë – Materazzi humbi vendin në formacionin titullar.[32] Në sezonin e ardhshëm ai luajti më shumë,[33] duke qënë edhe lojtari i vetëm italian i cili shënoi gol në atë sezon. Më 5 mars 2006, Materazzi shënoi një gol me kokë në minutën e 89të kundër Romës për t'i dhënë ekipit të tij një pikë dhe për t'i thyer vendasve rekordin e 11 ndeshjeve rresht me fitore.[34][35] Ai e përfundoi sezonin 2005–06 duke zhvilluar 39 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Materazzi firmosi një kontratë të re në gusht 2006 që do ta mbante në Milano deri në qershor 2010.[36] Në fund të vitit, ai ishte i nominuar për çmimin UEFA Skuadra e Vitit sëbashku me shokun e skuadrës Fabio Grosso.[37] Sezoni 2006–07 e pa Materazzin të shënonte 10 gola, duke qënë mbrojtësi me më shumë gola në Serie A.[38] Disa nga golat më të shquar ishin si ai në fitoren 4–3 në Derby della Madonnina kundër Milanit,[39] një rrofeshatë kundër Messinës dhe një dopietë ndaj Sienës më 23 prill që i hapi rrugë titullit të 15të në historinë e Interit pesë ndeshje nga përfundimi.[40][41] Për performancat e tij gjatë sezonit, Materazzi u shpall Serie A Mbrojtësi i vitit.[42]

 
Materazzi gjatë një seance stërvitore

Materazzi humbi pjesën e parë të sezonit 2007–08 për shkak të një dëmtimi të pësuar në grrumbullim me kombëtaren, duke u detyruar të qëndronte jashtë deri në nëntor 2007.[43] Më vonë në shkurt 2008, Materazzi zhvilloi një paraqitje negative në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve ndaj Liverpoolit, duke marrë një karton të kuq në minutën e 30të, me Interin që u mposht 2–0 në Anfield.[44] Paraqitja e tij u kritikua edhe nga shokët e ekipit pas përfundimit të ndeshjes.[45] Drejt fundit të sezonit, gjatë barazimit 2–2 ndaj Sienës,[46] Materazzi debatoi me sulmuesin argjentinas Julio Cruz se kush do të gjuante një penallti.[47] Në fund ishte Materazzi ai që e goditi por tentativa e tij u prit me lehtësi nga portieri kundërshtar Alex Manninger.[47] Ishte hera e parë që nga viti 2001 që Materazzi kishte humbur penallti. Ky barazim i humbi mundësinë Interit për të fituar kampionatin një ndeshje para përfundimit të sezonit. Pas ndeshjes, zgjedhja për të gjuajtur penalltinë u kritikua nga trajneri Roberto Mancini, kurse vetë Materazzi kërkoi falje, duke thënë se Cruz duhej të ishte ai që të merrte përsipër penalltinë.[47] Inter, megjithatë, fitoi kampionatin për herë të tretë rresht pas një fitore 2–0 ndaj Parmës në ndeshjen e fundit të sezonit me Materazzin i cili kontriboi duke luajtur 90 minuta të plota.[48][49] Ai e përfundoi sezonin me 23 ndeshje në Serie A, 4 Në Coppa Italia, 1 në Supercoppa Italiana dhe 3 në Ligën e Kampioneve, duke koleksionuar gjithsej 33 paraqitje.

2008–2011: Vitet e fundit dhe trofe të tjerë Redakto

Vera e vitit 2008 pa mbërritjen e trajnerit portugez José Mourinho, i cili nuk e pa Materazzin si titullar, duke bërë që shtatlarti italian të përfundonte në stol.[50] Përveç kësaj, sezoni i tij u prish edhe nga dëmtimet e shumta, duke bërë që të zhvillonte vetëm 8 ndeshje.[51] Ai shënoi golin e parë në UEFA Ligën e Kampioneve më 4 nëntor në barazimin 3–3 ndaj Anorthosis në ndeshjen e katërt të Grupit B.[52][53] Materazzi fitoi kampionatin e tij të katërt më 17 maj 2009 pas një fitore 3–0 kundër Sienës.[54] Pavarësisht se luajti pak, ai sërisht u vlerësua nga presidenti i klubit Massimo Moratti i cili tha se Matarezzi "luajti mirë sa herë që u thirr në sezonin e kaluar", kurse trajneri Mourinho tha se dëshironte që Materazzi të ishte pjesë e ekipit të tij.[55]

 
Materazzi në aksion për Interin

Në qershor 2009, Materazzit iu ofrua një marrëveshje e re nga Interi deri në qershor 2012.[56] Ai u përdor pak gjatë sezonit 2009–10, duke zhvilluar vetëm 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Në janar 2010, ai operoi meniskun e gjurit të tij të djathtë duke qëndruar jashtë fushave për një muaj.[57] Materazzi ishte një zëvëndësues në kohën shtesë për Interin në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve 2010 kundër Bayern München, duke zëvëndësuar Diego Militon i cili shënoi të dy golat e suksesit 2–0 në Madrid.[58] Përveç kësaj, Inter siguroi edhe Scudetton[59] për të pestin sezon rresht,[60] si dhe Coppa Italian[61] për të plotësuar tripletën.[62]

Ai e filloi sezonin 2010–11 duke hyrë si zëvëndësues në minutat e fundit të fitores 3–1 në shtëpi ndaj Romës në finalen e Supercoppa Italiana.[63] Ndeshja e parë në kampionat për Materazzin erdhi në nëntor ku ai luajti si titullar në derbi kundër Milanit për shkak të mungesës së argjentinasit Walter Samuel; ai shkaktoi penallti në minutën e 4të për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zlatan Ibrahimović, i cili më vonë gjatë ndeshjes, e goditi në stomak Materazzin me stil kung-fu duke e hedhur në tokë.[64][65] Inter humbi ndeshjen 1–0.[66] Pas përfundimit të takimit, trajneri i ekipit Rafael Benítez qetësoi situatën duke thënë se dëmtimi i Materazzit "nuk duhet serioz".[64] Ai u rikthye në aksion dy javë më vonë duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 5–2 në shtëpi ndaj Parmës.[67] Në dhjetor, Materazzi ishte pjesë e ekipit për turnamentin FIFA Kupa e Botës për Klube 2010; ai qëndroi në stol në të dyja takimet me Interin që triumfoi, duke koleksionuar titulin e 5të për vitin 2010.[68]

