Neopaganizmi apo paganizmi i ri, apo "kthimi në tradita" është një lëvizje që angazhohet për kthim në traditat dhe fenë e vjetër evropiane (përkatësisht aziatike, amerikane, etj.) të cilat ekzistonin para ardhjes së monoteizmit abrahamik nga Lindja e Mesme. Me gjithë dominimin e monoteizmit, traditat e vjetra pagane nuk janë eliminuar asnjëherë, dhe shpeshherë ato janë adoptuar për qëllimet dhe nevojat e tyre nga fetë monoteiste si Krishterimi e Islami.

Svastika simbol pagan parailir, mbi një monedhë helene.

Përmbledhje Redakto

Pas rënies së rëndësisë së monoteizmit në Evropë, dhe zhgënjimit me monoteizmin ka një ringjallje të paganizmit. Paganizmi shihet si fe më e përshtatshme me nevojën për t'u kujdesur për natyrën, dhe si fe më pluraliste dhe demokratike se monoteizmi që konsiderohet shtypës. Në Islandë[1] është themeluar shoqata neopagane më 1972 dhe shoqata të tilla janë përhapur në vende tjera në Evropë [2] si në Suedi [3], Greqi [4], Itali[5].

Paganizmi bashkëkohor ndonjëherë është shoqëruar me lëvizjen e Epokës së Re, me studiuesit që theksojnë ngjashmëritë dhe dallimet e tyre.[6] Fusha akademike e studimeve pagane filloi të bashkohej në vitet 1990, duke u shfaqur nga studimet e ndryshme në dy dekadat e fundit.

Te shqiptarët janë ruajtur shumë pjesë të paganizmit si besimi në zana, orë, vampirë, lugetër, drangojë, kuçedra. Gjithashtu janë kultivuar traditat pagane si pjesë e ndërtimit të identitetit kombëtar, si p.sh. Dita e Verës, Darka e Lamës. Tashmë ka një interes për të ringjallur[7] traditat pagane si pjesë e kundërshtimit të përçarjeve fetare nga monoteizmi.

Shiko edhe Redakto

Literatura Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Ásatrúarfélagið
  2. ^ ECER
  3. ^ Samfälligheten för Nordisk Sed | Sveriges trossamfund för hedendom
  4. ^ Supreme Council of Ethnikoi Hellenes
  5. ^ SATURNIA TELLUS | Sito ufficiale Movimento Tradizionale Romano
  6. ^ York, Michael (1999). "Invented Culture/Invented Religion: The Fictional Origins of Contemporary Paganism". Nova Religio: The Journal of Alternative and Emergent Religions (në anglisht). 3 (1): 135–146. doi:10.1525/nr.1999.3.1.135. JSTOR 10.1525/nr.1999.3.1.135. Marrë më 15 dhjetor 2020 – nëpërmjet JSTOR.
  7. ^ "Feja Shqiptare". Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2012. Marrë më 23 shtator 2012.