Ibrahim Pertefi ose Pertef Pogoni (Voshtinë, 1888/1890 - Tiranë, 5 qershor 1958) ka qenë arsimtar, terxhuman, nëpunës dhe anëtar i ngarkuar për Arsimin ditët e para të pushtimit italian.

Pertef Pogoni
Anëtar i ngarkuar me Arsimin
Në detyrë
8 – 12 prill 1939
Paraprirë ngaAbdurrahman Dibra
Pasuar ngaErnest Koliqi
Të dhëna vetjake
U lind më1888-1890
Voshtinë, Perandoria Osmane
Vdiq më5 qershor 1958
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etHafsa Lamlika
FëmijëtBardhyl Pogoni
Punësiminëpunës, arsimtar

Biografia Redakto

U lind në Voshtinë të kazasë së Pogonit më 1888, i biri i Mehmed Avni efendi Hoxhës, kadiSelanik. Pertefi ndoqi ryzhdijenGjirokastër, idadijenManastir dhe më pas shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1908.

Ndërmori trajnimin e tij në administratën e Perandorisë Osmanevilajetin e Selanikut dhe më pas në Stamboll. Sipas Uran Asllanit, ndoqi Institutin Pedagogjik në Paris gjer më 1912[1] ose 1913, dega matematikë. Më 1913-1914 ishte mësues në shkollën qytetëse të Vlorës. Më 1914 nisi punë si përkthyes në oborrin e Princ Vidit dhe qeverisë. Më 1914-1915 ishte drejtor i shkollës qytetëse të Elbasanit dhe në periudhën 1916-1918, inspektor i arsimit për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin. Më 1920 filloi punë në Ministrinë e Arsimit, më 1922 Kongresi i 2të i arsimit e zgjodhi në komisionin letrar për shqyrtimin e raporteve. Më 1921-1929, 1936-1939 dhe 1943-1944 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Më 1929-1933 drejtor i studimeve ushtarake mbretërore në Tiranë, ndërsa vitin pasues drejtor administrativ i Liceut të Korçës deri më 1934.

Më 1939, pas pushtimit italian ishte anëtar i ngarkuar për Arsimin në Komitetin Administrativ të Përkohshëm. Më 1939-1940 qe nëpunës në entin e botimeve të Ministrisë së Arsimit. Më pas u bë anëtar i Këshillit të Shtetit në vitet 1940-1943.

Më 1948-1954 u internua në Kavajë, Shijak dhe Tepelenë. Ndërroi jetë në Tiranë më 5 qershor 1958.[2]

Njerëz që lidhen me të Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 322. ISBN 9781134294732.
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 211. ISBN 9789994356225.