Mehmet Bogujevci
Mehmet Bogujevci është boksier i dalluar i klubit të boksit KB Prishtina.
Mehmet Bogujevci është kampion i shumëfishtë i ish federatës jugosllave në boks, ish reprezentues i Jugosllavisë, kampion i shumëfishtë ballkanik, kampion i Lojërave mesdhetare në Split, fitues i shumë turneve me renome ndërkombëtare, pjesëmarrës në kampionatet evropiane, botërore si dhe i Lojërave Olimpike.
Suksesi i tij më i madh në planin individual pa dyshim është fitimi i medaljes së argjendtë pra titulli i nënkampionit Botëror në kampionatin botëror të boksit amator të mbajtur në Beograd më 1978. Ndër sukseset e tij në planin ekipor sigurisht të paharruar mbeten 5 titujt e fituar Kampion të Jugosllavisë nga KB Prishtina kapiten i të cilit ishte pikërisht Mehmet Bogujevci i cili mbetet një nga sportistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohërave.
Shiko dhe këtë Redakto
Lidhje të jashtme Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me boksin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |