Neumi (kroatisht: Neum) është qyteti i vetëm i cili ndodhet në bregdetin prej 20 km (12 mi)  të Bosnjës dhe Hercegovinëns,[1] duke e bërë atë si pikën e vetme vendit të qasjes së vendit në Detin Adriatik. Në vitin 2009 komuna (općina) kishte një popullsi prej 4,605 ban. dhe në vitin 1991, popullsia e qytetit Neum (naselje) ishte 4,268 ban.

Nën-ndarja Redakto

Komuna përfshin qytetin e Neumit si dhe disa fshatra e që janë:

Babin Do, Borut, Brestica, Broqanac, Brshtanica, Cerovica, Cerovo, Crnogllav, Dobri Do, Dobrovo, Donji Drijen, Donji Zelenikovac, Dubravica, Duzhi, Gllumina, Gornje Hrasno, Gradac, Hotanj Hutovski, Hutovo, Kishevo, Mosheviqi, Prapratnica, Prevish, Rabrani, Vinine dhe Zhukovica.

Pika e kalimit të kufirit nga Kroacia në Bosnjë dhe Hercegovinë, në veri të Neumit
Pamje e Detit Adriatik nga Neumi në Bosnjë dhe Hercegovinë, verë 2010.

Klima Redakto

Neumi ka verë të ngrohtë dhe dimër të butë.

Mesatarja e temperaturave të detit varion nga 13 °C (55 °F) në janar deri 28 °C (82 °F) në korrik dhe gusht. Aktivitetet më të preferuara janë noti dhe banje dielli, plazhimi, shëtitja me varkë, dhe të tjera lloje të sporteve ujore.

Demografia Redakto

Komuna e Neumit u zvogëlua në madhësi nga viti 1971 deri në vitin 1991; ajo kishte 4,781 banorë në vitin 1971, dhe ka rënë në 4,268 njëzet vjet më vonë. Sipas regjistrimit të vitit 1991, 87.6% e banorëve ishin Kroatë, 4.9% Serbë, 4.39% Boshnjakë dhe të nacionaliteteve të tjera. Aktualisht qyteti i Neumit kishte 1,993 banorë në vitin 1991, me një përqindje të lartë të Kroatëve (91%).

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Bosnia-and-Herzegovina Neum britannica.com, britannica.com, 2015-09-09

Lidhje të jashtme Redakto

42°55′30″N 17°37′00″E / 42.92500°N 17.61667°E / 42.92500; 17.61667