+383 është kodi ndërkombëtar telefonik (prefiksi) për Kosovën. Ky kod i është caktuar Kosovës nga ana e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit - ITU me Marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Kodi fillimisht pritej të hynte në fuqi më 1 janar 2015, por që finalizimi i marrëveshjes u shty për fund të gushtit të vitit 2016.  Kosova është e përfaqësuar në ITU si Kosovë*, pa paragjykimin e qëndrimeve mbi statusin e saj dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kodi +383 është në kompetencë të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit të Kosovës. [1] [2] [3] [4] [5]

Republika e KosovësBallkan
Republika e KosovësEvropë

Historiku Redakto

Pas shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitin 1992, e cila kishte kodin telefonik +38, Kosovës i mbeti në përdorim kodi +381, e i cili i ishte dhënë Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) dhe që më vonë, pas ndarjes së Malit të Zi, kodi i mbeti Serbisë. Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), krahas këtij kodi për telefoninë mobile u përdoren edhe kodet e Monakos +377 dhe Sllovenisë +386. [6]

Numri  Përdorimi Vendi
+383 TBD Linja fikse dhe rrjetet e telefonisë celulare. [7] Kosova

(2017 - tani)

+383 44
+377 44 Rrjetet e telefonisë celulare. [8]
(1999 – 15 December 2017[9]
Monako

(1999 – 15 dhjetor 2017)

+377 45
+381 28 Linja fikse dhe rrjetet e telefonisë celulare. [9] Serbia

(1992 – 15 dhjetor 2017)

+381 29
+381 38
+381 39
+386 43 Rrjetet e telefonisë celulare. [10] [9] Sllovenia

(2007 – 15 dhjetor 2017)

+386 49

Telefonia fikse Redakto

Qendra regjionale Kodi Komunat e mbuluara
Ferizaji 290 Ferizaji, Kaçaniku, Shtërpca
Gjakova 390 Gjakova, Deçani
Gjilani 280 Gjilani, Dardana, Vitia
Mitrovica 28 Mitrovica, Albaniku, Skenderaji, Vushtrria
Peja 39 Peja, Burimi, Klina
Prishtina 38 Prishtina, Graçanica, Fushë Kosova, Lipjani
Prizreni 29 Prizreni, Sharri (Dragashi), Rahoveci, Theranda

Telefonia mobile Redakto

Kodi Përdorimi Pronarë
044, 045, 046 VALA Posta dhe Telekomi i Kosoves.
043, 048, 049 IPKO Telekom Slovenia.
047 mts d.o.o Telekom Serbia.

Kodet speciale Redakto

Kodi Shërbimi
112 Numri i unifikuar i emergjencës
192 Policia
193 Zjarrfikësit
194 Ambulanca

Referime Redakto

  1. ^ "Statement by High Representative/Vice-President Federica Mogherini following the meeting of the EU-facilitated dialogue". EEAS - European Union. Marrë më 25 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "- Kosovo represented with a footnote" (PDF). itu.int. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "ITU Operational Bulletin International Codes -5/No. 1114 – 5" (PDF). itu.int. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "ITU Operational Bulletin Notes common to Numerical and Alphabetical lists of Recommendation ITU-T E.164 assigned country codes - – 18 –" (PDF). itu.int. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "- EU-facilitated Belgrade-Pristina Dialogue: Implementation of the arrangement on telecommunication". europa.eu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ *"Telecommunications: Kosovo's callers forced to talk in foreign codes". Financial Times. 13 dhjetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Realizohet thirrja e parë me kodin e ri +383 [video]". KOHA.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2017. Marrë më 2017-02-02.
  8. ^ "[43] Use of Monaco country code 377 in Kosovo". International Telecommunication Union, ITU. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c "Kosova siguron kodin telefonik 383: Alokimi më 15 dhjetor, kodet 381, 377, 386 do të hiqen nga përdorimi - Telegrafi". telegrafi.com. 13 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "iPKO establishment history: 1999". IPKO. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto