Oruç Reis (Osmanisht: عروج ريس; Spanjisht: Aruj; 1474–1518) ishte guvernator osman i Algier dhe shef guvernator i Mesdheut Perëndimor, dhe vëllau i Hajredin Barbarosa. Ai u vra në një betejë kundër spanjollëve në TlemcenAlgjerinë Osmane.

Oruç Reis

Ai u bë i njohur si Babai Oruç (Baba Aruj) kur trasnportoi një numër të refugjatëve myslimanë dhe jehudë prej Spanjës në Afrikën Veriore; ai ishte i njohur në Evropë si Barbarosa (që do të thotë Mjekërrkuqi në italisht).[1]

Familja Redakto

Babai i tij, Jakup Aga, ishte turk[2][3][4][5] me prejardhje shqiptare.[6][7][8] Yakup Ağa morri pjesë në pushtimin osman të Lesbosit (Midilli) prej Gjenovës në vitin 1462, dhe si shpërblim, ishte dhënia e çifligut të fshatit Bonova në ishull. Ai u martua me një grua greke nga Mytilene, me emrin Katerina,[6][9][10][11] dhe ata kishin dy vajza dhe katër djem: Ishak, Oruç, Hizir dhe Iljazi. Yakup u bë një vorbabërës i themeluar dhe bleu një varkë për të tregtuar produktet e tij. Të katër djemtë ndihmuan babanë e tyre me biznesin e tij, por nuk dihet shumë për vajzat. Në fillim Oruçi ndihmoi me anijen, ndërsa Hizir ndihmoi me qeramikë.

Udhëheqja e Algjerit Redakto

Në vitin 1516, tre vëllezërit arritën të lirojnë Jijelin dhe Algjerin nga spanjollët, por përfundimisht morën kontroll mbi qytetet dhe rajonin përreth, duke e detyruar sundimtarin e mëparshëm, Ebu Hammu Musa III të dinastisë Zajanid të largohet[12]. Spanjollët lokalë në Algjeri kërkuan strehim në ishullin Peñón afër Algjerit dhe kërkuan nga mbreti i Spanjës, Perandori Charles V, që të ndërhynte, por flota spanjolle dështoi të detyronte vëllezërit të largohen nga Algjeri.

Pas konsolidimit të fuqisë së tij dhe deklarimit të vet Sulltanit të ri të Algjer, Oruç kërkoi të zgjeronte territorin e tij të thellë dhe mori Miliana, Médéa dhe Ténès. Ai u bë i njohur për lidhjen e lundrave me kanalet për transport nëpër shkretëtirat e Afrikës së Veriut. Në vitin 1517, vëllezërit bastisën Capo Limiti dhe më vonë Ishullin e Capo RizzutoKalabri.

Bashkimi me Perandorinë Osmane Redakto

Për Oruçin, mbrojtja më e mirë kundër Spanjës ishte të bashkohej me Perandorinë Osmane, atdheun e tij dhe rivali kryesor i Spanjës. Për këtë ai duhej të braktiste titullin e tij të Sulltanit të Algjerisë tek osmanët. Ai e bëri këtë në vitin 1517 dhe u ofroi Algjerin tek Sulltanët Osman. Sulltani e pranoi Algjerin si një sanxhak Osman (provincë), emëroi Oruç si Guvernator të Algjerit dhe Shefi Guvernator i Mesdheut Perëndimor dhe premtoi ta mbështeste atë me jeniçerë, galerë dhe topa.

Angazhimi i fundit Redakto

Spanjollët urdhëruan Ebu Zejanin, të cilin e kishin caktuar si sundimtar të ri të Tlemcenit dhe Oranit, për të sulmuar Oruçin nga toka, por Oruçi mësoi për planin dhe goditi në mënyrë të paracaktuar kundër Tlemcen, duke kapur qytetin dhe ekzekutimin e Ebu Zajanit në Rënien e Tlemcen (1518). I vetmi mbijetues i dinastisë së Ebu Zajanit ishte sheihu Buhammud, i cili u arratis në Oran dhe bëri thirrje për ndihmën e Spanjës.

Në maj të vitit 1518, perandori Çarls V arriti në Oran dhe u prit atje nga Sheiku Buhammud dhe guvernatori spanjoll i qytetit, Diego de Córdoba, Markez i Comares, i cili komandonte një forcë prej 10,000 ushtarëve spanjollë. Të bashkuar nga mijëra Beduin, spanjollët marshonin në Tlemcen ku Oruçi dhe Ishaku i prisnin me 1.500 ushtarë turq dhe 5.000 ushtarë maure. Ata e mbrojtën Tlemcen për 20 ditë, por u vranë përfundimisht në luftime nga forcat e Garcia de Tineo.

Referime Redakto

  1. ^ "World Monument Photography". www.worldmonumentphotos.com (në anglisht). Marrë më 2017-12-08.
  2. ^ Cervantes y su mundo, Eva Reichenberger, page 134, 2005
  3. ^ Encyclopædia Britannica, page 147, 1963
  4. ^ Islam in the Balkans: religion and society between Europe and the Arab world, H. T. Norris, page 201, 1993
  5. ^ Piri Reis & Turkish mapmaking after Columbus: the Khalili Portolan atlas, Svatopluk Soucek, Muʾassasat Nūr al-Ḥusayn, page 11, 1996
  6. ^ a b Bozbora, Nuray (1997), Osmanlı yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut ulusçuluğu'nun gelişimi (në turqisht), fq. 16
  7. ^ Born in Mytilene around 1466 to a, Hayreddin, then called Hizir., Niccolò Capponi, Victory of the West: The Great Christian-Muslim Clash at the Battle of Lepanto, Da Capo Press, 2007, ISBN 978-0-306-81544-7, p. 30.
  8. ^ Encyclopædia Britannica, Vol 1, Encyclopædia Britannica, 1972, p. 147.
  9. ^ Hayreddin Barbarossa, who would rise to become the ruler of Algiers, and later admiral of the Ottoman fleet, was of Greek origin and got his start raiding the southern and western shores of Anatolia on behalf of Korkud, son of Bayezid..., Virginia H. Aksan & Daniel Goffman, The early modern Ottomans: Remapping the Empire, Cambridge University Press, 2007, ISBN 978-0-521-81764-6, p. 106.
  10. ^ Their father was former Muslim soldier, probably from a recent converted family of the European Provinces. Their mother is said to have been the widow of a Greek priest., Frank Ronald Charles Bagley et al., The Last Great Muslim Empires: History of the Muslim World, Brill Academic Publishers, 1997, p. 114.
  11. ^ Die Seeaktivitäten der muslimischen Beutefahrer als Bestandteil der staatlichen Flotte während der osmanischen Expansion im Mittelmeer im 15. und 16. Jahrhundert, p.548, Andreas Rieger, Klaus Schwarz Verlag, 1994
  12. ^ Berber Government: The Kabyle Polity in Pre-colonial Algeria