Masakra e Izbicës

Masakër në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë

Masakra e Izbicës ishte një nga masakrat e mëdha të kryera nga serbët gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, në komunën e Skenderajt. Ndonëse numri i saktë i viktimave shqipëtare është i panjohur, sipas intervistave të disa personave të cilët i kishin varrosur të vdekurit, thuhet se janë mes 146 dhe 166 trupa.[1] Vrasjet u cituan poashtu në aktakuzën e ngritur nga gjykata për krime lufte të Slobodan Miloseviç e të tjerëve, të publikuara më 26 maj 1999.[2]

Masakra e Izbicës
VendndodhjaIzbicë, Kosovë
Koordinatat42°43′41″N 20°39′24″E
Data28 mars 1999
rreth orës 12:00
ShënjestraShqiptarë të Kosovës
Lloji i sulmitVrasje masive
Vdekje147
AutorëtForcat serbe të sigurisë, Ushtria jugosllave

Grupi i izoluar i fermave kishte tërhequr vëmendjen e hetuesëve të krimeve të luftës dhe të zyrtarëve perëndimorë. Pra, Izbica është në mesin e 43 lokacioneve në Kosovë, që zyrtarët e NATOs dhe SHBA-ve, i kanë identifikuar si vende të mundëshme për varreza masive. Poashtu, imazhet satelitore të lëshuara nga NATO, vërtetonin këto varreza në tre rreshta. Edhe refugjatët etnikë shqiptarë, u kishin paraqitur Kombeve të Bashkuara, hetuesëve të pavarur dhe monitoruesëve, dëshmitë e tyre për atë çfarë ndodhi në Izbice. Në fakt, kishte shumë deklarata të ndryshme dhe raporte te cilat flasin për këtë masaker, por edhe mospërputhje në mes tyre për shkak te versioneve të ndryshme. Prandaj, Izbica ishte detyre komplekse me të cilën përballeshin hetuesit.[3]

Vrasja Redakto

Bombardimet e fshatit Izbicë filluan gjatë natës së 27 marsit, kur një grup prej 50 ushtarësh, policësh dhe paraushtarakësh jugosllavë hynë në fshat. Ata kishin të veshur uniforma të kaltërt të errët dhe të padukshme, si dhe mbanin thika të mëdha.[4]

Më 28 mars, gati të gjithë burrat shkuan në male, duke i lënë pas gratë, fëmijët dhe pleqtë në fshat. Në fushën e Izbicës, mijëra njerëz u mblodhën atë ditë, pothuajse të gjithë gratë, fëmijët dhe pleqtë. Rreth 150 burra ishin në mesin e tyre.[4] Forcat kombëtare të sigurisë i kërcënuan fshatarët me vrasje dhe u kërkuan para.[4] Pasi morën paratë, ata i ndanë burrat prej grave dhe fëmijëve. Gratë dhe fëmijët u dërguan në Shqipëri, më pas i ezekutuan burrat me automatikë.[4] U ekzekutuan gjithashtu, edhe disa gra e pleq.[4]

Tregohet se atë ditë marsi (28 mars), 30 mijë njerëz nga fshati i Izbicës marshoi.[5]

Dëshmitarët okularë Redakto

Pasi fshatarët lanë shtëpitë e tyre, per t'u mbledhur në fushë në orët e para të mëngjesit të 28 marsit, teksa po vazhdonin bombardimet. Një njëzetë vjecare nga Izbica, të cilës iu ishin vrare babai, axha dhe kusheriri, i ka shpjeguar poashtu ndodhitë për Human Rights Watch, duke dhënë:

"Kur i kemi parë serbët duke ardhë, nuk kemi guxuar të qendrojmë  në shtëpitë tona. Shkuam me traktor në një fushë në afersi (rreth 500m nga fshati), une, nëna ime dhe babai, vëllai, motra dhe familja e saj, si dhe vjehrra, qe ne total ishim dhjetë persona. U bashkuam me pjesën tjetër të banorëve të fshatit në fushë, pra me të gjithë familjet e tjera. Familjet kishin filluar të dilnin nga shtëpitë e tyre rreth orës 4 të mëngjesit, ashtu që në orën 10 të mëngjesit të gjithë ishin në fushë. Ishin mijëra njerëz, shumica prej tyre gra, femijë dhe të moshuar. Vetem rreth 150 burra ishin mes nesh".[6]

Një tjetër prononcim nga S.E., babai i të cilit u vra me vonë, thënë për Human Rights Watch, tregon:

"Ata na thanë," na jepni para, nëse doni të mbijetoni". Na thanë që kushton 1000DM, ta ruajmë familjen dhe 100DM ta ruajmë traktorin. Babai im pagoi 1100DM.

Pasi serbët morën paratë, ata qëlluan nga gomat e traktorëve të të gjithëve, dhe më pas dogjën të gjitha gjërat tona, të cilat u grumbulluan në traktore.

Të gjithë dëshmitarët raportuan, që forcat e sigurisë serbe i ndanë më pas burrat nga gratë dhe femijët, dëbuan gratë nga fshati dhe ekzekutuan burrat me automatikë".

Raportohet nga dëshmitarët se, i kanë urdhëruar të nisen për në Shqipëri, duke lënë pas vetes burrat, të cilët i kishin renditur të qëndrojnë rreth 20m larg. Ku në mesin e të rreshtuarve edhe djemë të moshës mbi 10-14 vjeç dhe me lartë.[7]

Ditën e katërt pas masakrës, dëshmitari H.D., i cili ishte fshehur në male me të birin e tij gjatë ndodhisë, ishte ndër të parët qe zbuloi kufomat. Ai e përshkruan ngjarjen në këtë mënyrë: "Në ditën e katërt u ktheva në Izbice, fatkeqësisht. Them fatkeqësisht për arsye se, më mirë mos të kisha parë atë që pashë. Ishte masakër e tmerrshme. E pashë axhën tim të ekzekutuar nga serbët. Pashë një nga hallat e mia, e cila ishte djegur në kopësht. Pashë shumë më teper të vdekur. Në total numri i të vrarëve ishte 150 sosh. Shumica e burrave ishin më të moshuar. Një kushëri i imi ishte mbi 90 vjeç". [8]

Dëshmitari i cituar më lartë H.D., i intervistuar nga Human Rights Watch, më 9 qershor 1999, pretendoi se forcat serbe u rikthyen në Izbicë në ditët e para të qershorit, për të gërmuar kufomat, edhe pse ai vet nuk ishte vrojtues i gjithë kësaj. ICTY hetoi vendin në korrik 1999, me 142 varreza të raportuara, po nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë prej trupave.[9]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).
  2. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).
  3. ^ "Christian Science Monitor" (në anglisht).
  4. ^ a b c d e Human Rights Watch: Drenica Region
  5. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).
  6. ^ "Human Righs Watch" (në anglisht).
  7. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).
  8. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).
  9. ^ "Human Rights Watch" (në anglisht).