Pagodat kineze (kinezçe=塔 - në transliteracionin pinyin shkruhet Tǎ) janë një pjesë arkitekturës tradicionale kineze. Përveç përdorimit fetar, që nga kohët e lashta Pagodat kineze kanë qenë vlerësuar për pamjet spektakolare që ofrojnë dhe shumë poema të famshme në historinë kinezse përmendin gëzimin e ngjitjes nëpër shkallët e pagodave. Pagoda është një kullë me strehë të mbivendosura të shumë-fishta, ndërtuar në traditat me orgjinë nga Azia e jugut[1][2] dhe të zhvilluara më tej në Azinë lindore ose në përputhje me traditat e rajonit, të zakonshme në Nepal, Indi, Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Burma, Sri Lanka dhe vende të tjera të Azisë. Disa pagoda janë përdorur si shtëpi adhurimi taoiste. Shumica e pagodave u ndërtuan për qëllime fetare, më së shumti budiste. Në disa vende, termi mund të tregoi struktura të tjera fetare. Në Vietnam dhe Kamboxhia, për shkak të përkthimit francez, termi anglisht Pagoda është një term i përgjithshëm që i referohet një vendi adhurimi, megjithëse pagoda nuk është një fjalë e saktë për të përshkruar një vihara budiste në këtë rast. Pagoda moderne është një evoluim i stupa-s së Nepalit të lashtë, një strukturë si varr ku mund të mbaheshin dhe adhuroheshin reliket e shenjta.[3] Struktura arkitekturore e stupa-s u përhap përgjatë Azisë, duke marrë forma të ndryshme pasi detaje specifike të vendeve të ndryshme i shtoheshin dizajnit të saj të përgjithshëm.

Pagoda e Patës së Madhe të Egër, ndërtuar me tulla rreth vitit 652 dhe rindërtuar në vitin 704, gjatë Din. Tang

Etimologjia Redakto

 
Pagoda Xumi, ndërtuar në vitin 636 gjatë Dinastisë Tang

Fjala me gjasa rrjedh nga shqiptimi jugor kinez i fjalës që tregon kullën tetë-këndore,"Pa-Ko-Ta" (kinezçe: 八角塔 (bā jiǎo tǎ)) dhe i përforcuar nga emri i një pagode të hasur nga shumë vizitorë të hershëm evropianë në Kinë, Pagoda "Pa-Zhou-Ta", që gjendet pak më në jug të Kantonit (Guangzhou).[4] Ndërsa sipas disa burimeve budiste fjala rrjedh nga termi sanskritisht "dhatu garba", ose gjuha pali dhātugabbha: 'dhoma e relikeve' ose 'faltorja e relikeve', dmth. një stupa, i kaluar në gjuhën singaleze "dagoba" (stupa) dhe që në birmanisht dhe që duke kaluar në portugalisht do të merrte formën e tanishme.[5] Një propozim tjetër, i gjetur në shumë fjalorë të gjuhës angleze, është etimologjia e lidhur me termin pagoda nga portugalishtja (nëpërmjet dravidianishtes pagodi ose pagavadi), nga sanskritishtja bhavati, gjinia femërore e bhagavatt, "i bekuar" (ose "hyjnor") nga bhag, "fat-mbarësi". Një tjetër etimologji e propozuar është termi butkada i persishtes, nga but, "idhull" dhe kada, "tempull, banesë".[6] Sipas Dictionnaire historique de la langue française i Alain Rey, përdorimi i parë i termit është në një shkrim portugalisht i vitit 1516; më pas i hyrë në frëngjisht në vitin 1545 për të treguar gjithë tempujt e besimeve orientale dhe nga aty u përhap në gjithë gjuhët evropiane.

