Themeluesi është amerikani Joseph Smith (1805-1844), i cili e ndjente se është një “profet” që është i obliguar për rithemelimin e kishës së parë të Jezusit. Ai nxorri Librin e Mormonit (The Book of Mormon), që është një libër i shenjtë dhe është paralel me Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Shumica e komunitetit u shpërngulën në vendin “Deti i madh i kripur” të rajonit Utah më 1845 dhe atje themeluan Salt Lake City-n. Mormonët zotin e konceptojnë në formë të njeriut dhe në madhësinë e njeriut si krijesë prej mishi dhe gjaku. Thonë se zotat, prej fëmijëve të përbërë prej shpirtit dhe njerëzores, zgjedhin për veten e tyre një bashkëshort. Ata e identifkojnë zotin Jahve të hebrenjve me Jezu Krishtin. Sipas tyre, Jezu Krishti është biri më i vjetër nga djemtë e shumtë të Zotit dhe është vëllai më i madh nga të tjerët. 10 % të pasurisë e paguajnë si tatim kishës. Alkoolin, duhanin, çajin, kafen dhe bisedën me cigare i llogaritin të ndaluara. Ata janë të përhapur nëpër shtete të ndryshme të botës, por më tepër hasen në Amerikë. Supozohet se kanë afër 15 milionë anëtarë.

Një nga tempujt në Salt Lake City

Burimi i të dhënave Redakto