Metoda Historike Redakto

Metoda historike përbëhet nga teknikat dhe udhezimet me anë të të cilave historiaët përdorin burimet parësore dhe të dhëna të tjera, si psh: të dhëna arkeologjike, për të bërë studime dhe shkruar historitë e së kaluarës. Pyetja për natyrën dhe mundësinë e një metode historike të qëndrueshme është ngritur në filizofinë e historisë si një pyetje epistemologjie (epistemologji = shkenca e dijes). Studimi i metodës historike dhe mënyrave të tjera të të shkruarit histori njihet si histografi.

Kritika e burimit Redakto

Garraghan e ndan kritikën e burimit në gjashtë pyëtje: [1] 1. Kur është shkruar ose fshirë burimi (data)? 2. Ku është prodhuar (vendi)? 3. Kush e ka shkruar (autori)? 4. Nga c'material origjinal është prodhuar (analizim)? 5. Në c'formë origjinale është prodhuar (integriteti)? 6. Cila është vlera dëshmuese e përmbajtjes së tij (besueshmëria)? Katër pyetjet e para njihen si kritikë e lartë; e pesta si kritikë e ulët; së bashku pesë të parat përbëjnë kritikën e jashtme. Ndërsa e gjashta përbën kritikën e brendshme. Të gjitha këto pyetje sëbashku njihen si kritikë e burimit. R.J. Shafer në lidhje me kritikën e jashtme: "Ndonjëherë thuhet se ka funksion negativ, thjesht na shpëton nga të dhënat e pavërteta; ndërsa kritika e brendshme ka funksion pozitiv pasi na mëson si të përdorim të dhëna autentike." [2] Duke pasur parasysh se shumë pak dokumente pranohen si plotësisht të besueshme, Louis Gottschalk vendos rregullin kryesor, "për cdo pjesë të një dokumenti, procesi për të vendosur besueshmërinë e tij vendoset vecmas, pavarësisht besueshmërisë së përgjithshmë të autorit." Besueshmëria e autorit, në përgjithësi vendos një sfond mundësie vërtetësie, por cdo e dhënë duhet shqyrtuar në mënyrë individuale.

Procedurat për burime kontradiktore Redakto

Berheim (1889) dhe Langlois & Seignobs (1898) propozuan një procedurë me shtatë hapa për kritikën e burimeve në histori: [3] Nëse të gjitha burimet thonë të njëjtën gjë për një ngjarje në histori, historianët mund ta konsiderojnë atë ngjarje të besueshme. Sidoqoftë, shumica nuk sundon; edhe nëse shumica e burimeve i vendosin ngjarjet në një rrjedhë të caktuar, ajo rrjedhë nuk mbizotëron nëse nuk kalon testin e analizës kritike tekstuale. Burimi i cili mund të konfirmohet në disa nga pjesët e tij duke iu referuar autoriteteve të jashtme, mund të besohet në tërësinë e tij nëse është e pamundur të konfirmohet në të njëjtën mënyrë i gjithë teksti. Nëse dy burime nuk bien dakort në një pikë të caktuar, historiani do preferoje burimin me më shumë "autoritet", që është krijuar nga një ekspert i fushës ose dëshmitar okular. Në përgjithësi, dëshmitarët okularë preferohen vecanërisht në rastet kur vëzhguesit e zakonshëm mund të kenë saktësi në raportimin e detajeve të ngjarjes dhe, aq më tepër atëherë kur kemi të bejmë me të dhëna që pranohen nga shumica e bashkëkohësve të tyre. Nëse dy burime të krijuara në mënyrë të pavarura bien dakort në lidhje me një ngjarje, besueshmëria e secilit rritet në mënyrë të konsiderueshme. Kur dy burime nuk bien dakort për një cështjë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetuar besueshmërine e asnjërit, historianët marrin burimin i cili përshtatet më mirë me arsyetimin logjik. Përshkrimet e mëvonëshme të metodës historike, të shënuara më poshtë, janë përpjekur të kapërcejne lehtëbesimin ne hapin e parë, krijuar nga historianët e shek. XIX, duke deklaruar parimet jo thjeshtë nga raportet e ndryshme që mund të harmonizohen me njëri-tjetrin, pra në kontekst, por nëse deklarata e gjetur është e besueshme edhe nëse qëndron më vete.

Parimet bazë për përcaktimin e besueshmërisë Redakto

Parimet bazë të kritikës së burimit u formuluan nga dy historiane skandinavë, Olsen-Jorgsen (1998) dhe Thuren (1997): [4] ⦁ Burimet njerëzore mund të jenë relike, si gjurmë gishtërinjsh, ose dëshmi, si fjali apo letra. Reliket janë burime më të besueshme se dëshmitë. ⦁ Cdo burim mund të jetë i përpunuar apo falsifikuar. Indikacione të fuqishme të origjinalitetit të burimit rrisin besueshmërinë e tij. ⦁ Sa më afër ngjarjes që synon të përshkruajë të jetë burimi, aq më shumë mund të besohet të japë një përshkrim të saktë historik të ngjarjes. ⦁ Një dëshmitar okular është më i besueshëm se një dëshmi e dorës së dytë, e cila me të njëjtën logjikë është më e besueshme se një gojëdhënë e dorës së tretë, e keshtu me rradhë. ⦁ Nëse një numër burimesh të pavarura kanë të njëjtin mesazh, besueshmëria e mesazhit rritet konsiderueshëm. ⦁ Tendenca e burimeve është motivi i tij për të siguruar një lloj njëanëshmërie. Këto tendenca duhet të minimizohen ose ekuilibrohen me motive të kundërta. ⦁ Nëse mund të demostrohet se dëshmitari ose burimi nuk ka asnjë interes të drejtpërdrejtë të krijojë njëanëshmëri, atëherë besueshmëria e mesazhit rritet.

Deshmitë okulare Redakto

R.J Shafer ofron këtë listë të plotë për vlerësimin e dëshmive okulare: [5] ⦁ A është kuptimi i vërtetë i dëshmisë i ngjashëm me kuptimin e parë të saj? A janë përdorur fjalët me të njëjtat kuptime që kanë sot? A është dëshmia ironike? (Dmth a ka kuptim të ndryshëm nga ajo cfarë thotë)? ⦁ Sa qartë mund t'i vështronte autori ngjarjet që raporton? Ishin shqisat e tij të njëtrajtshme në vëzhgim? Ishte vendndodhja e tij fizike e përshtatshme për të parë, dëgjuar, prekur? A kishte ai aftësitë e duhura sociale për të vëzhguar? A e kuptonte gjuhën, a kishte eksperiencë tjetër të nevojshme (ligjore, ushtarke); ishte ai i frikësuar apo kushtëzuar? ⦁ Si raportoi autori? Dhe cila ishte aftësia e tij për të raportuar? Në lidhje me aftësinë e tij për të raportuar, a ishte ai i njëanshëm? A kishte kohën e mjaftueshme për të raportuar? Vendin e duhur? Instrumentet e nevojshme për te raportuar? Kur raportoi ai në lidhje me vëzhgimin? Shumë shpejt? Shumë vonë? 50 vjet është shumë vonë pasi shumica e dëshmitarëve ose kanë vdekur ose kanë harruar detajet e rëndësishme të ngjarjes. Cili ishte qellimi i autorit kur reportoi? Për kë raportoi? A ka të ngjarë që ajo audiencë të kërkojë apo sugjerojë shtrembërim te autori? A ka të dhëna shtesë për vërtetësinë e synuar të ngjarjes? A ishte autori indiferent në lidhje me temën e caktuar, kështu ndoshta pa qëllim shtrembërimin e saj? A ka bërë ai deklarata "të dëmshme" për vetveten, kështu duke mos kërkuar të shtrembërojë asgjë? A ka dhënë ndonjë informacion të rastësishëm, me siguri pa qëllim të corientojë lexuesin? A duken deklaratat e tij në thelb të pagjasa, psh: në kundërshtim me natyrën njerëzore apo me atë cfarë dimë? Duhet pasur parasysh se disa lloj informacionesh është më e lehtë t'i shikosh dhe transmetosh se disa të tjera. A ka kontradita të brendshme në dokument? Louis Gottschalk shton dhe një konsideratë të mëtejshme: "ëdhe në rastet kur fakti në fjalë mund të mos jetë i mirë-njohur, disa lloje dëshmish janë aq të mundshme dhe rastësishme saqë mundësia të jenë gënjeshtra është shumë e vogël. Nëse një mbishkrim i lashtë për një rrugë tregon se është ndërtuar nga nje konsull i caktuar në kohën e sundimint të Augustus, mund të dyshohet se ajo rrugë është ndërtuar nga ai konsull i caktuar, por do ishte më e vështirë të vihej në dyshim se është ndërtuar në kohën e Augustus. Ose nëse një reklamë informon lexuesit se kafenë "A dhe B" mundta gjejnë në cdo dyqan me cmimin 50 cente, të gjitha të dhënat e reklamës mund të vihen në dyshim përvec faktit që ekziton një kafe që quhet "A dhe B". [6]

