Murrizi (lat. Crataegus), i njohur edhe si ushinth, është gjini që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Në këtë gjini bëjnë pjesë shumë lloje.

Murrizi
noform
noform
Murrizi
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Mbindarja Spermatophyta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Rosidae
Rendi Rosales
Familja Rosaceae
Nënfamilja Maloideae
Gjinia Crataegus
Lloji Shiko Lista e disa prej llojeve të Murrizit


Përshkrimi Redakto

 

Bima e murrizit është shkurre, që mund të shkojë nga 2 deri 6 metra e lartë me gjemba therëse, gjethe 3 deri 5 vriguj dhe buzë të dhëmbëzuara, pjesa e sipërme e tyre është në ngjyrë të blertë dhe me shkëlqim. Lulet e bimës janë me ngjyrë të bardhë me vastak të vegjël. Frutet e murrizit janë tërreme rreth 1 centimetër të gjatë. Murrizi gjendet kudo në vendin tonë, si në vendet e ulëta ashtu edhe në lartësitë mbi 1600 metra.

Periudha e lulëzimit të murrizit fillon nga muaji maj deri në muajin qershor. Më pas nis formimi i frutit.

Lista e disa prej llojeve të Murrizit Redakto

Lloji përfaqësues i gjinisë Crataegus mbahet Crataegus rhipidophylla. Gjinia ka qindra lloje të tjera. Më poshtë disa prej llojeve:

Shiko dhe Redakto

  Commons: Maloideae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ "Crataegus monogyna (CSCMO)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int (në anglisht). Marrë më 2021-04-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Crataegus pentagyna (CSCPN)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int (në anglisht). Marrë më 2021-04-01.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)