Materazzi u largua nga Interi në korrik 2011 pasi nuk iu ofrua një kontratë e re, duke mbyllur aventurën e tij në San Siro me 270 paraqitje në të gjitha kompedicionet dhe 15 trofe të fituar,[69] dhe pak kohë më pas, deklaroi pensionimin nga sporti.[70][71] Ai më pas u emërua ambasor i klubit. Më pas, ai akuzoi trajnerin e ekipin Leonardo duke thënë se "ia punoi pas krahut", duke cituar brazilianin si arsyen e largimit të tij nga klubi.[72][73] Ai gjithashtu i hodhi akuza presidentit Massimo Moratti, duke thënë se ai nuk e mbrojti ndaj Leonardos.[74]

Chennaiyin FC Redakto

 
Materazzi gjatë kohës së tij te Chennaiyin FC.

Më 22 shtator 2014, Materazzi firmosi si lojtar-trajneri i Chennaiyin FCsezonin përuruesIndian Super League.[75] Materazzi firmosi një kontratë për dy sezone me klubin për 1 milion $ çdo sezon.[76][77] Materazzi nuk vendosi të luante në ndeshjen hapëse të sezonit më 15 tetor, me ekipin që fitoi 2–1 kundër FC Goa me protagonist brazilianin Elano i cili shënoi me goditje dënimi.[78] Gjashtë ditë më vonë në ndeshjen e parë në shtëpi, Chennaiyin mposhti Kerala Blasters 2–1, por katër ditë më pas ata humbën për herë të parë duke u mposhur nga Delhi Dynamos 4–1. Në ndeshjen e katërt të sezonit, Materazzi e vendosi veten titullar për herë të parë, duke kontribuar në triumfin 5–1 ndaj Mumbai City.[79] Më 28 nëntor, ai solli në ekip ish shokun e ekipit kombëtar Alessandro Nesta, i cili doli nga pensionimi për të firmosur deri në fund të sezonit.[80] Chennaiyin e përfundoi sezonin e rregullt me 14 ndeshje në vendin e parë, kurse Materazzi zhvilloi 6 paraqitje. Në ndeshjet play-off për përfundimin e sezonit, ekipi u eliminua në kohën shtesë të gjysëm-finales nga Kerala Blasters.

Në fund të sezonit 2015, në të cilin Materazzi udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë kampion, kontrata e tij skadoi.[81] Në përfundim të sezonit 2016, u lajmërua se Materazzi nuk do të rikthehej në klub për sezonin 2017.[82]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Debutimi dhe Kupa e Botës 2002 Redakto

Materazzi bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar të Italisë më 25 prill 2001 në një ndeshje miqësore të fituar 1–0 kundër Afrikës së Jugut.[83] Ai zhvilloi dy paraqitje gjatë fushatës kualifikuese: kundër Huganrisë dhe Gjeorgjisë. Në finalet e turnamentit Kupa e Botës 2002, Materazzi u përdor si zëvëndësues i mbrojtësve Alessandro Nesta dhe Fabio Cannavaro. Ai zhvilloi vetëm një ndeshje në turnament si zëvëndësues i Nestës në humbjen 2–1 ndaj Kroacisë në fazën e grupeve; në minutën e 90të, ai dërgoi një top të gjatë por të lehtë në zonën kundërshtare me synimin për të arritur te Inzaghi, por askush nuk e preku dhe përfundoi në rrjetë, por ky gol u anullua nga gjyqtari Graham Poll i cili pretendoi se Inzaghi kishte tërhequr një lojtar kundërshtar nga fanella.[84] Materazzi u kritikua për markimin e tij në të dy golat e pësuar nga Italia.[85][86]

UEFA Euro 2004 Redakto

Pavarësisht një pezullimi të gjatë me Interin,[22] Materazzi gjithsesi u thirr nga trajneri Giovanni Trapattoni për të luajtur në UEFA Euro 2004,[87] ku ai ishte në stol në dy ndeshjet e para të grupit, por luajti si titullar në ndeshjen e tretë kundër Bullgarisë në vend të të pezulluarit Fabio Cannavaro, me Italinë që përmbysi rezultatin për të fituar 2–1; në pjesën e parë, Materazzi u gjyqua se kishte ndërhyrë gabimisht ndaj sulmuesit kundërshtar Dimitar Berbatov brënda zonës, duke shkaktuar penallti, të cilën Martin Petrov e shënoi me sukses. Pavarësisht fitores, Italia u eliminua nga grupi, për shkak të diferencën negative në përballjet direkte me Danimarkën dhe Suedinë, që kishin sasi pikësh të njëjta me Azzurrët.[88]

Materazzi luajti ndeshjen e parë si kapiteni i Italisë më 17 nëntor 2004 në një fitore 1–0 në miqësoren ndaj Finlandës, duke marrë edhe një karton të verdhë.[89] Ndeshja e dytë dhe e fundit si kapiten i Materazzit me fanellën e Italisë erdhi më 30 mars 2005 në një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Islandës, ku ai luajti vetëm në pjesën e parë.[90]

