Molwanîa është një vend fiktivEvropën lindore, i cili u bë i njohur kur autorët australian Santo Cilauro, Tom Gleisner dhe Rob Sitch shkruan një parodi për një udhëzues turistik dhe ku në të njëjtën kohë i përmblodhën dhe përpunuan të gjitha përjetimet negative gjatë udhëtimeve të tyre nëpër Evropë, pa dashur të ofendojnë një shtet ekzistues.

Flamuri i Molwanîa

Sipas informatave të ndryshme, si duket disa lexues të librit të tyre nuk e kanë kuptuar karakterin parodizues dhe ironik të librit. Ata e vërejtën këtë pasi që kishin shkuar në agjenci udhëtimi dhe deshën të udhëtonin për në Molwanîa.