Ndoc Çoba (Shkodra, 27 korrik 1870 - 6 Mars 1945) ka qenë publicist, deputet, ministër dhe atdhetar shqiptar.

Ndoc Çoba
Ministër i Financave
Në detyrë
30 janar 1920 – Nëntor 1920
Paraprirë ngaFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaTefë Curani
Kryetar i Bashkisë së Shkodrës
Në detyrë
27 gusht 1937 – 24 Qershor 1939
Paraprirë ngaZenel Prodani
Pasuar ngaMark Kakarriqi
Të dhëna vetjake
U lind më27 Shtator 1870
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më6 Mars 1945
Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Popullore, zogist/Lëvizja e Legalitetit, pas 21 nëntorit 1943
Bashkëshortja/etShaqe Shiroka
Fëmijëtav. Karlo Çoba
Punësimishtetar, ekonomist, publicist

Biografia Redakto

U lind më 27 korrik 1870 në Shkodër. Shkollën fillore e ka kryer pranë Kolegjit Saverian ndërsa shkollën e mesme dhe të lartën tregtare e kreu në Venedik.[1] Atje njohu bashkëshorten e tij të ardhshme, Shaqe Shirokën.[2]

Në vitin 1908 u zgjodh kryetar i klubit “Gjuha Shqipe” të themeluar nga Kel Marubi. Në vitet 1909 - 1910 ishte drejtor i përgjithshëm i doganave shqiptare.[3] Delegat i Shkodrës së bashku me Pashko Kakarriqin në prezantimin me Princ Vidin në Gjermani. Në korrik 1914 e deri në qershor 1915 qe pjesë e komisionit prej 12 vetësh që drejtoi Shkodrën.[4]

Më 1918 merr pjesë në Kongresin e Durrësit[5] si delegat i vendlindjes,[4] duke luftuar për kufijtë politikë caktuar në Konferencën e Londrës.[3] Pati të njëjtën përfaqësi në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 dhe në qeverinë që doli nga ky kongres mori detyrën e Ministrit të Financave. Ndërmori reforma financiare të panjohura më parë në Shqipëri, siç ishte ajo e forcimit të arkës së shtetit përmes huasë shtetërore në popull.

Botoi gazetën "Ora e Maleve" deri në fund të muajit janar të vitit 1923, që ishte zëri në shtyp i grupit politik me po të njëjtin emër dhe përfaqësonte deputetët e opozitës së kohës.[6] Për arsye se mbështeti Lëvizjen e qershorit më 1924, u arrestua më pas me ardhjen Triumfit të Legalitetit dhe u mbajt në burg deri më 12 shkurt 1925.[7]

Në vitet 1928-1936 u zgjodh kryetar i asamblesë bashkiake të Shkodrës, kurse më 27 gusht të 1937 e deri më 24 qershor 1939 qe kryetar i bashkisë së qytetit.[1][8] Si përfaqësues i zogistëve së bashku me Abaz Kupin, mori pjesë në Mbledhjen e Pezës më 16 shtator 1942.[4] U ftua nga Enver Hoxha në kryesinë e kësaj mbledhjeje, Halim Begeja shkruante se Çoba nuk pranoi. Pikat e propozuara nuk i pranoi dhe nuk firmosi rezolutën e dalë nga mbledhja.[9]

Pas Konferencës së Pezës, Çoba u zu dhe u arrestua në kohën e qeverisë Kruja[10] dhe internohet në Ventotene, ku qëndroi deri me kapitullimin e Italisë. Mori pjesë si delegat në formimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit në shtator 1943.[4]

Me të hypur komunistët në fuqi, u arrestua janarin e 1945 dhe pas tre muajsh torturash ndërron jetë në mars.[1][3]

Pati një korrespondencë të pasur me patriotët që jetonin e punonin në Shqipëri e jashtë saj, dhe shkroi shumë artikuj në organe të ndryshme shtypi si ‘Albania’ e Faik Konicës, ‘Corriere della Sera’, ‘Piccolo di Trieste’, ‘Nazione Albanese’, etj.

Referime Redakto

  1. ^ a b c Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist. Vëll. 1. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. fq. 255. ISBN 978-9928-168-01-6.
  2. ^ Dibra, Zenepe (2006). "Çoba, Shaqe (Marie)". përmbledhur nga Haan, Francisca de; Daskalova, Krassimira; Loutfi, Anna (red.). Biographical Dictionary of Women's Movements and Feminisms in Central, Eastern, and South Eastern Europe : 19th and 20th Centuries (në anglisht). New York: Central European University Press. fq. 99–101. ISBN 978-963-7326-39-4.
  3. ^ a b c Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 547. OCLC 645720493.
  4. ^ a b c d Juka, Gëzim (2014). Shkodra në Triumfin e Legalitetit. Tiranë: Reklama. fq. 159. ISBN 9789928125941.
  5. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 288–289. ISBN 978-99956-10-04-3.
  6. ^ Çefa, Kolec (2013). Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 116. ISBN 9789928161215.
  7. ^ Quku, Mentor (2009). Mjeda 4: Identitet (1912-1925). Tiranë: ILAR. fq. 584, 594. ISBN 978-99956-07-60-9.
  8. ^ Kuvendi i Shqipërisë kremton jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni në nderim të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, anëtarëve të qeverisë së Lushnjes, udhëheqë...
  9. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 255. ISBN 9789928106384.
  10. ^ Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 55. ISBN 99943-34-47-6.