Kupa e Botës 2006 Redakto

 
Materazzi në 2006, gjatë FIFA Kupës së Botës në Gjermani

Materazzi u zgjodh në ekipin prej 23 lojtarësh nga trajneri Marcelo Lippi për Kupën e Botës 2006 e cila ishte turnamenti i tretë madhor i tij.[91] Ai e nisi turnamentin si lojtar rezervë, por dëmtimi që Alessandro Nesta pësoi në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Republikës Çeke i hapi rrugën Materazzit,[92] i cili dhuroi impakt të menjëherëshëm duke shënuar me kokë si dhe u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.[93] Ai mori një karton të kuq në ndeshjen e raundit të 16-tave ndaj Australisë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Mark Bresciano,[94] por gjithsesi Italia fitoi 1–0; ai u pezullua për ndeshjen çerek-finale ndaj Ukrainës, që u fitua nga italianët 3–0.[95]finale kundër Francës, Materazzi bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Florent Maloudas duke shkaktuar penallti, të cilën Zinedine Zidane e shënoi. Ai dhuroi sërisht impakt në ndeshje duke shënuar golin e barazimit me kokë pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Andrea Pirlo nga e djathta. Pasi ndeshja kaloi në kohën shtesë, Materazzi dhe Zidane u përfshinë në një ballafaqim në minutën e 110të, kur Materazzi e ofendoi verbalisht kundërshtarin francez si dhe i mbajti edhe fanellën kurse Zidane po përpiqej të largohej; e cila në fund u mbyll me një goditje me kokë nga Zidane në gjoksin e Materazzit. Për këtë veprim, Zidane u ndëshkua me karton të kuq.[96] Ndeshja më pas kaloi te penalltitë. Materazzi shënoi penalltinë e dytë të Italisë që në fund triumfoi 5–3 për të fituar trofeun e katërt të FIFA Kupës së Botës.[97] Pas finales, ai ballafaqim rezuloi në një polemikë të madhe pasi Zidane akuzoi Materazzin se i kishte ofenduar nënën dhe motrën. Përveç kësaj, Materazzi kishte pranuar se e kishte kapur nga fanella Zidanen, kurse francezi në mënyrë humoristike i kishte thënë: "Nëse do fanellën time, ta jap pas ndeshjes". Materazzi më pas zbuloi çfarë i tha: "Preferisco la puttana di tua sorella" (Preferoj motrën tënde kurvë),[2] që solli reagimin e Zidanes.[98] Tre tabloide britanike Daily Star, Daily Mail dhe The Sun, kishin spekulluar se Materazzi kishte quajtur Zidanen "djali i një kurve terroriste". Materazzi i paditi të tre tabloidet, spekullimet e të cilave u rrëzuan më pas.[99][100] FIFA më pas e dënoi Materazzin me dy ndeshje si dhe e gjobiti me 5,000 franga zvicerane. Sëbashku me Luca Tonin, Materazzi ishte golashënuesi më i mirë i Italisë me dy gola; ai gjithashtu fitoi 14 duele gjatë turnamentit.[101]

UEFA Euro 2008 Redakto

Nën drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni, Materazzi luajti vazhdimisht gjatë kualifikueseve të Euro 2008, kjo edhe falë tërheqjes të Alessandro Nestës nga kombëtarja.[102] Në turnamentin e Euro 2008,[103] ai luajti si titullar në humbjen 3–0 ndaj Holandës por u zëvëndësua në minutën e 54të; kjo rezultoi të ishte paraqitja e tij e fundit me Italinë, dhe gjatë pjesës së mbetur të turnamentit, Materazzi u zëvëndësua nga Giorgio Chiellini.[104] Pas rikthimit në Lippit si trajner i kombëtares, Materazzi nuk u thirr më.[105] Gjithsej ai luajti 41 ndeshje dhe shënoi 2 gola.[106]

Profili i lojtarit Redakto

Materazzi ishte një qëndër-mbrojtës agresiv, fizik dhe me ndërhyje të forta, i cili njihej për markimin e fortë që i bënte kundërshtarëve.[4] Ai konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, dhe lavdërohej nga dy nga trajnerët më të respektuar të botës së futbollit, Marcello Lippi dhe José Mourinho, me të cilët u bë shok i ngushtë.[107] Materazzi lavdërohej nga trajnerët për rrezikshmërinë e tij në luftën në ajër, duke qënë një rrezik madhor për mbrojtjet kundërshtare, pavarësisht se ai vetë ishte mbrojtës.[12] Aftësitë e tij të shënimit bënë që ai të thyente rekordin për numrin e golave të shënuar nga një mbrojtës në një sezon të Serie A, e cila u vendos në sezonin 2000–01.[12] Ai gjithashtu ishte i saktë nga goditjet e dënimit dhe penalltitë, si dhe zotëronte një gjuajtje të fuqishme nga distanca.[12] Përveç këtyre tipareve, Materazzi kishte aftësi teknike të mira dhe kontroll të sigurtë, dhe njihej për topat e gjatë që i jepte sulmuesve.[4] Gjatë kohës së tij te Interi, Materazzi mori edhe pseudonimin Matrix.[108][109]

Jeta personale Redakto

Marco Materazzi ka lindur në Lecce, ku babai i tij, Giuseppe, një futbollist profesionist, luante në atë kohë me ekipin e qytetit, U.S. Lecce.[8] Giuseppe gjithashtu ka qënë edhe trajner dhe ka drejtuar ekipe si Pisa, Lazio, Sporting CP dhe Tianjin Teda. Mamaja e Materazzit vdiq kur ai ishte 15 vjeç.[8] Motra e tij, Monia, u martua me Maurizio Maestrellin, i cili ishte djali i ish trajnerit Tommaso Maestrelli; Maurizio vdiq më 28 nëntor 2011.[110] Vëllai i tij Matteo është një agjent futbolli.

