Miladin Popoviq (serb. Миладин Поповић Miladin Popović, Lopate, 23 maj 1910 - Prishtinë, 13 mars 1945) ka qenë partizan jugosllav, sekretar politik i komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën dhe organizator i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Popoviq përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Popoviq me Enver Hoxhën

Jeta Redakto

Lindi në fshatin Lopate, pranë Ljeva Rijeke në Mal të Zi[2], i biri i Jevremit dhe i Stanas[3]. Kur ishte fëmijë, familja e tij u shpërngul në Pejë, ndoqi gjimnazin në Pejë, Prizren e Prishtinë.

Që më 1933 kur ishte student në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, përfshihet në veprimtari politike. Anëtar i Rinisë Politike Jugosllave që më 1933, dhe i Partisë Komuniste Jugosllave që më 1934[2].

Pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave, më 8 korrik 1941 u arrestuan në Rozhajë teksa po udhëtonin nga Kosova për në Mal të Zi vetë Miladini, i vëllai Mihajlo Popoviq dhe bashkëpunëtori i tyre Kristo Filipoviq. Tre të arrestuarit u mbajtën të internuar në Peqin[3].

Krimet në Shqipëri Redakto

Për shërbimin sekret anglez Popoviq ishte i paidentifikueshëm, qarkullonte me nofkën Ali Peja. Pasi Mestan Ujaniku e bën zbulimin e identitetit të tij, Margaret Hasluck i shkruan qendrës se është për shkak të Ali Dushanoviqit ose Ali Pejës që u nxit lufta vëllavrasëse e konflikti civil.[4] Për ushtarakët britanikë që ishin lidhur me forcat partizane shqiptare njihej edhe si Ali Gostivari[5].

Referime Redakto

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Narodni heroji Jugoslavije, Beograd: Mladost, 1975.
  3. ^ a b Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 184-187. ISBN 978-9828-106-38-4
  4. ^ Dervishi K., Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare, 55, Nr. 6316, fq. 16-17, 17 dhjetor 2015.
  5. ^ Kapri, Erald (2017). "Sekretet e Luftës: Shqipëria tjetër në dokumentet britanike". Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo". fq. 153. ISBN 978-9928-4416-3-8. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]


Heronj të popullitKSA e Kosovës
Mustafa Bakija | Meto Bajraktari | Muharrem Bekteshi | Boro Vukmiroviq | Trajko Gërgoviq | Dara Dragishiq | Emin Duraku |
Dragutin Gjorgjeviq | Milan Zeqar | Katarina Patrnogiq | Miladin Popoviq | Jovanka Radivojeviq | Ramiz Sadiku |
Slobodan Surçeviq | Тоmazini Silvira | Xhevdet Doda | Fadil Hoxha | qyteti Prishtina