Niko Qafzezi (1914–1998) ishte agronom dhe pedagog shqiptar.[1][2]

Jeta e hershme Redakto

Dr. Niko Qafzezi lindi në Korçë më 26 tetor 1914 dhe vdiq më 30 nëntor 1998 në Tiranë Ai ishte martuar me Amalia Qafzezin (Zheji) në 1952 në Tiranë dhe ishte babai i Leon Qafzezit dhe Robert Qafzezit.

Karrierë Redakto

Pas përfundimit të Liceut francez të Korçës , shkoi për të studiuar në Fakultetin e Bujqësisë në Perugia, Itali, ku mesoi nën Prof. Girolamo Azzi. Pasi u kthye në Shqipëri punoi si agronomi në Kosovë deri në vitin 1943. Nga viti 1943 deri më 1952 punoi në Ministrinë e Bujqësisë si Kryetar i Prodhimit Agrar. Menjëherë pas hapjes së Institutit të Lartë të Bujqësisë së Kamzës, sot " Universiteti Bujqësor i Tiranës ", u emëruar si pedagog dhe punoi atje për rreth 20 vjet në Institut. Përveç mësimdhënies, Qafzezi do të shërbente si Shef i Departamentit dhe do të kryente eksperimente në Institut si dhe rrethe të vendit me fara të grurit të elitës në bashkëpunim me Profesorin Italian Cirillo Maliani . Shumë shpejt këto eksperimente çuan në rritjen e rendimentit të grurit në Shqipëri. Ai vdiq në 1998 në moshën 84 vjeç në Tiranë.

Tituj dhe nderime Redakto

Qafzezi ishte doktor shkencash, profesor dhe u nderua nga Parlamenti me "Medaljen e Punës" të klasit të parë dhe dy herë me Urdhërin "Naim Frashëri".

aktivitetet Redakto

Qafzezi ishte autor i shumë teksteve të Fakultetit të Agronomisë si "Fitoteknia" I dhe II, dhe Librat "Kultura e pambukut". Ai hartoi disa artikuj shkencorë në fushën e bujqësisë në revista shqiptare dhe të huaja, si "Fjalori i Bujqësisë" në katër gjuhë: anglisht, latinisht, italisht dhe rusisht.[3] Ky fjalor u botua në Tiranë më 1978, përmban rreth 20 mijë fjalë dhe 852 faqe. Gjithashtu ka lënë në dorëshkrim disa vepra, si "Enciklopedia e Bujqësisë" me rreth 5000 faqe, si dhe disa studime në fushën e etimologjisë për bujqësinë.

Referime Redakto

  1. ^ Aleks Buda (1985), Fjalor enciklopedik shqiptar, Tirana: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, fq. 6, OCLC 15296028 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Buletin i Shkencave Bujqësore, vëll. 9, Tirana: Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë, 1970, fq. 2 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Niko Qafzez (1978), Fjalor i Bujqësisë: Shqip, Latinisht, Italisht, Rusisht, 8 Nëntori, OCLC 11833115 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe Redakto