Siç kishte deklaruar edhe babai i tij, Marco u rrit duke bërë tifo për Lazion.[111] Në shtator 2007, ai publikoi autobiografinë e tij e quajtur "Una vita da guerriero" (Një jetë si një luftëtar) që ishte shkruajtur nga gazetarët Andrea Elefante (nga Gazzetta dello Sport) dhe Roberto De Ponti (nga Corriere della Sera).[112]

Materazzi u martua më 23 qershor 1997 me Danielën, dhe sëbashku kanë tre fëmijë: Annën, Daviden dhe Gianmarcon.[113][114]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Burimi:[69][115][116][117]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Messina 1990–91 Serie B 1 0 0 0 1 0
Tor di Quinto 1991–92 Serie D 0 0 0 0 0 0
1992–93 12 0 0 0 12 0
Gjithsej 12 0 0 0 12 0
Marsala 1993–94 Serie D 25 4 0 0 25 4
Trapani 1994–95 Serie C 13 2 0 0 13 2
Perugia 1995–96 Serie B 1 0 0 0 1 0
1996–97 Serie A 14 2 0 0 14 2
1997–98 Serie B 33 5 2 0 35 5
Gjithsej 47 7 2 0 49 7
Carpi (huazim) 1996–97 Serie C 18 7 0 0 18 7
Everton 1998–99 Premier League 27 1 6[a] 1 33 2
Perugia 1999–2000 Serie A 21 3 2 0 1[b] 0 24 3
2000–01 30 12 2 0 1[b] 0 33 12
Gjithsej 51 15 4 0 2 0 57 15
Internazionale 2001–02 Serie A 23 1 1 0 8[c] 1 32 2
2002–03 20 1 0 0 13[d] 0 33 1
2003–04 14 3 0 0 4[d] 0 18 3
2004–05 26 0 5 0 9[d] 0 40 0
2005–06 22 2 6 0 10[d] 0 1[e] 0 39 2
2006–07 28 10 2 0 6[d] 0 1[e] 0 39 10
2007–08 23 1 4 0 3[d] 0 1[e] 0 33 1
2008–09 8 0 2 0 5[d] 1 0 0 15 1
2009–10 12 0 4 0 4[d] 0 0 0 20 0
2010–11 8 0 1 0 1[d] 0 1[e] 0 11 0
Gjithsej 184 18 25 0 63 2 4 0 276 20
Chennaiyin 2014 Indian Super League 7 0 0 0 7 0
Gjithsej karriera 385 55 37 1 65 2 4 0 491 58
  1. ^ Dy ndeshje në FA Cup, katër ndeshje dhe një gol në EFL Cup
  2. ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
  3. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  4. ^ a b c d e f g h i Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  5. ^ a b c d Një ndeshje në Supercoppa Italiana

Kombëtarja Redakto

Burimi:[118][106]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2001 4 0
2002 5 0
2003 1 0
2004 8 0
2005 7 0
2006 10 2
2007 4 0
2008 2 0
Gjithsej 41 2

Golat me kombëtaren Redakto

Rezultatet e Italisē të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Materazzi.[106]

Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Marco Materazzi
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 22 qershor 2006 Volksparkstadion, Hamburg, Gjermani 29   Republika Çeke 1–0 2–0 FIFA Kupa e Botës 2006
2 9 korrik 2006 Olympiastadion, Berlin, Gjermani 32   Franca 1–1 1–1 (5–3 p) Finalja e FIFA Kupë së Botës 2006

Si trajner Redakto

Redaktuar më 2 dhjetor 2016[119]
Ekipi Komb. Viti Rekordi
N F B H % Fit
Chennaiyin   2014–2016 &0000000000000047.00000047 &0000000000000019.00000019 &0000000000000012.00000012 &0000000000000016.00000016 &0000000000000040.43000040,43
Gjithsej karriera &0000000000000047.00000047 &0000000000000019.00000019 &0000000000000012.00000012 &0000000000000016.00000016 &0000000000000040.43000040,43

Trofe Redakto

Si lojtar Redakto

Klube Redakto

Internazionale[115]

Kombëtarja Redakto

Italia[115]

Personale Redakto

Si trajner Redakto

Klube Redakto

Urdhëra Redakto

  •  
    CONI: Kollarja e Artë e Meritave Sportive: 2006[120]