Historia Redakto

Origjina e pagodës mund të gjendet te stupa (shek. III p.e.s.).[7] Stupa, një monument në formë kubeje, përdorej si një monument përkujtues i lidhur me ruajtjen e relikeve të shenjta.[7] Stupa doli si një stil i veçant i arkitekturës Newari në Nepal dhe e adoptuar në Azinë juglindore dhe lindore. Arkitekti nepalez Araniko (1245 - 1306) vizitoi Kinën dhe punoi në oborrin mongol të Dinastisë Yuan ku ndau aftësitë e tij për të ndërtuar stupa,[8][9] që u shquan si monumente budiste të përdorur për të depozituar reliket e shenjta.[7] Në Azinë Lindore, arkitektura e kullave dhe pavjoneve kineze u përzie me arkitekturën e pagodës, duke u përhapur pastaj në gjithë Azinë jug-lindore. Qellimi fillestar i pagodës ishte të bujtëte reliket dhe shkrimet e shenjta.[10] Ky qëllim u popullarizua për shkak të përpjekjeve të misionarëve budistë, pelegrinëve, prijësve dhe besimtarëve të thjeshtë budistë që ndiqnin, shpërndanin dhe adhuronin reliket budiste.[11] Struktura bazë e pagodave kineze më të hershme ishte me bazë katrore dhe rrethore. Pagodat e ndërtuara gjatë dinastive Sui dhe Tang zakonisht kishin bazë katrore, me pak përjashtime si Pagoda Daqin. Nga shek. e V-X kinezët filluan të ndërtojnë kulla pagodash me bazë tetëkëndëshe. Pagodat nga periudha e Pesë Dinastive, Dinastia Song, Jin dhe Yuan përfshinin shumë stile të reja, me një theks më të madh në bazat hekzagonale dhe oktagonale. Pagodat e periudhave Ming dhe Qing përgjithësisht trashëguan stilet e mëparshëm, megjithëse kanë disa ndryshime të vogla.

"Modele kullash në miniaturë të periudhës Han"
Pamje anësore e një kulle qeramike të periudhës Han me një ballkon në katin e mesëm dhe një portik me dy kulla më të vogla përbri.
Modele tre kullash vrojtimi të periudhës Lindore Han.

Pagoda më e lartë kineze nga koha para moderne është Pagoda Liaodi e Manastirit Kaiyuan, në Dingxian, provinca Hebei, e përfunduar në vitin 1055 nën perandorin Song, Renzong dhe që lartësohet në një lartësi tërësore prej 84 m. Pagoda u ndërtua me tulla dhe gurë dhe ka strehët klasike të mbivendosura gradulisht që shënojnë çdo kat dhe ka një seksion të mureve të saj pjesërisht të hapur në një anë, që lejon të shihet brendësia e pagodës, kolona e brendshme në formën e një pagode tjetër brenda dhe trashësia e mureve të pagodas.[12] Megjithëse nuk është më, pagoda më e lartë para-moderne në historinë kineze ishte pagoda prej druri e Chang'ani-t, 100 m e lartë, e ndërtuar nga perandori Yang i Dinastisë Sui.[13] Pagoda Liaodi është pagoda më e lartë para-moderne akoma në këmbë, megjithëse në prillin e vitit 2007 Pagoda e Tempullit Tianning, një pagoda e re prej druri në Changzhou u hap për publikun; kjo pagoda është tani më e larta në Kinë, duke qenë 154 m e lartë.

Dinastia Han dhe pagodat prej druri Redakto

Shtembuj të arkitekturës së kullave të periudhës Han janë më të hershme se ndikimi budist. Që nga Dinastia Zhou rreth 3,500 vjet më parë u nis të ndërtoheshin kulla të larta që një pjesë janë akoma edhe sot. Michael Loewe shkruan se gjatë Dinastisë Han (nga viti 202 p.e.s. deri në vitin 220 të e.s.), ndëtoheshin kulla shumë-katëshe për qëllime fetare, si observatorët astronomikë, si ndërtesa zbukuruese që besohej se tërhiqnin pëlqimin e shpirtrave, perëndive dhe të pa-vdekshmëve, ose si kulla vrojtuese.[14] Nga Dinastia Lindore Han deri në Dinastitë jugore dhe veriore (~25-589 të e.s.) pagodat ndërtoheshin më së shumti prej druri, si strukturat e tjera të lashtë kineze. Shumë prej pagodave në librin Tregime Rreth Tempujve Budist në Luoyang, një tekst nga Dinastia Veriore Wei, ishin prej druri. Pagodat prej druri janë rezistente ndaj tërmeteve, por për fat të keq shumë nga to janë djegur dhe druri është i prirur gjithashtu si ndaj kalbjes ashtu dhe brejtjes nga insektet infektuese. Një shembull i njohur i pagodave të hershme prej druri është Pagoda Futuci në Xuzhou, e ndërtuar në periudhën e Tre Mbretërive (~220-265 të e.s.). Letërsia e periudhave të mëvonshme përcjell gjithashtu dëshmi të mbizotërimit të ndërtimit të pagodave prej druri në këtë periudhë. Poeti i famshëm i Dinastisë Tang, Du Mu, dikur shkroi:

480 tempuj budistë të Dinastive jugore,
kulla të panumërta dhe pagoda qëndrojnë mes mjegullës së shiut .

