Muzeu arkeologjik i Korçës

Muze tipologjik arkeologjik, ku janë të ekspozuara objekte arkeologjike, kryesisht të prehistorisë së Korçës

40°36′40″N 20°47′06″E / 40.611235°N 20.785097°E / 40.611235; 20.785097

Ndërtesa e Muzeut Arkeologjik Korçë

Muzeu Arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjerë e më të plotë pas organizimit të vitit 1990. Ky muze është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillim shekullit XIX (19-të), të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture.
Muzeu Arkeologjik është i veçantë në llojin e vetë. Ai është përqëndruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si Maliqi, Potgoria, Dunavesi, Trajani e përmbyllet me një sesion të vogël të periudhave pas prehistorike. Muzeu Arkeologjik i Korçës ka rreth 1200 objekte të ekspozuara, shumica me përkatësi nga epoka e neo-eneolitike, bronzit dhe epokës së hekurit.

Pamje nga oborri i Muzeut Arkeologjik Korçë

Periudhat e ekspozuara Redakto

 
Vegla pune të Epokës Neo-Eneolitike në qarkun e Korçës
  Commons: Code4Culture Korçë – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shiko edhe Redakto