Referime Redakto

  1. ^ The Matrix – Marco Materazzi: "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b "Materazzi zbulon çfarë i tha Zidane në Botërorin 2006". Insporti.com. 4 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 19 shkurt 2019.
  3. ^ "Marco Materazzi: A Bandieria Among Bandierie" [Marco Materazzi: Një bandierë mes bandierave] (në anglisht). Serpents of Madonnina. 18 korrik 2011. Marrë më 19 tetor 2018.
  4. ^ a b c Cazullo, Aldo. "Materazzi". www.corriere.it (në italisht). Il Corriere della Sera. Marrë më 14 shtator 2014.
  5. ^ Emanuele Gamba (3 shkurt 2004). ""O' animale resto sempre io una volta aspettai Lerda..."" ["Jam ende kafsha që një herë e një kohë prita për Lerdën..."] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 4 maj 2015.
  6. ^ "Top 50 Hardest Footballers" [50 futbollistët më të vështirë] (në anglisht). Empire Online. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2015. Marrë më 28 shkurt 2019.
  7. ^ "LA CARRIERA DI MARCO MATERAZZI" [Karriera e Marco Materazzit] (në italisht). alpha59.it. 3 mars 2018. Marrë më 1 mars 2019.
  8. ^ a b c Christopher Weir (10 shtator 2018). "The violence and the victory of Marco Materazzi" [Dhuna dhe fitorja e Marco Materazzit] (në anglisht). These Football Times. Marrë më 14 tetor 2018.
  9. ^ "Marco Materazzi central defender" [Qëndër mbrojtësi Marco Materazzi] (në anglisht). ToffeeWeb.com. Marrë më 14 tetor 2018.
  10. ^ Neil Bramwell (17 shkurt 1999). "Barmby sparks Everton deluge" [Barmby ndez përmbytjen e Evertonit] (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 9 nëntor 2009.
  11. ^ Phill Shaw (23 shtator 1998). "Dacourt drives Everton through" [Dacourt dërgon Evertonin më tej] (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 9 nëntor 2009.
  12. ^ a b c d e "I difensori e il vizio del gol Facchetti il top, poi Matrix" [Mbrojtësit dhe vesi i golit Facchetti në krye, më pas Matrix] (në italisht). Gazzetta dello Sport}. Marrë më 14 shtator 2014.
  13. ^ "Difensore cannoniere all'Inter" [Mbrojtësi golashënues te Interi] (në italisht). Rai Sport. 17 korrik 2001. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  14. ^ "Marco Materazzi" (në anglisht). Sports Pundit. Marrë më 1 mars 2019.
  15. ^ "Kallon e Vieri da favola, decolla l'Inter di Cuper" [Kallon dhe Vieri përralë, Interi i Cuperit niset] (në italisht). Repubblica.it. 26 gusht 2001. Marrë më 13 tetor 2018.
  16. ^ "Il Tardini si conferma, campo stregato per l'Inter" [Tardini konfirmohet si fushë e mallkuar për Interin] (në italisht). Repubblica.it. 9 shtator 2001. Marrë më 13 tetor 2018.
  17. ^ "Internazionale 2-0 Brașov" (në anglisht). UEFA.com. 20 shtator 2001. Marrë më 13 tetor 2018.
  18. ^ "L' Inter paga la grande illusione" [Inter paguan iluzionin e madh] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 maj 2002. Marrë më 13 tetor 2018.
  19. ^ a b "Materazzi, lite con Nesta: "Vi ho fatto vincere il titolo"" [Materazzi, sherr me Nestën: "Të fitova titullin"] (në italisht). Repubblica.it. 6 maj 2002. Marrë më 13 tetor 2018.
  20. ^ "Moratti se la prende con la Lazio" [Moratti nevrikoset me Lazion] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 maj 2002. Marrë më 13 tetor 2018.
  21. ^ "Sporting CP 0-0 Internazionale" (në anglisht). UEFA.com. 14 gusht 2002. Marrë më 13 tetor 2018.
  22. ^ a b "Inter to miss Materazzi" [Inter do të humbasë Materazzin] (në anglisht). UEFA.com. 27 nëntor 2003. Marrë më 15 tetor 2018.
  23. ^ "Inter 4-0 Robur Siena" (në italisht). Lega Serie A. 1 shkurt 2004. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 14 tetor 2018.
  24. ^ Graziano Mirko; Capone Antonello (2 shkurt 2004). ""Materazzi mi ha dato un pugno"" [«Materazzi më dha një grusht»] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 14 tetor 2018.
  25. ^ "Cirillo: "Prima gli insulti, poi il pugno", Materazzi rischia una lunga squalifica" [Cirillo: "Në fillim ofendimet, më pas grushtin", Materazzi rrezikon një skualifikim të gjatë] (në italisht). Milano: Reppublica.it. 2 shkurt 2004. Marrë më 14 tetor 2018.
  26. ^ "Materazzi fermo fino al 29 marzo" [Materazzi pezullohet deri më 29 mars] (në italisht). Milano: La Gazzetta dello Sport. 3 shkurt 2004. Marrë më 14 tetor 2018.
  27. ^ "Materazzi faces ban for post-match brawl" [Materazzi përballet me pezullimin për sherrin pas ndeshjes]. Reuters (në anglisht). Eurosport. 2 shkurt 2004. Marrë më 14 tetor 2018.
  28. ^ "Materazzi: I was provoked" [Materazzi: Mua më provokuan] (në anglisht). The World Game. 22 prill 2014. Marrë më 14 tetor 2018.
  29. ^ "Materazzi suspended for UEFA Cup" [Materazzi pezullohet për Kupën UEFA] (në anglisht). UEFA.com. 24 shkurt 2004. Marrë më 15 tetor 2018.
  30. ^ "Materazzi fermo fino ad aprile, 5000 euro di multa all'Inter" [Materazzi pezullohet deri në prill, 5000 euro gjobë për Interin] (në italisht). Reppublica.it. 3 shkurt 2004. Marrë më 14 tetor 2018.
  31. ^ Nadia Carminati. "Materazzi apologises to Cirillo" [Materazzi i kërkon falje Cirillos] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 14 tetor 2018.
  32. ^ "Mancini: Ok Materazzi, non voleva insultare me" [Mancini: Materazzi në rregull, ai nuk donte të më ofendonte] (në italisht). Livorno: Repubblica.it. 7 janar 2005. Marrë më 15 tetor 2018.
  33. ^ "Funziona la doppia Inter" [Inter dopio funksionon] (në italisht). Eurosport. 27 korrik 2005. Marrë më 15 tetor 2018.
  34. ^ "Materazzi beffa la Roma al 90', Sfuma la dodicesima vittoria" [Materazzi tall Roma në 90 ', Shpërdëron fitoren e 12të] (në italisht). Romë: Repubblica.it. 5 mars 2006. Marrë më 15 tetor 2018.
  35. ^ "Materazzi earns Inter point in Rome" [Materazzi i jep Interit pikë në Romë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2018.
  36. ^ "Materazzi extends Inter contract" [Materazzi zgjat kontratën me Interin] (në anglisht). ABC News. 3 gusht 2006. Marrë më 13 tetor 2018.
  37. ^ a b "UEFA team of 2006: Grosso, Matrix on list" [UEFA ekipi i 2006: Grosso, Matrix në listë]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 6 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2018.
  38. ^ Italian Serie A Goal Scoring Leaders – 2006–07 – ESPN FC[lidhje e vdekur]
  39. ^ "Milan-Inter 3-4" (në italisht). Milano: La Gazzetta dello Sport. 28 tetor 2006. Marrë më 14 tetor 2018.
  40. ^ "Materazzi inventa la rovesciata, l'Inter firma un bel record" [Materazzi shpik rrofeshatën, Inter firmos një rekord të mirë] (në italisht). Milano: Repubblica.it. 17 dhjetor 2006. Marrë më 14 tetor 2018.
  41. ^ Astrid Andersson (23 prill 2007). "Materazzi secures early title for Inter" [Materazzi i siguron Interit titullin herët] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 23 prill 2014.
  42. ^ "Materazzi wins footballers' association award" [Materazzi fiton çmimin e shoqatës së futbollistëve]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2018.
  43. ^ "Inter, Suazo e Cruz fanno tutto facile, Poi l'Atalanta mette paura: 2-1" [Inter, Suazo dhe Cruz bëjnë gjithçka të lehtë, më pas Atalanta i fut frikën: 2-1] (në italisht). Milano: Reppublica.it. 24 nëntor 2007. Marrë më 14 tetor 2018.
  44. ^ James Dall (20 shkurt 2008). "Late show eases Rafa pressure" [Shfaqja e vonë lehtëson presionin mbi Rafën] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 14 tetor 2018.
  45. ^ Malcolm Moore (21 shkurt 2008). "Inter Milan players turn on Marco Materazzi" [Lojtarët e Interit i kthehen Marco Materazzit] (në anglisht). Romë: Telegraph.co.uk. Marrë më 14 tetor 2018.
  46. ^ "Inter-Siena 2-2: Nerazzurri raggiunti per due volte. E Materazzi sciupa il penalty-scudetto" [Inter-Siena 2-2: Nerazzurri kapen dy herë. Dhe Materazzi shpërdoron penalltinë e Scudettos] (në italisht). Goal.com. 11 maj 2008. Marrë më 14 tetor 2018.
  47. ^ a b c "Inter's Materazzi apologises for taking penalty" [Materazzi i Interit kërkon falje për marrjen përsipër të penalltisë] (në anglisht). Reuters.com. 12 maj 2008. Marrë më 14 tetor 2018.
  48. ^ "Inter's blushes spared as Ibrahimovic earns his redemption" [Turpi i Interit kursehet me Ibrahimović që merr shpagimin e tij] (në anglisht). The Guardian. 19 maj 2008. Marrë më 18 maj 2014.
  49. ^ "Parma vs. Internazionale 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 18 maj 2008. Marrë më 14 tetor 2018.
  50. ^ Gianni Piva (17 maj 2009). "Julio Cesar e Maicon fondamentali, Cambiasso decisivo, bene Santon" [Júlio César dhe Maicon themelor, Cambiasso vendimtar, Santon mirë] (në italisht). Repubblica.it. Marrë më 14 tetor 2018.
  51. ^ Adam Scime (10 dhjetor 2008). "Inter Defender Materazzi Fractures Cheekbone" [Mbrojtësi i Interit Materazzi pëson frakturë në faqe] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  52. ^ "Champions League: Anorthosis 3-3 Inter" [Liga e Kampioneve: Anorthosis 3-3 Inter] (në anglisht). inter.it. 4 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  53. ^ Anthony Sormani (4 nëntor 2008). "Player Ratings: Anorthosis 3-3 Inter" [Vlerësimet e lojtarëve: Anorthosis 3-3 Inter] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 14 tetor 2018.
  54. ^ Paolo Bandini (18 maj 2009). "Jose Mourinho makes Ibrahimovic sweat for his goal as Inter celebrate scudetto in style" [Jose Mourinhon bën Ibrahimovic të djersisë për golin e tij me Interin që feston scudetton me stil] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 tetor 2018.
  55. ^ "Evergreen Materazzi extends Inter stay" [Jetëgjati Materazzi zgjat qëndrimin te Interi] (në anglisht). UEFA.com. 10 qershor 2009. Marrë më 15 tetor 2018.
  56. ^ "Veteran Materazzi handed new Inter deal" [Veteranit Materazzi i ofrohet një marrëveshje e re] (në anglisht). CNN. 2 korrik 2009. Marrë më 13 tetor 2018.
  57. ^ "Materazzi leaves hole in Inter defence" [Materazzi lë një vrimë në mbrojtjen e Interit] (në anglisht). UEFA.com. 11 janar 2010. Marrë më 13 tetor 2018.
  58. ^ "Champions League final: Bayern Munich 0-2 Inter" [Finalja e Ligës së Kampioneve: Bayern Munich 0-2 Inter] (në anglisht). inter.it. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  59. ^ Adam Scime (16 maj 2010). "Siena 0-1 Inter: Diego Milito Secures Scudetto For Nerazzurri" [Siena 0-1 Inter: Diego Milito i siguron Nerazzurrëve Scudetton] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 13 tetor 2018.
  60. ^ "Internazionale take fifth successive Serie A title with win at Siena" [Internazionale merr titullin e pestë rresht të Serie A me një fitore në Siena] (në anglisht). The Guardian. 16 maj 2010. Marrë më 13 tetor 2018.
  61. ^ Subhankar Mondal (6 maj 2010). "Inter 1-0 Roma: Diego Milito Wins The Coppa Italia For The Nerazzurri" [Inter 1-0 Roma: Diego Milito i fiton Nerazzurëve Kupën e Italisë] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2010. Marrë më 13 tetor 2018.
  62. ^ "Inter join exclusive treble club" [Inter i bashkohet klubit eksluziv të tripletës] (në anglisht). UEFA.com. 22 maj 2010. Marrë më 13 tetor 2018.