Duke ndjekur mbretërimin e Dinastisë Han (202 p.e.s.220 të e.s.), idea e stupave budiste hyri në kulturën kineze, si një banesë dhe dhe strehë e shkrimeve sutra. Gjatë periudhës së Dinastive veriore dhe jugore, u zhvillua pagoda dalluese kineze, me pararendësit e saj te kullat e larta vrojtuese dhe apartamentet e larta rezidenciale të Dinastisë Han (siç tregohet nga modelet e varreve Han).[15][16] Pagoda më e vjetër ekzistuese prej druri sot në Kinë është Pagoda e Tempullit Fugong në kontenë Ying, provinca Shanxi, ndërtuar në shek. e XI gjatë Dinastisë Song ose asaj Liao.

Kalimi te tulla dhe guri Redakto

 
Pagoda Liuhe (Pagoda e Gjashtë Harmonive) e Hangzhou-së, provinca Zhejiang, ndërtuar në vitin 1165 gjatë Dinastisë Song

Një nga pagodat më të hershme me tulla dhe gurë ishte një ndërtesë tre-katëshe e ndërtuar gjatë Dinastisë Jin (dinastia e parë Jin 265-420 të e.s.) nga mbreti Wang Jun i Xiangyang-ut. Gjithësesi tashmë është e shkatërruar. Gjatë Dinastisë Veriore Wei dhe asaj Sui (386-618) filluan eksperimentime me ndërtimin e pagodave prej tulle dhe guri. Edhe në fund të periudhës Sui, gjithësesi, druri ishte akoma materiali më i përdorur. Për shembull, Perandori Wen i Dinastisë Sui (mbretëruar në vitet 581-604) një herë nxori një dekret për gjithë kontetë dhe prefekturat që të ndërtonin pagoda sipas një seti modelesh standarde, gjithësesi meqë ato ishin ndërtuar të gjitha prej druri asnjë nuk ka mbijetuar. Vetëm Pagoda Songyue ka mbijetura, një pagodë me bazë rrethore e ndërtuar me gurë në vitin 523. Gjatë Dinastisë Sui (581618) dhe Tang (618907), pagodat kineze u zhvilluan nga struktura pastërtisht druri në përdorimin e muraturave të artikuluara prej guri dhe tulle, që mundëte tu mbijetonte më lehtësisht flakëve të shkaktuara nga vetëtimave ose zjarrvëniet dhe të ishin më pak të ndjeshme nga degradimi. Pagoda më e hershme prej tulle që ka mbijetuar është Pagoda Songyue, ndërtuar në vitin 523 një shembull tipik i një pagode prej guri të periudhës Tang është Pagoda e Patës së Madhe të Egër, e ndërtuar në vitin 652. Megjithëse ndikimi budist në Kinë u lëkund pas periudhës së vonë Tang, pagoda kullash të shumta budiste u ndërtuan gjatë Dinastisë Song. Pagodat e larta kineze shpesh ishin të ndërtuara në zonat rurale në vend të mureve të brendshme të qyteteve, më së shumti për të shmangur konkurrencën me autoritetin kozmik-perandorak të mishëruar kulla tamburë dhe porta të qyteteve.[17] Pagoda e Patës së Madhe të Egër, e ndërtuar në një lagje të qytetit të Chang'an-it jugor, bën pjesë te përjashtimet nga kjo traditë. Pagoda më e hershme prej tulle akoma ekzistuese është Pagoda Songyue në kontenë Dengfeng, Henan, 40 metra e lartë.[18] Kjo pagodë e lakuar, me bazë rrethore u ndërtua në vitin 523 gjatë Dinastisë Veriore Wei dhe ka mbijetuar për 15 shekuj.[18] Në mënyrë shumë të ngjashme me pagodat e mëvonshme të gjetura gjatë Dinastisë pasuese Tang, ky tempull ka strehë të mbivendosura rrethuese të strukturës së saj, ashtu si dhe një majëz në krye. Muret e saj janë 2.5 m të trashë, me një diametër të katit përdhes prej 10.6 m. Një tjetër pagodë prej tulle e hershme është Pagoda Guoqing e Dinastisë Sui ndërtuar në vitin 597. Pagoda më e hershme në shkallë të madhe prej guri është Pagoda me Katër Porta në Licheng, Shandong, e ndërtuar në vitin 611 gjatë Dinastisë Sui. Si dhe Pagoda Songyue, edhe ajo ka një majuc në krye dhe është ndërtuar në stilin e një pavjoni. Tulla dhe guri vazhduan të mbizotëronin ndërtimin e pagodave gjatë periudhave Tang, Song, Liao dhe Jin (dinastia e dytë Jin 11151234). Një shembull do të ishte Pagoda e Patës së Madhe të Egër (), ndërtuar në vitin 652 gjatë periudhës së hershme Tang. Pagoda prej Porcelani e Nanjing-ut ka qenë një nga pagodat më të famshme me gurë dhe tulla në Kinë përgjatë historisë.

