Metoda FIFO (First in - first out) e vlerësimit të inventarit (mallit) të harxhuar nënkupton vlerësimin e daljes sipas çmimit të parë hyrës, përkatësisht zgjedhë çmimin më të vjetër hyrës. Në kushtet e rritjes së çmimeve, metoda FIFO sasinë e mallit të harxhuar e vlerëson sipas çmimëve të mëparshmë furnizuese, ndërsa rezervat embetura të mallit sipas çmimeve të reja furnizuese. Në këtë mënyrë shuma e shpenzimeve të mallit mbetet prapa vlerës akruale të mallit në momentin e harxhimit të tij, madje më tepër sa më shpejt që të rriten çmimet furnizues në treg dhe sa më i ngadalshëm që të jetë koeficienti i qarkullimit të mallit. Kjo kurrsesi nuk i përgjigjet përllogaritjes së repartit, para së gjithash, në lidhje me sigurimin e informatave lidhur me formimin e çmimve shitëse dhe të marrjes së vendime, afariste, si dhe për nevoja të kontabilitetit financiar.[1]

Referimet Redakto

  1. ^ Dr.sc. Skender Ahmeti; Kontabiliteti financiar, Prishtinë 2007