Dëshmitarët indirektë Redakto

Garragham thotë se shumica e informacioneve vijnë nga "dëshmitarët indirektë", njerëz që nuk kanë qënë të pranishëm në ngjarje por e kanë dëgjuar nga dikush tjetër. [7] Gottschalk thotë se historianët mund t'i përdorin ndonjëherë dhe këto dëshmi gojore. Ai shkruan: "Në rastet kur historiani përdor dëshmitarë të dorës së dytë, por megjithatë nuk duhet të bazohet tërësisht vetëm mbi ta. Përkundrazi, ai pyet: Në dëshminë parësore të kujt mbështetet dëshmitari dytësor? A e raportoi dëshmitari sekondar dëshminë parësore saktësisht të plotë? Nëse jo, në cilat detaje ai raportoi saktësisht dëshminë parësore? Përgjigje të kënaqshme për pyejen e dytë dhe të tretë mund t'i sigurojnë historianit dëshminë parësore të plotë ose esencën e saj, pasi dëshmitari sekondar mund të jetë i vetmi burim informacioni në lidhje me atë cështje. Në këto raste dëshmitari sekondar konsiderohet si "burim origjinal" i historianit, ne kuptimin se ai është origjina e informacionit të tij. Për sa kohë ky burim "origjinal" raporton saktë dëshminë parësore, ai është i besueshëm si të ishte vete burimi parësor. [8]

Dëshmitë gojore Redakto

Gilbert Garraghan pohon se dëshmitë gojore mund të pranohen nëse plotësojnë dy "kushte të gjera" ose gjashtë " kushte të vecanta", si më poshtë: [9] Kushtet e gjera: Dëshmia gojore duhet të mbështetet nga një seri e pathyeshme dëshmitarësh duke filluar nga raportuesi i parë dhe i menjëhershëm, e duke përfunduar tek dëshmitari ndërmjetës i gjallë prej të cilit marrim informacionin; ose tek i pari që e ka kthyer atë në formë të shkruar. Duhet të jenë disa seri paralele të pavarura që dëshmojnë cështjen në fjalë.

Sinteza: Arsyetimi historik Redakto

Pasi pjeset e informacionit jane vleresuar ne baze te kontekstit, hipotezat mund te formulohen dhe vendosen nepermjet arsyetimit historik.

Kushtet e vecanta Redakto

Ngjarja duhet të rrëfejë jë ngjarje publike me rëndësi, si e tillë domosdoshmërisht do njihet nga një numër i madh njerëzish. Dëshmia duhet të kenë qënë përgjithësisht e pranuar për një kohë të caktuar kohore. Gjatë kesaj peridhe kohore ajo duhet te mos jetë kundërshtuar qoftë dhe nga më të interesuarit për ta kundërshtuar atë. Dëshmia gojore duhet të ketë një kohëzgjatje të kufizuar. Garram sugjeron një kufi maksimal prej 150 vitesh (të paktën në kulturat që shkëlqejnë në dëshmitë gojore) Fryma kritike duhet të jetë zhvilluar mjaftueshëm gjatë zgjatjes së dëshmisë gojore dhe duhet të ketë pasur në përdorim mjetet e nevojshme për nje studim kritik. Personat kritikë të cilët me siguri do ta kishin sfiduar dëshminë gojore - konsideruar atë të rremë- duhet të mos e kenë bërë një sfidë të tillë. Ekzistojnë dhe metoda të tjera për verifikimin e dëshmive gojore, sic janë ktahasimet me mbetjet arkeologjike. Provat më të fundit në lidhje me besueshmërinë dhe mosbesueshmërinë e dëshmive gojore kanë dalë nga puna në terren në Afrikën Perëndimore dhe Evropën Lindore. [10] Sintezë: arsyetimi historik Pasi pjesë individuale informacioni janë vlerësuar në kontekst, hipoteza mund te formulohet dhe themelohet nga arsyetimi historik.

