Pataçani i Poshtëm

fshat në Kosovë

Pataçani i Poshtëm është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Vneshtar i Poshtëm.

Pataçan i Poshtëm
Vneshtar i Poshtëm
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.077

Ndodhet në perëndim të qytetit të Rahovecit. Fshatrat përreth janë Pataçani i Epërm, Sapniqi e Bellacërka.

Gjatë luftës në Kosovë, Pataçani i Poshtëm u sulmua nga forcat serbe më 6 shtator 1998. Një zonjë 50-vjeçare u vrit dhe djali i saj 13-vjeçar u plagos. Mbasandaj u plaçkit fshati edhe shtëpitë u digjeshin.[1]

Regjistrimi i popullsisë 2011 ka treguar se Pataçani i Poshtëm ka gjithsej 1077 banorë, të gjitha (100 %) janë shqiptarë.[2]

Personalitete Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Report No. 434 on the widespread repression and harassment perpetrated by the Serbian police and other authorities in Kosova from August 30 to September 6 1998. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, 10 shtator 1998, shqyrtuar: 13 mars 2018 (anglisht).
  2. ^ Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 13 mars 2018.

Lidhje të jashtme Redakto