Medar Shtylla (Shtyllë, 28 shkurt 1904 - Tiranë, 20 dhjetor 1963) ka qenë arsimtar, veteriner[1], anëtar i Gjyqit Special[2], ministër Ekonomie dhe më pas Shëndetësie[1].

Medar Shtylla
Ministër i Ekonomisë
Në detyrë
23 tetor 1944 – 21 mars 1946
Paraprirë ngaRifat Begolli
Pasuar ngaNako Spiru
Ministër i Shëndetësisë
Në detyrë
2 tetor – 22 nëntor 1948
Paraprirë ngaYmer Dishnica
Pasuar ngaIbrahim Dervishi
Të dhëna vetjake
U lind më28 shkurt 1904
Shtyllë, Perandoria Osmane
Vdiq më20 dhjetor 1963
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
ArsimimiUniversiteti i Tuluzës
Punësimiveteriner, nëpunës

Jeta Redakto

Lindi në Shtyllë të Korçës më 28 shkurt 1904. Më 1925 mbaroi liceun e Korçës. Më 1926-1928 punoi si mësues në shkollën plotore Pogradec, Bilisht e Korçë. Më 1927-1928 vazhdoi punën si mësues në plotoren e Bilishtit. Më 1928-1933 studioi me bursë shtetërore në Fakultetin e Veterinarisë në TuluzëFrancës[1].

Më 1 shtator 1933 - 10 janar 1941 qe i angazhuar si veteriner në Institutin Zooteknik të Xhafzotajt. Më 16 janar 1941 - 30 qershor 1943 vijoi si veteriner inspektor në Zyrën e Veterinarisë në Durrës. Më 1943 pjesëmarrës në mbledhjen ku u arrit marrëveshja e Mukjes.[1]

Më 1944 qe pjesëmarrës në Kongresin e Përmetit dhe anëtar i Kryesisë së KANÇ-it, me detyrën e përgjegjësit për sektorin e ekonomisë. Në periudhën 1944-1946 u emërua ministër i Ekonomisë, pas mbledhjes së KANÇ në Berat. Më 1946-1955 qe ministër i Shëndetësisë, nga ku u shkarkua për "paaftësi drejtimi". Më 1949 anëtar i Partisë së Punës. Në vitet 1950 e deri në vdekje president i komitetit shqiptar për paqen. Në mars-maj 1955 qe zëvendëskryetar i Institutit të Shkencave. Më 1955-1957 kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Lartë të Mjekësisë dhe me krijimin e Universitet të Tiranës, më 1957-1963 dekan i këtij fakulteti. Më 1946-1963 qe gjithmonë i zgjedhur si deputet i Durrësit. Më 1958-1963 kryetar i Kuvendit Popullor. Ishte edhe nënkryetar i Frontit Demokratik. Vdiq në Tiranë më 20 dhjetor 1963[1].

Referimet Redakto

  1. ^ a b c d e Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 231. ISBN 978-99943-56-22-5
  2. ^ Radi L., I pari Gjyq Special në Shqipëri, Tiranë: "Reklama", 1997.