PEGAZI ose Pegazus (greqisht: Πήγασος, Latin: Pegasus) - kali me krah, i cili ka fluturuar nga trupi i Gorgona Meduzës kur trimi Perze ia preu kokën.

Bellerophon riding Pegasus (1914)

Ka mundur të fluturojë me shpejtësinë e erës dhe ka jetuar në malet e larta, veçmas në Parnas në Fokidë dhe në Helikon në Beoti. Në zabelin e Helikonit, i kushtuar Muzeve, gjoja se një herë ka marrë në thua dhe atje e hapi burimin Hipokrenën. Kur ishte i etshëm lëshohej nga reja te burimi Peirena në Akrokorint. Atje edhe e ka zënë kreshnikun Belerofont që me ndihmën e tij ta vrasë përbindshën Kimera, e cila jetonte në humnerën e thellë të malit në Liki, në të cilën mund të shkelet vetëm nga ajri. Pas vrasjes së Kimerës Pegazi mbeti në shërbim të Belerofontit. Kur Belerofonti vendosi që në shpinë të tij të fluturojë në Olimp, Zeusi, zoti suprem, e dënon këtë arrogancë, duke ia lëshuar Pegazit tërbimin, kështu që Belerofonti nuk mundi të qëndroj në të, u rrëzua në tokë dhe u çmend.

Pegasus, as the horse of Muses, was put on the roof of Poznań Opera House (Max Littmann, 1910)

Sipas disa autorëve të vjetër baba i Pegazit konsiderohej krijuesi i kuajve, Poseidoni, zoti i detit.

Grekët me emër Pegaz e quanin edhe njëren prej hyllësive e cila kështu quhet edhe sot e kësaj dite. Më vonë Pegazin e përvetësuan poetët dhe në të fluturuan në Parnas te Muzat, por edhe në Helikon Hipokreni që atje të furnizohen me frymëzimin poetik. Sot Pegazi përdoret edhe për shërbimin poetik më të vogël: shërbehen me të si shenjë mbrojtëse botuesit, për më tepër u bë edhe shenjë mbrojtës i vajit të Mobiloil. Piktura të tij nga antika janë ruajtur në një numër të madh nga kohërat e reja. Pikturave që u përmenden deri më tani po ia shtojmë njërën prej më të rejave (nga mbarimi i shekullit kaluar): Muza në Pegazin e Odilon Redonit.

Bellerophon on Pegasus spears the Chimera, on an Attic red-figure epinetron 425–420 BC