  63. ^ "Two-goal Eto'o fires Inter to more glory" [Eto'o me dy gola i jep Interit më shumë lavdi] (në anglisht). UEFA.com. 22 gusht 2010. Marrë më 14 tetor 2018.
  64. ^ a b "VIDEO: Zlatan Ibrahimovic Sends Marco Materazzi To Hospital With A Kung-Fu Kick" [Video: Zlatan Ibrahimovic dërgon Marco Materazzin në spital me një goditje kung-fu] (në anglisht). Goal.com. 15 nëntor 2010. Marrë më 14 tetor 2018.
  65. ^ "Materazzi taken to hospital after Ibra clash" [Materazzi dërgohet në spital pas përplasjes me Ibrën] (në anglisht). FIFA.com. 15 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  66. ^ "Internazionale vs. Milan 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 14 nëntor 2010. Marrë më 14 tetor 2018.
  67. ^ "Inter-Parma: 5-2, Stankovic starts and finishes" [Inter-Parma: 5-2, Stankovic e nis dhe e përfundon] (në anglisht). inter.it. 29 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  68. ^ "Internazionale on top of the world" [Internazionale në krye të botës] (në anglisht). FIFA.com. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  69. ^ a b "Marco Materazzi". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 19 tetor 2018.
  70. ^ "Report: Materazzi leaving Inter after season" [Raporti: Materazzi largohet nga Interi pas sezonit] (në anglisht). Sportsnet.ca. 20 qershor 2011. Marrë më 13 tetor 2018.
  71. ^ "A Salute to Marco Materazzi" [Një përshëndetje Marco Materazzit] (në anglisht). Inter fans. 21 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2018.
  72. ^ Salvatore Landolina (20 korrik 2011). "Marco Materazzi hits out at former Inter coaches Leonardo & Rafael Benitez" [Marco Materazzi sulmon ish trajnerët e Interit Leonardo & Rafael Benitez] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 14 tetor 2018.
  73. ^ Mark Doyle (22 prill 2012). "Leonardo stabbed me in the back two or three times, claims Materazzi" [Leonardo ma punoi mbrapa krahëve dy ose tre herë, pretendon Materazzi] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 14 tetor 2018.
  74. ^ Elefante Andrea (20 korrik 2011). "MATERAZZI "Io tradito da Leonardo ma ora l' Inter l' ho tatuata sul cuore"" [Materazzi «U tradhëtova nga Leonardo dhe tani kam Interin tatuazh në zemrën time»] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 14 tetor 2018.
  75. ^ "Fans accord Marco Materazzi a warm welcome" [Tifozët i japin Marco Materazzit një mirëseardhje të ngrohtë] (në anglisht). ISL. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2014. Marrë më 22 shtator 2014.
  76. ^ "Elano is Chennai´s Marquee" [Elano është lojtari marquee i Chennait] (në anglisht). INDIAN Express. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2014. Marrë më 19 shtator 2014.
  77. ^ "Marco Materazzi to manage Chennai Titans" [Marco Materazzi do të drejtojë titanët Chennai] (në anglisht). Times of India. Marrë më 12 shtator 2014.
  78. ^ Raj Rohan (15 tetor 2014). "ISL: Record-breaking Chennaiyin FC romp to 2–1 win over FC Goa" [ISL: Chennaiyin rekord-thyese fiton 2–1 kundër FC Goa] (në anglisht). India Today. Marrë më 15 tetor 2014.
  79. ^ Suchindran, Aravind (28 tetor 2014). "Elano, Mendoza shine as Chennai trounce Mumbai 5–1" [Elano dhe Mendoza shkëlqejnë me Chennain që shpartallon Mumbain 5–1] (në anglisht). The Times of India. Marrë më 31 tetor 2014.
  80. ^ Davies, Jack (28 nëntor 2014). "Alessandro Nesta comes out of retirement to join Indian Super League side Chennaiyin" [Alessandro Nesta del nga pensionimi për tu bashkuar me ekipin e Superligës Indiane Chennaiyin] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 30 nëntor 2014.
  81. ^ "Ready to extend contract: Materazzi" [Gati për të zgjatur kontratën: Materazzi] (në anglisht). The Hindu. 21 dhjetor 2015. Marrë më 21 dhjetor 2015.
  82. ^ "Chennaiyin Statement" [Deklaratë e Chennaiyin] (në anglisht). Chennaiyin FC. 6 mars 2017. Marrë më 6 mars 2017.
  83. ^ "Italy edge out South Africa" (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2001. Marrë më 20 tetor 2018.
  84. ^ Simon Kuper (9 qershor 2002). "Italy are offline" [Italia është jashtë linje] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  85. ^ "Croatia punish Italy" [Kroacia ndëshkon Italinë] (në anglisht). BBC. 8 qershor 2002. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  86. ^ Massimo Vincenzi (8 qershor 2002). "Male Materazzi e Maldini, Non brilla Totti, bene Vieri" [Materazzi dhe Maldini keq, Totti nuk shkëlqen, Vieri mirë] (në italisht). Reppublica.it. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  87. ^ "Trapattoni names Italy squad for EURO 2004" [Trapattoni emëron ekipin e Italisë për Euro 2004] (në anglisht). World Soccer. 19 maj 2004. Marrë më 20 tetor 2018.
  88. ^ "Italy 2–1 Bulgaria" [Italia 2–1 Bullgaria] (në anglisht). BBC. 23 qershor 2004. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  89. ^ "Football MATCH: 17.11.2004 Italy v Finland" [Ndeshje futbolli: 17.11.2004 Italia v Finlanda] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 20 tetor 2018.
  90. ^ "Football MATCH: 30.03.2005 Italy v Iceland" [Ndeshje futbolli: 30.03.2005 Italia v Islanda] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 20 tetor 2018.
  91. ^ "Lippi names Italy 23 for Germany" [Lippi emëron 23 të Italisë për Gjermaninë] (në anglisht). rte.ie. 14 qershor 2007. Marrë më 20 tetor 2018.
