Data mining ose minimi i të dhënave është një nënfushë ndërdisiplinore e shkencave kompjuterike.[1][2][3] Ky është procesi kompjuterik për të zbuluar modele (ose mostër) në grupe të mëdha të të dhënave duke përfshirë metoda në kryqëzimin e inteligjencës artificiale, të mësuarit e makinës, statistikat, dhe sistemet e bazave të të dhënave.[1] Qëllimi i përgjithshëm i procesit të minimit të të dhënave është për nxjerrjen e informacionit nga një grup i të dhënave dhe transformimi i tij në një strukturë të kuptueshme për përdorim të mëtejshëm.[1] Përveç hapit të parë të analizës, ajo përfshin aspektet të tjera të bazës së të dhënave dhe menaxhimin e të dhënave, para-përpunimin e të dhënave, konsiderimi i modelit dhe konkluzionit, konsiderimi i kompleksitetit, pas-përpunimi i strukturave të përpunuara, vizualizimi, dhe përditësimi online.[1] Minimi i të dhënave është hapi analizues i procesit të "zbulimit të njohurive në bazat e të dhënave" ("knowledge discovery in databases" ose KDD).[4]

Etimologjia Redakto

Në vitet 1960-a, staticientët përdornin termet si "Peshkimi i të dhënave (anglisht: data fishing)" ose "Pastrimi/Nxjerrja e të dhënave (anglisht: data dredging)" për t'iu referuar asaj që konsiderohej si praktikë e keqe e analizimit të të dhënave pa një hipotezë a-priori. Termi "Minimi i të dhënave anglisht: data mining" u paraqit rreth viteve 1990 në komunitetin e bazave të të dhënave. Për një kohë të shkurtër në vitet 1980, u përdor një frazë "minimi ti bazës së të dhënave anglisht: database mining"™, por pasi që ishte markë e regjistruar nga HNC, një kompani me bazë në San Diego, për Stacion e tyre të punës në Minimin e Bazës së të dhënave;[5] si rrjedhim hulumtuesit u kthyen në termin "minimi i të dhënave anglisht: data mining".

Referime Redakto

  1. ^ a b c d "Data Mining Curriculum". ACM SIGKDD. 2006-04-30. Marrë më 2014-01-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Clifton, Christopher (2010). "Encyclopædia Britannica: Definition of Data Mining". Marrë më 2010-12-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hastie, Trevor; Tibshirani, Robert; Friedman, Jerome (2009). "The Elements of Statistical Learning: Data Mining, Inference, and Prediction". Marrë më 2012-08-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fayyad, Usama; Piatetsky-Shapiro, Gregory; Smyth, Padhraic (1996). "From Data Mining to Knowledge Discovery in Databases" (PDF). Marrë më 17 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Mena, Jesús (2011). Machine Learning Forensics for Law Enforcement, Security, and Intelligence. Boca Raton, FL: CRC Press (Taylor & Francis Group). ISBN 978-1-4398-6069-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)