Argumentim per shpjegimin më të mirë Redakto

C. Behan McCullagh përcakton shtatë kushtet për një argumetim për shpjegimin më të mirë: [11] Dëshmia, në përputhje me cdo dëshmi të konsideruar të besueshme, duhet të indikojë tek dëshmi të tjera që shprehin të dhëna të tanishme dhe të vëzhgueshme. (Tani e tutje dëshminë e parë do e quajmë "hipotezë" ndërsa dëshmitë që indikon "dëshmi të vëzhgueshme". ) Hipoteza duhet të ketë një fushe më të gjerë shpjegimi se cdo hipotezë e papajtueshme me të për të njëjtën temë; pra duhet të përmbajë një shumëllojshmëri më të madhe dëshmish të vëzhgueshme. Hipoteza duhet të ketë një fuqi shpjeguese më të madhe se cdo hipoteze e papajtueshme për të njëjtën temë; pra duhet që dëshmitë e vëzhgueshme që përmabn të jenë më të mundshmet. Hipoteza duhet të jetë më e besueshme se cdo hipoteze e papajtueshme për të njëjtën temë; pra duhet të mbështëtet në një rrang të gjerë "të vërtetash" të pranuara; si dhe kundërshtimi i saj të jetë më pak i mundshëm se i cdo hipoteze tjetër. Hipoteza duhet të jetë sa më pak e përpunuar, pra duhet të përfshijë sa më pak supozime të reja të shtuara kohët e fundit dhe që nuk ishin nënkuptuar deri tani. Hipoteza duhet te kundershtohet nga sa më pak besime të pranuara, pra kur të bashkohet me të dhënat e tjera të besueshme duhet të implikojë sa më pak dëshmi të rreme. Hipoteza duhet të kalojë hipotezat e ngjashme me te pakten 2-6 karakteristika, që të ketë sa më pak gjasa që një hipotezë e papajtueshme me të ta tejkalojë.

McCullagh përmbledh: "nëse qëllimi dhe forca e një shpjegimi është shumë e madhe saqë shpjegon një larmi të gjerë faktesh, shumë më tepër se një shpjegim konkurues, atëherë ka të ngjarë të jetë i vërtetë." [12]

Konkluzioni statistikor Redakto

McCullagh thekson këtë formë argumentimi si më poshtë: [13]

është e mundur (deri në shkallën p1) që cdo gjë që është A është edhe B. është ë mundur (deri në shkallën p2) që kjo është një A.

Prandaj (relativisht) është e mundur (deri në shkallën p1 x p2) që kjo është një B. McCullagh jep këtë shembull: [14]

Në mijëra raste, shkronjat V.S.L.M në fund të një mbishkrimi latin në një gur varri kanë kuptimin "Votum Solvit Libens Merito." Mesa duket shkronjat V.S.L.M janë në këtë gur varri në fund të një mbishkrimi latin. Pra, këto shkronja kanë kuptimin: "Votum Solvit Libens Merito." Kjo është një silogizëm në formë mundësie, duke përdorur formën përgjithësuese të induktuar nga shembujt e shumtë.

Argumentimi nga analogjia Redakto

Struktura e argumentimit është si më poshtë: [15] Dicka (objekt, ngjarje, situatë) ka veti p1....pn dhe pn+1

Dicka tjeter ka veti p1....pn+1

Pra gjëja tjeter ka veti pn+1. McCullagh thotë se një argumentim nga analogjia nëse është i qëndrueshëm, është ose "silogizëm i fshehur statistikor" ose argumentim i shpjegimit më të mirë. është silogizem i fshehur statistikor atëherë kur është "i themeluar nga një numër i mjaftueshëm dhe i shumëllojshëm i rasteve të përgjithësuara"; përndryshe argumenti mund të jetë i pavlefshëm pasi vetite p1 deri ne pn nuk lidhen me vetine n+1, pervecse kur n+1 është shpjegimi më i mirë i vetive 1-n.

Pra, analogjia është e pakundërshtueshme vetëm kur përdoret për të sugjeruar hipoteza, e jo argumente përfundimtare.

Referimet Redakto

Gilbert J. Garraghan, Një Guide drejt Metodës Historike, Fordham University Press: New York (1946). ISBN 0-8371-7132-6

Louis Gottschalk, Të kuptuarit e Historisë: Një Abetare e Metodës Historike, Alfred A. Knopf: New York (1950). ISBN 0-394-30215-X.

Martha Howell and Walter Prevenier, Nga Burime të Besueshme: Një Prezantim i Metodës Historike, Cornell University Press: Ithaca (2001). ISBN 0-8014-8560-6.

C. Behan McCullagh, Justifikimi i Përshkrimeve Historike , Cambridge University Press: New York (1984). ISBN 0-521-31830-0.

R. J. Shafer, Një Guidë Drejt Metodës Historike,The Dorsey Press: Illinois (1974). ISBN 0-534-10825-3.