Ndoc Naraçi (Shkodër, 7 maj 1899 - 1987) ka qenë inxhinier, nëpunës dhe Ministër i Punëve Botore të shtetit shqiptar.[1]

Ndoc Naraçi
Ministër sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare
Në detyrë
18 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaKostandin Kotte
Pasuar ngaZef Shiroka
zëvendësisht ministër sekretar shteti i Arsimit
Në detyrë
18 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaXhevat Korça
Pasuar ngaRexhep Krasniqi
Të dhëna vetjake
U lind më7 maj 1899
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më1987
Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës, inxhinier

Biografia Redakto

U lind më 7 maj 1899 në Shkodër, ku kreu studimet e para në Kolegjin Saverian. Me ndërhyrjen e autoriteteve austro-hungareze, të cilin kishin vendosur administratën e tyre pas pushtimit më 1916, fitoi një bursë për të ndjekur studimet në një shkollë të mesme ushtarake në Vjenë.

Më 1926 u diplomua në Universitetin Politeknik të Vjenës në degën e inxhinierisë elektrike. U kthye në atdhe bashkë me gruan e tij me origjinë hebreje, Evelina, pasi kishte refuzuar ofertat që i ishin bërë për të qendruar me punë në Austri. Më 1927-1929 punoi inxhinier pranë Ministrisë së Punëve Botore, më 1929-1933 inxhinier privat dhe më pas në periudhat 1933-1935, 1936-1943 dhe 1943-1944 qe drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Postë-Telegrafëve. Më 1935-1936 u emërua ministër i Punëve Botore.

Më 1943 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër Arsimi në kabinetin e parë të Ekrem Libohovës.

Për ministrimin e tij trijavor, u arrestua më 16 nëntor 1944 dhe u dënua me 30 burg në Gjyqin Special, si "armik i popullit".[2] Pasi u burgos, më 1945 përktheu Jeta e dyfishtë e Yevno Azef, me porosi të ish-shefit të degës së brendshme Halim Xhelo.[3] Dënimin e mëtejshëm e vuajti duke punuar në tharjen e kënetave. Më 14 korrik 1958 doli nga burgu, në moshën 61 vjeçare detyrohet të kërkojë punë që të mbante frymën gjallë dhe punon sërish në tharjen e kënetave duke jetuar në kushte të vështira.

Më 1975 doli në pension dhe vitet e fundit të jetës i kaloi në Shkodër, ku dhe ndërroi jetë më 1987.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Anastasi, Aurela (1 janar 1998). Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqipëri (1912-1939). Luarasi. fq. 222. ISBN 978-99927-606-2-8.
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 191. ISBN 9789994356225.
  3. ^ Bardhyli, Alda (17 qershor 2016). "Jeta e spiunit rus: përkthimi që bëri në burg Ndoc Naraçi". Shqip. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2022. Marrë më 4 mars 2022.