Mirko Gashi i biri i atdhetarit Mark Gashi, u lind më 2 shkurt 1939Kralevë, Serbi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar si mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, pastaj gazetar në Radio Prishtinë, Në Teatrin e Kombësive në Shkup, në Teatrin Popullor të Prishtinës e së fundit ka redaktuar gazetën “Kosova” të një ndërmarrje ndërtimore në Prishtinë. Me krijime letrare ka filluar të merret qysh herët. Është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Punimet e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone. Është prezantuar në shumë vepra të autorëve që kanë shkruara për shkrimtarët shqiptarë. Ka kaluar një jetë prej bohemi, gjatë kohës sa ishte pensionist. Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.

Mirko Gashi
U lind më2 shkurt 1939
Kraleva Serbi
Vdiq më1995
Prishtinë
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrarePoezi, Teater, Drama, Film

Tituj të veprave Redakto

  • “Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972
  • “Netët e bardha”, Prishtinë 1975
  • “Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977
  • “Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980
  • “Arbror vitae”, Prishtinë 1988
  • “Plagë uji”, Prishtinë 1990

Përkthime Redakto