  92. ^ Russell Thomas (26 qershor 2006). "Business as usual for Italy despite concern over Nesta" [Puna e zakoshme për Italinë pavarësisht shqetësimit për Nestën] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 20 tetor 2018.
  93. ^ "Czech Republic 0–2 Italy" [Republika Çeke 0–2 Italia] (në anglisht). BBC. 22 qershor 2006. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  94. ^ "Italy legend Marco Materazzi discusses 2006 World Cup in exclusive interview for Fox Sports" [Legjenda e Italisë Marco Materazzi diskuton Kupën e Botës 2006 në një intervistë eksluzive për Fox Sports] (në anglisht). Fox Sports. 26 gusht 2012. Marrë më 20 tetor 2018.
  95. ^ "Italy 1–0 Australia" [Italia 1–0 Australia] (në anglisht). BBC. 26 qershor 2006. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  96. ^ Ian McCourt (25 mars 2018). "World Cup stunning moments: Zinedine Zidane's head-butt" [Momentet shtangëse të Kupës së Botës: Goditja me kokë e Zinedine Zidane] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 20 tetor 2018.
  97. ^ Jonathan Stevenson (9 korrik 2006). "Italy 1–1 France (aet)" [Italia 1–1 Franca (pksh)] (në anglisht). BBC. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  98. ^ "Çfarë i tha Materazzi Zidanit para se ky i fundit e goditi, atë e zbulon vet ai". Gazeta Blic. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 19 shkurt 2019.
  99. ^ Chris Tryhorn (7 prill 2008). "Zidane headbutt victim wins Star apology" [Viktima e goditjes me kokë nga Zidane fiton faljen nga Daily Star] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2 mars 2019.
  100. ^ "Materazzi wins British libel damages over Sun's claims about Zidane headbutt" [Materazzi fiton gjyqin rreth shpirjeve dhe pretendimeve të The Sun rreth goditjes me kokë nga Zidane] (në anglisht). The Guardian. 6 shkurt 2000. Marrë më 2 mars 2019.
  101. ^ Antonio Sansonetti (6 qershor 2014). "Home Sport Italia 2006: campioni del mondo. Grosso jolly, Cannavaro e Buffon muro: voto simpatia 7,5" [Italia 2006: kampionët e botës. Grosso xhol, Cannavaro dhe Buffon mur: votë simpatike 7,5] (në italisht). BlitzQuotidiano.it. Marrë më 3 korrik 2016.
  102. ^ Mark Meadows (1 gusht 2007). "Italy's Nesta retires from international game" [Nesta i Italisë pensionohet nga loja ndërkombëtare] (në anglisht). Milano: Reuters.com. Marrë më 20 tetor 2018.
  103. ^ "Italy squad for Euro 2008" [Ekipi i Italisë për Euro 2008] (në anglisht). The Guardian. 28 maj 2008. Marrë më 20 tetor 2018.
  104. ^ Paolo Bandini (10 qershor 2008). "Euro 2008: Holland v Italy – as it happened" [Euro 2008: Holanda v Italia – si ndodhi] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  105. ^ Gianluca Moresco (16 gusht 2008). "Lippi richiama Gilardino e si tiene Del Piero" [Lippi rithërret Gilardinon dhe ka Del Pieron] (në italisht). Romë: Reppublica.it. Marrë më 20 tetor 2018.
  106. ^ a b c "Marco Materazzi - national football team player" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 14 tetor 2018.
  107. ^ Akinbode Oguntuyi (14 nëntor 2012). "Why I cried when Jose left - Materazzi" [Pse qava kur Jose u largua - Materazzi] (në anglisht). Futaa.com. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2018. Marrë më 2 mars 2019.
  108. ^ "Foto: Marco Materazzi, Matrix" (në italisht). inter.it. 26 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 19 gusht 2016.
  109. ^ "[Storie di Calcio] Marco "Matrix" Materazzi" [[Historitë e futbollit] Marco “Matrix” Materazzi] (në italisht). calciogazzetta.it. 21 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2018. Marrë më 20 tetor 2018.
  110. ^ Lorenzo Roca (29 nëntor 2011). "Il calcio piange Maurizio Maestrelli" [Futbolli vajton Maurizio Maestrellin] (në italisht). fcinter1908.it. Marrë më 19 tetor 2018.
  111. ^ "Materazzi e i tifosi laziali: amore finito?" [Materazzi dhe tifozët e Lazios: dashuri e mbaruar?] (në italisht). tifo-net.it. 14 maj 2007. Marrë më 19 tetor 2018.
  112. ^ "Materazzi si racconta in un libro" [Materazzi i treguar në një libër] (në italisht). La Gazetta dello Sport. 8 gusht 2007. Marrë më 19 tetor 2018.
  113. ^ "Marco Materazzi, un anniversario davvero speciale: "21 anni di matrimonio"" [Marco Materazzi, një përvjetor vërtet i veçant: "21 vite martesë"] (në italisht). Golssip.it. 23 qershor 2018. Marrë më 18 tetor 2018.
  114. ^ "Materazzi a 'Raggi X': "Io e i miei figli"" [Materazzi te Raggi X: Unë dhe fëmijët e tij] (në italisht). inter.it. 28 dhjetor 2005. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2018. Marrë më 19 tetor 2018.
  115. ^ a b c "Marco Materazzi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 25 dhjetor 2015.
  116. ^ "Marco Materazzi" (në anglisht). Scoresway. Marrë më 14 tetor 2018.
  117. ^ "Marco Materazzi" (në italisht). Calcio.com. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2018. Marrë më 14 tetor 2018.
  118. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Marco Materazzi" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 25 dhjetor 2015.
  119. ^ "Marco Materazzi" (në anglisht). Transfermarkt.co.uk. Marrë më 2 mars 2019.
  120. ^ "Coni: Consegna dei Collari d'Oro e dei Diplomi d'Onore. Premia il Presidente del Consiglio Romano Prodi. Diretta Tv su Rai 2" (në italisht). Coni.it. 16 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2016. Marrë më 23 dhjetor 2016.
  121. ^ "ONORIFICENZE – 2006". quirinale.it (në italisht). 12 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2016. Marrë më 2 mars 2019.

Lidhje të jashtme Redakto