Menduh Thaçi (i lindur më 3 Mars 1965) në Tetovë, është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoninë e Veriut. Që nga mosha e rinisë, kombëtarisht i formuar, i talentuar, i entuziazmuar nga vlerat demokratike liberale dhe i gatshëm për të hyrë energjikisht në jetën aktive politike, ai shumë shpejt nisi të japë kontributin e tij dhe t’i lërë gjurmët e veta në jetën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)
Titullar
Në detyrë
Që nga viti 2007
Paraprirë ngaArbën Xhaferi
Të dhëna vetjake
U lind më3 Mars 1965
Tetovë, ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Demokratike Shqiptare (PDSH)
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës
PunësimiPolitikan

Menduh Thaçi ka lindur në Tetovë dhe prindërit e tij ishin të dy nga Kosova, ai është i pesti nga gjashtë fëmijët. Ai ndoqi Shkollën fillore dhe të mesme në Tetovë dhe u diplomua në Universitetin e Prishtinës .

Ai është një politikan aktiv për 30 vjet. Ai filloi si nënkryetar i Partisë për prosperitetin demokratik të shqiptarëve (PDPA). Në 1997 u formua një bashkim midis Partisë për Prosperitetin Demokratik të Shqiptarëve (PDPA) dhe Partisë Demokratike Popullore (PDP).

Ai ishte nënkryetar deri në vitin 2006, në atë kohë u zgjodh Kryetar i Partisë, pasi Arbën Xhaferi dha dorëheqjen.

Që nga viti 2002 është deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z.Menduh Thaçi, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi, apo të një grupi t’i përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z.Thaçin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi. Kjo u pa qartë edhe gjatë qeverisjes së dytë të përbashkët ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së 2006–2008. Gjatë tërë kohës, PDSH-ja e udhëhequr nga Menduh Thaçi, demonstronte statusin e subjektit të barabartë, mëvetësinë politike dhe papajtueshmërinë me disa vendime të qeverisë lidhur me proceset integruese. Ai ka gjasa të arrijë që, duke mbrojtur integritetin, dinjitetin, krenarinë e vet, t’i mbrojë këto vlera edhe në planin kombëtar.

Profili politik i kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi Redakto

(Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z. Menduh Thaci, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi apo të një grupi ti përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z. Thacin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi )

Në politikë, si në asnjë veprimtari tjetër shoqërore ndërthuret subjektivja me objektiven, vecoria e personalitetit me realitetin shoqëror, kapacitetet individuale me kontekstin historik. Ekziston një garë e heshtur se cili nga këta faktorë do ta imponojë vulën e vet: personaliteti kohës apo anasjelltas, koha personalitetit. Kjo garë zhvillohet në cdo nivel të angazhimit politik. Të parët shquhen me energji, me ngulm, me motivim të fuqishëm, por edhe të rrezikshëm për ndryshim të realitetit, ndërkaq të dytët me pragmatizëm, me realizëm që shpeshherë është mbulesë për oportunizëm, për akomodim në realitetin ekzistues për ruajtjen e gjendjes së trashëguar. Menduh Thaci, kryetari aktual i PDSH-së gjithsesi i takon kategorisë së parë të politikanëve.