Mnemosina (greqisht: [Mνημοσύνη, Mnêmosúnê; mnếmê - kujtesë] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)) është perëndeshë e kujtesësmitologjinë greke. Fjala "mnemosinë" rrjedh nga i njëjti burim si edhe fjala kujtesë, pasi që mnēmē në greqishten e vjetër do të thotë "përkujtim, kujtesë". [1] [2] Përndryshe Mnemosina është nëna e nëntë muzave.

Mnemosina - Rossetti

Një titanide ose titanesh, Mnemosina ishte vajza e Titan Uranit dhe Gaias.[3] [4] [5] Sipas mitologjisë greke, nga dashuria mes Zeusit dhe Mnemosinës kishin lindur nëntë muzat:

  • Kaliopa (poezi epike)
  • Klia (histori)
  • Euterpa (muzikë)
  • Erata (poezi lirike)
  • Melpomena (tragjedi)
  • Polihimnia (himnet)
  • Terpishora (valle)
  • Thalia (komedi)
  • Urania (astronomia)

Sipas mitologjisë greke, në Hades, ishte Lumi Mnemosina, si një lloj homologu i lumit të Letit. Shpirtrat e vdekur pinin ujë nga lumi Leto, në mënyrë që pas rimishërimit të mos kujtonin jetën e tyre të dikurshme. Kushdo që pinte ujë nga lumi Mnemosina do të kujtonte gjithçka dhe do të dinte gjithçka.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Liddell, Henry George (1940). Jones, Sir Henry Stuart (red.). "μνήμη". A Greek-English Lexicon. Oxford: Clarendon Press. Marrë më 2018-01-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Memory and the name Memnon, as in "Memnon of Rhodes" are etymologically related. Mnemosyne is sometimes confused with Mneme or compared with Memoria.
  3. ^ Hesiod. Theogony, 135
  4. ^ Clement of Alexandria. Recognitions, 31
  5. ^ Diodorus Siculus. Bibliotheca historica, 5.66.3

Literatura Redakto