Mark Webber
Mark Webber në vitin 2014
Mark Webber në vitin 2014
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Australian
Vitet aktiv 20022013
Ekipe Minardi, Jaguar, Williams, Red Bull
Pjesmarrje 217
Kampionate 0
Fitore 9
Podiume 42
Pikët gjithsej 1,047.5
Pol pozita 3
Xhiro të shpejta 19
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2002
Fitorja e parë Çmimi i madh i Gjermanisë 2009
Fitorja e fundit Çmimi i madh i Britanisë 2012
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Brazilit 2013
Sezoni i fundit 3ti (199 pikë)

Mark Alan Webber (lindur më 27 gusht 1976) është një ish pilot garash australian, i cili së fundmi konkuroi në FIA World Endurance Championship me Porsche, me të cilin fitoi edhe kampionatin në vitin 2015. Webber fitoi nëntë Çmime të mëdha në Formula Një dhe u rendit i treti në kampionat në sezonet 2010, 2011 dhe 2013, të gjitha këto duke garuar me Red Bull Racing.

Pasi arriti pak sukses në Formula Ford dhe Formula Holden në Australi, Webber kaloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1995 për të vazhduar karrierën e tij të garimit.[1] Ai më pas filloi një partneritet me pilotin tjetër australian Paul Stoddart, në atë kohë pronari i ekipit European Racing në Formula 3000, që shërbeu si ndihmesë që të dy të kalonin në Formula Një ku Stoddart bleu ekipin Minardi. Ai mposhti dy herë kampionin e botës në të ardhmen Fernando Alonso, në të kohë 19 vjeç, në sezonin 2000 të International Formula 3000.

Webber debutoi në Formula Një në vitin 2002, duke shënuar pikët e para të Minardit në tre vite në garën e shtëpisë së tij dhe të Stoddart. Pas sezonit të parë, ai kaloi te Jaguar si pilot kryesor. Gjatë dy viteve me një makinë realisht jo konkuruese, Webber arriti të merrte rezultate të mira në kualifikuese duke u nisur në disa raste nga vendet e para si dhe mposhti rregullisht shokët e tij të skuadrës. Fitorja e tij e parë në Formula Një erdhi me Red Bullin në Çmimin e madh të Gjermanisë 2009,[2] e cila u pasua nga tre vende të dyta në Çmimet e mëdha të Kinë, Turqi dhe Britani. Në fund të sezonit, Webber kishte koleksionuar tetë podiume, përfshirë edhe fitoren në Çmimin e madh të Brazilit. Nëntë podiumet e arritura në sezonin 2009 krahasohen me dy të arritura në shtatë vitet e para në Formula Një. Ai regjistroi edhe dhjetë podiume në sezonin 2010, përfshirë edhe fitoret në Spanjë, Monako, Britani dhe Hungari. Webber përfundoi i treti në renditjen e pilotëve, edhe pse kishte kryesuar gjatë shumicës së sezonit, duke humbur titullin vetëm në garën e fundit ndaj shokut të skuadrës Sebastian Vettel. Webber gjithashtu fitoi Çmimin e madh të Brazilit 2011 dhe në kampionat përfundoi sërisht i treti, mbrapa ndjekësit Jenson Button dhe fituesit Vettel. Webber sërisht ishte shok skuadre me gjermanin në vitin 2012, duke e mposhur në garat e para të sezonit. Ai u duk konkurent për titullin kampion por nuk fitoi gara në pjesën e dytë të sezonit. Fitoret e tij të vetme në atë sezon ishin në Çmimet e mëdha të Monakos dhe Britanisë; kjo e fundit ishte gara e tij e fundit e fituar në Formula Një. Ai e përfundoi sezonin 2012 në vendin e gjashtë me 179 pikë, kurse në sezonin 2013, i fundit për të, në vendin e tretë me 199 pikë.[3]

Më 27 qershor 2013, Webber deklaroi se do të tërhiqej nga Formula Një.[3] Ai garoi për Porsche në vitin 2014, në një marrëveshje afatgjatë, duke konkuruar në FIA World Endurance Championship. Ai është një nga jashtë pilotët e Porsche 919 Hybrid,[4] dhe në nëntor 2015, ai u bë kampion i World Endurance me makinën me nr. 17, sëbashku me Timo Bernhard dhe Brendon Hartley. Treshja fitoi garën e parë të sezonit 2016. Pas pensionimit nga Formula Një, Webber u bashkua ekipit të BBC F1 si gazetar dhe analist në raste në vitet 2014–15 dhe më pas kaloi te ekipi Channel 4 F1 si analist me kohë të plotë për sezonin 2016.

Më 13 tetor 2016, Webber lajmëroi se do t'i jepte fund karrierës së garimit dhe se do të merrte një rol përfaqsuesi të Porsche dhe do të përqëndrohej në rolet e tij në media me ekipin Channel 4 për Formula Një dhe World Endurance Championship.

Referime Redakto

  1. ^ Nick Garton (2 shkurt 2002). "Webber's path to the top" [Rruga e Webber në krye] (në anglisht). Grandprix.com. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2009. Marrë më 18 shkurt 2009.
  2. ^ "AUSmotive.com – Webber wins in Germany!" [Weber fiton në Gjermani!] (në anglisht). Ausmotive.com. 12 korrik 2009. Marrë më 23 prill 2019.
  3. ^ a b "Webber njofton largimin nga Formula 1". Botasot.info. 27 qershor 2013. Marrë më 23 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Formula One: Mark Webber to retire at end of season" [Formula Një: Mark Webber do të pensionohet në fund të sezonit]. ABC News 24 (në anglisht). Australian Broadcasting Corporation. 27 qershor 2013. Marrë më 27 qershor 2013.

Lidhje të jashtme Redakto