Muhamet Dibra ka qenë një futbollist që ka luajtur si mbrojtës i djathtë i Vllaznisë së Shkodës. Zuri vend në kombëtare shqiptare që në takimin e parë miqësor të saj me Malin e Zit, të zhvilluar në Shkodër, disa javë para fillimit të Ballkaniadës të vitit 1946, ndeshjet e së cilës i zhvilloi të tëra. Mbeti mbrojtës i djathtë i kombëtares deri më 1952, duke zhvilluar me të 19 ndeshje ndërkombëtare.