Parku Kombëtar "Una" (Bosnian: Nacionalni park Una) është një park kombëtar themeluar në 2008, reth rrjedhës së epërme të lumit Una si dhe lumit Unac, në Bosnje-Hercegovinë. Qëllimi kryesor i parkut është mbrojtja e lumenjëve Una dhe Unac gjersa rrjedhin nëpërmjet tij.

Gjeografia Redakto

Zonë e Mbrojtur e Parkut Kombëtar shtrihet në anën perëndimore nga burimi i lumit Krka dhe në drejtim të tij bashkohet me lumin Una në kufirin shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës me Kroacinë nga ku, kufiri park ndjek "Unën" dhe kufirin shtetërorë të qytetit Martin Brod. Nga atje parku kufitar vijon "Unën" në të djathtë dhe në kufirin shtetëror ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë në të majtë, derisa arrin në një qytet të vogël Ripaç, pak kilometra në rrjedhën e sipërme nga qyteti Bihaq.

Ujëvara Redakto

Ujëvarat më të famshme janë ato të Martin Brod. Gjatë gjithë parkut, vizitorët mund të shijojnë kushte të mira për rafting, peshkim, çiklizëm, hiking, dhe kampim. Kërcimi nga urat e qytetit në Bihaq dhe Bosanska Krupa është gjithashtu shumë i popullarizuar.

Biologji Redakto

Parku Kombëtar Una është shquar edhe për biodiversitetin e saj, me 30 lloje peshqish, 130 specie zogjsh, dhe kafshët e tjera, duke përfshirë rrëqebulli, dhelpra, ujku, ariu dhe dhia e egër.

Arkeologjia Redakto

Zona e parkut ka trashëgimi të pasur kulturore-historike dhe faqet e shumta arkeologjike, daton nga periudha parahistorike. Në thesaret historike të rajonit janë Fortesa Romake Milančeva Kula, Manastiri Rmanj, shumë fortesa mesjetare si Ostrovica mësipërm Kulen Vakuf dhe Kalanë Ostrožac.[1]

Referime Redakto

  • "Zakon o Nacionalnom parku "Una"". Službene novine Federacije BiH (në boshnjakisht). gusht 2008. Marrë më 2012-04-16.

Referime Redakto

  1. ^ "Peace Park Plitvice-Una: New Bridge between Bosnia-Herzegovina and Croatia". newsvine.com. 2011. Marrë më 2012-04-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

44°29′42.96″N 16°08′05.96″E / 44.4952667°N 16.1349889°E / 44.4952667; 16.1349889