Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universiteti i Tiranë Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Mimi Kodheli
Ministria e 33të e Mbrojtjes
Në detyrë
15 shtator 2013 (2013-09-15) – 11 shtator 2017 (2017-09-11)
PresidentiBujar Nishani
Ilir Meta
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaArben Imami
Pasuar ngaOlta Xhaçka
Anëtare e Parlamentit
Titullar
Në detyrë
7 shtator 2009 (2009-09-07)
KryeministriEdi Rama
Sali Berisha
Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATOs
Titullar
Në detyrë
23 nëntor 2020 (2020-11-23)
Të dhëna vetjake
U lind më (1964-09-11) 11 shtator 1964 (59 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
Bashkëshortja/etLeka Kodheli
FëmijëtMikel Kodheli
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
University of Nebraska–Lincoln, Shtetet e Bashkuara (Master i Administrimit Publik)
Universiteti i Veronës, Itali (Ph.D.)
Nënshkrimi

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.

Mimi Kodheli në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë duke zëvëndësuar Arben Imamin. Në këtë post ajo bashkoi forcat me homologun kroat Damir Krstičević dhe i shkruajti një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jens Stoltenberg, në 2017 duke i bërë thirrje NATOs që të rishikonte planet e misionit paqeruajtës në Kosovë duke argumentuar se retorika nacionaliste nga politikanët serbë kërcënon të çrregullojë rajonin.

Që nga 2017, Kodheli është kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Shiko dhe Redakto

 

Referime dhe shënime Redakto