 
Pagoda Lingxiao e Zhengding-ut, në Hebei, ndërtuar në vitin 1045 gjatë Dinastisë Song, me pak ndryshime në rikonstruktimet e mëvonshme

Humbja e rëndësisë përgjatë kohës Redakto

Pagodat, duke u mbajtur në kontakt me traditën e Tempullit të Kalit të Bardhë, përgjithësisht vendoseshin në qendër të tempujve deri në periudhën e dinastive Sui dhe Tang. Gjatë periudhës Tang, rëndësia e godinës së sallonit kryesor u rrit ndërsa pagoda u zhvendos anash godinës së sallonit, ose jashtë gjithë kompleksit të tempullit. Në fillim të periudhës Tang, Dàoxuān shkroi Dizajni Standard për Ndërtimin e Tempullit Budist në të cilin salloni kryesor zëvendësonte pagodën si qendra e tempullit. Projektimi i tempujve ishte gjithashtu i ndikuar nga përdorimi i rezidencave tradicionale kineze si faltore, pasi ishin dhuruar në mënyrë filantropike nga të pasurit e devotshëm. Në këto hapësira të para-konfiguruara, duke ndërtuar një pagoda qendrore mund të mos ketë qenë e dëshirueshme ose e mundur. Gjatë Dinastisë Song (960-1279), sekti Çan (fjala në gjuhën kineze për Budizmin Zen) zhvilloi një 'strukturë të re me shtatë pjesë' për tempujt. Shtatë pjesët - salloni Buda, salloni dharma, lagja e murgjëve, thesari, porta, salloni i tokës së dlirë dhe hapësirat për higjenën - i përjashton tërësisht pagodat me mund të shihet se përfaqëson triumfin përfundimtar të sistemit tradicional kinez pallat/oborr mbi traditën origjinale të pagodës qendrore të vendosur 1000 vjet më herët nga Tempulli i Kalit të Bardhë në vitin 67 të e.s. Megjithëse ato u ndërtuan jashtë tempullit kryesor, pagoda të mëdha në traditën e kaluar vazhduan të ndërtoheshin. Kjo përfshin dy pagoda nga periudha Ming të Tempullit Famen dhe Pagoda Chongwen në Jingyang të provincës Shaanxi. Një shembull i shquar i mëvonshëm i shndërrimit të një pallati në një tempull është Tempulli Yongh në Pekin, që ishte rezidenca e perandorit Yongzheng para se ai të ngjitej në fron. U dhurua për tu përdorur si një manastir pas vdekjes së tij në vitin 1735.

Simbolizmi dhe gjeomancia Redakto

Ikonografia Han është e dukshme në arkitekturën e Pagodas kineze. Imazhi i Shakyamuni Buddha në abhaya mudra është gjithashtu e dukshme në disa pagoda kineze. Ikonografia Budiste është gjithashtu brenda simbolizmit të pagodës.[19] Në një artikull mbi elementet budiste në artin Han, Wu Hung sugjeron se në këto varre, ikonografia budiste ishte aq mirë e shkrirë me traditat autoktone kineze sa u zhvilluan një sistem unik simbolizmi.[20] Disa besonin se ato do të ndikonin në suksesin e studentëve të rinj për të marrë provimet perandorake për një gradë në shërbimin civil.[21] Kur një pagoda e kontesë Yihuang në Fuzhou u rrëzua në vitin 1210 gjatë Dinastisë Song, gjithë banorët vendorë besonin se fatkeqësia ishte e lidhur drejtëpërdrejtë me dështimin e atëhershëm të shumë kandidatëve në provime perandorake për gradat zyrtare, para-kushti për caktimin në shërbimin civil.[22] Pagoda u rindërtua në vitin 1223 dhe pati një list të mbishkruar në të nga kanditatët e fundit të sukseshëm në provime, me shpresën se kjo do ta kthente prirjen dhe tejkalonte favorin mbinatyror, kozmik të kontenë.[22]

