Pará është një shtet në veri të Brazilit. Ajo kufizohet me shtetet braziliane e Amapá, Maranhão, Tocantins, Mato Grosso, Amazona dhe Roraima (drejtimi sipas akrepave të orës nga veriu). Në veriperëndim kufizohet me Guajanën dhe Surinamin ndërsa në verilindje laget nga Oqeani Atlantik. Kryeqytet ka Belémin.

Pará
Flamuri i Pará
Stema zyrtare e Pará
Location of Pará
Popullsia
 • Gjithsej7.588.078
{{{postal_code_type}}}
66000-000 deri 68890-000

Historia Redakto

Për herë të parë u kolonizua nga Portugezët në vitin 1616, vit kur u ndërtua edhe Fortesa Presépio në gjirin e Guajanës, që çoi në formimin e qytetit Belém. Para kësaj rajoni ka qene i pushtuar disa herë nga Hollandezët dhe Anglezët të cilët kërkonin piper, guaraná (pemë nga e cila nxirret një pluhur që përdoret si stimulant), farat e frutit annatto të cilat përdoren për gatim, si krem kundër diellit, dhe për të nxjerrë pigmentin e ngjyrës së kuqe.

Gjeografia Redakto

Para është një zonë e rrafshët në pjesën qendrore që korrespondon me pellgun më të ulët të lumit Amazon dhe deltën e tij. Në pjesën jugore është e karakterizuar nga ultësira ​​e Masivit Qendror, në veri dhe nga lartësitë e masivit Guajana.Lumenj të tjerë përveç Amazonës janë Xingu dhe Tocantins. Shteti përshkohet nga dy zona kohore.

Ekonomia Redakto

Sektori i shërbimeve është komponenti më i madhe i GDP-së me 40,9%, ndjekur nga sektori industrial me 36.3% . Bujqësia përfaqëson 22,8% të PBB-së (2004). Eksportet e para: mineral hekuri 31,1%, alumini 22,2%, druri 13,5%, minerale të tjera 7.9% (2002), përfaqësojnë 1.8% të ekonomisë Brazilian (2005).

Lidhje të jashtme Redakto

5°40′00″S 52°44′00″W / 5.66666667°S 52.73333333°W / -5.66666667; -52.73333333