Peshkataria është veprimtaria e zënies ose kapjes së peshkut (peshkimi) si dhe ndërmarrja e rritjes dhe mbarështimitpeshkut dhe jetës tjetër ujore. [1] Peshkimi tregtar përfshin peshkimin e egër dhe fermat ose hurdhat e peshkut, si në ujë të ëmbël (rreth 10%) ashtu edhe në oqeane (rreth 90%). Sot konsiderohet se rreth 500 milion njerëz në të gjithë botën janë të varur ekonomikisht nga peshkimi. Në vitin 2016 prodhimtaria e përgjithshme e peshkut arriti në 171 milion ton peshk, por mbipeshkimi (peshkimi i tepërt) është një problem në rritje. Peshkimi rekreativ është i popullarizuar në shumë vende, veçanërisht në Amerikën e Veriut, Evropë, Zelandën e Re dhe Australi.

Peshkatarët në Sesimbra, Portugali
PeshkimiLiqenin e Batllavës

Përmbledhje Redakto

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë FAO, "... peshkataria është një aktivitet që çon në kapjen e peshkut. Mund të përfshijë si kapjen e peshqve të egër ashtu edhe rritjen e peshqve përmes akuakulturës. " Zakonisht përcaktohet në termat e "njerëzve të përfshirë, specieve ose llojit të peshkut, sipërfaqen ujore ose hapsirën detare, mënyrën e peshkimit, klasat e anijeve, qëllimin e aktiviteteve ose një kombinim i disa veçorive të mësipërme". [2]

Përkufizimi i peshkatarisë shpesh përfshin një kombinim të peshkimit dhe peshkatarëve në një rajon të caktuar, ku ky i fundit peshkon specie të ngjashme peshqish me lloje të ngjashme ingranazhesh. [3] Disa organizata qeveritare dhe private, veçanërisht ato që përqendrohen në peshkimin rekreativ përfshijnë në përkufizimet e tyre jo vetëm peshkatarët dhe peshkimin por edhe peshqit dhe habitatet nga të cilat varen peshqit.

Rëndësia ekonomike Redakto

Direkt ose indirekt, jeta e mbi 500 milion njerëzve në vendet në zhvillim varet nga peshkimi dhe akuakultura. Peshkimi i tepërt ose mbipeshkimi, duke përfshirë zënien e peshkut përtej niveleve të përballueshme, ka ndikuar në zvogëlimin e rezervave të peshkut dhe punësimin e një numri të konsiderueshëm njerëzish në shumë rajone të botës. [4] Një raport nga Njësia Ndërkombëtare e Qëndrueshmërisë së Princit Charles, Fondi i Mbrojtjes së Mjedisit me bazë në Nju Jork dhe 50in10 botuar në korrik të vitit 2014 vlerësoi se peshkimi global po kontribuonte me rreth 270 miliardë dollarë në vit në PBB globale, por duke zbatuar plotësisht peshkimin e qëndrueshëm, kjo shifër mund të rritet me më se 50 miliardë dollarë. [5] Përveç peshkimit komercial dhe ekzistencial, peshkimi rekreativ (sportiv) është i popullarizuar dhe i rëndësishëm ekonomikisht në shumë rajone të botës. [6]

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Fletcher, WJ; Chesson, J; Fisher, M; Sainsbury KJ; Hundloe, T; Smith, ADM and Whitworth, B (2002) The "How To" guide for wild capture fisheries Arkivuar 11 shtator 2018 tek Wayback Machine. National ESD reporting framework for Australian fisheries: FRDC Project 2000/145. Page 119–120.
  2. ^ FAO Fishery Glossary; "Fishery" (Entry: 98327). Rome: FAO. 2009. fq. 24. Marrë më 21 janar 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Blackhart, K; etj. (2006). NOAA Fisheries Glossary: "Fishery" (PDF) (bot. Revised). Silver Spring MD: National Oceanic and Atmospheric Administration. fq. 16. Marrë më 21 janar 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ C. Michael Hogan (2010) Overfishing, Encyclopedia of earth, topic ed. Sidney Draggan, ed. in chief C. Cleveland, National Council on Science and the Environment (NCSE), Washington DC
  5. ^ "Prince Charles calls for greater sustainability in fisheries". London Mercury. Arkivuar nga origjinali më 2014-07-14. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Hubert, Wayne, red. (2010). Inland Fisheries Management in North America (bot. Third). Bethesda, MD: American Fisheries Society. fq. 736. ISBN 978-1-934874-16-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)