Galeri imazhesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ http://www.china.org.cn/english/features/43498.htm
  2. ^ http://www.webpages.uidaho.edu/arch499/nonwest/nepal/Pagoda.htm
  3. ^ The Columbia Encyclopedia; Sixth Edition; Columbia University Press
  4. ^ David Robbins Tien: "Chinese origin of the term pagoda"; Comments on Etymology, October 2014, Vol.44, no. 1, fq. 2-6.
  5. ^ Henry Yule & Arthur Coke Burnell: Hobson-Jobson: The Anglo-Indian Dictionary; shtypur për herë të parë në 1896, rishtypur nga Wordsworth Editions, 1996, fq. 291. Online Etymology Dictionary nga Douglas Harper, s.v. pagoda, në http://www.etymonline.com/ (kontrolluar më 29.04.2016)
  6. ^ Random House Unabridged Dictionary; Second Edition; Random House, New York, 1993
  7. ^ a b c Pagoda. Encyclopædia Britannica
  8. ^ http://english.sina.com/china/2012/1201/533045.html?utm_source=twitterfeed&utm_medium=twitter&utm_campaign=DTN+Fashion:
  9. ^ Eric Stratton: "The Evolution of Indian Stupa Architecture in East Asia"; New Delhi, Vedams, 2002, viii, ISBN 81-7936-006-7
  10. ^ Michael W. Fazio, Marian Moffett & Lawrence Wodehouse: "A World History of Architecture"; 2003, McGraw-Hill Professional, ISBN 0-07-141751-6
  11. ^ John Kieschnick: "The Impact of Buddhism on Chinese Material Culture"; 2003, Princeton University Press, ISBN 0-691-09676-7
  12. ^ Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture. 1997, Honolulu: University of Hawaii Press, fq. 387
  13. ^ Charles Benn: China's Golden Age: Everyday Life in the Tang Dynasty; Oxford: Oxford University Press; 2002, ISBN 0-19-517665-0, fq. 62
  14. ^ Loeëe (1968), 133.
  15. ^ Hoover, M. (gusht 2006). "The Art of Early China and Korea". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2010. Marrë më 19 gusht 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 128.
  17. ^ Joseph Needham: Science and civilisation in China, Vol. 4: Physics and Physical Technology, Part 3: Civil Engineering and Nautics; 1971, Cambridge University Press, Cambridge, edicioni 1978 Caves Books, Ltd. Reprint; isbn 0-521-07060-0, fq. 137
  18. ^ a b Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture. 1997, Honolulu: University of Hawaii Press, fq. 383.
  19. ^ John Kieschnick: The Impact of Buddhism in Material Chinese Culture; 2003, Princeton University Press; ISBN 0-691-09676-7, fq. 83
  20. ^ John Kieschnick: The Impact of Buddhism in Material Chinese Culture; 2003, Princeton University Press; ISBN 0-691-09676-7, fq. 84
  21. ^ Timothy Brook: The Confusions of Pleasure: Commerce and Culture in Ming China; 1998, Berkeley: University of California Press. ISBN 0-520-22154-0, fq. 7
  22. ^ a b Robert P. Hymes: Statesmen and Gentlemen: The Elite of Fu-Chou, Chiang-Hsi, in Northern and Southern Sung; 1986, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-30631-0, fq. 30

Bibliografia Redakto

  • Charles Benn: China's Golden Age: Everyday Life in the Tang Dynasty; Oxford: Oxford University Press; 2002, ISBN 0-19-517665-0.
  • Timothy Brook: The Confusions of Pleasure: Commerce and Culture in Ming China; 1998, Berkeley: University of California Press. ISBN 0-520-22154-0.
  • Michael W. Fazio, Marian Moffett & Lawrence Wodehouse: A World History of Architecture; 2003, McGraw-Hill Professional, ISBN 0-07-141751-6.
  • Fu, Xinian: "The Three Kingdoms, Western and Eastern Jin, and Northern and Southern Dynasties", te Chinese Architecture; red. nga Nancy S. Steinhardt; 2002, New Haven: Yale University Press. ISBN 0-300-09559-7, fq. 61–90.
  • Robert P. Hymes: Statesmen and Gentlemen: The Elite of Fu-Chou, Chiang-Hsi, in Northern and Southern Sung; 1986, Cambridge: Cambridge University Press; ISBN 0-521-30631-0.
  • John Kieschnick: The Impact of Buddhism on Chinese Material Culture; 2003, Princeton University Press, ISBN 0-691-09676-7.
  • Michael Loewe: Everyday Life in Early Imperial China during the Han Period 202 BC–AD 220; 1968, London: B.T. Batsford Ltd.; New York: G.P. Putnam's Sons; ISBN 0-87220-758-7.
  • Nancy Shatzman Steinhardt: Liao Architecture. 1997, Honolulu: University of Hawaii Press.
  • Eric Stratton: The Evolution of Indian Stupa Architecture in East Asia; New Delhi, Vedams, 2002, viii, ISBN 81-7936-006-7.

Lidhje të jashtme Redakto