Petro Janura (1911–1983) ishte një personalitet i rëndësishëm i gjuhës, letërsisë, dhe folklorit shqiptarJugosllavi nga mesi i viteve '50 deri në vitet '80.[1] Një shkrimtar, gazetar, folklorist, pedagog,[2][3] kritik letrar dhe studiues, ai mbahet mend si themelues i Katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Shkupit, dhe kryeredaktor i revistave me bazë në Shkup si Flaka e vëllazërimit, dhe Jehona.[4]

Jeta Redakto

Janura lindi më 25 mars 1911 në Fier, atëherë ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Ai emigroi në Romani në moshë të re ku edhe përfundoj shkollën e mesme. Janura studioi drejtësi në Itali dhe diplomoi në jurisprudencë në Universitetin e Pizës. Në vitin 1941 ai u kthye në Shqipëri (në atë kohë Mbretëria shqiptare nën sundimin e Italisë) ku ai filloj të punojë si gjykatës në Gostivar, e cila së fundmi kishte qenë e përfshirë në shtetin shqiptar.[1][4] Janura mbeti në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore.Nga ai moment ai ishte i angazhuar në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe, kritikës letrare, si dhe gjendjes së përgjithshme të gjuhës shqipe në kuadër të Jugosllavisë, dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë. Ai ishte gjithashtu një folklorist, duke mbledhur dhe publikuar folklorin e rrallë shqiptar. Si kreu i Katedrës Shqiptare në Universitetin e Shkupit, ai mor pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit në vitin 1972 dhe ishte një nga nënshkruesit e rregullave drejtshkrimore të sapoformuara.[4] Janura vdiq më 30 gusht 1983.

Puna Redakto

Publikimet Redakto

  • Naim Frasheri. Vepra, Beograd: Enti për botimin e teksteve i Republikës Socialiste të Serbisë, 1963. OCLC 504735974.
  • Ranite iluministički idei kaj Albancite vo Polog, Shkup 1983. OCLC 442193922.
  • Migjeni, Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1982. OCLC 440105087.
  • Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe, Shkup: Nova Makedonia, 1969. OCLC 50816250.
  • Përralla popullore, si koleksionist dhe redaktor, Shkup: Nova Makedonija, 1964.
  • O lejlek haxhibek, Shkup: Nova Makedonija, 1968.
  • Përmallimi i gyrbetçijve, nga Milisav Antonijevic-Drimkolski, si përkthyes, Prishtinë: Rilindja, 1958.

Referime Redakto

  1. ^ a b Zeqirja Neziri (2012), "Dy 100 vjetore: Migjeni ne kendvrojtimin e Petro Janures" (PDF), Journal of Institute Alb-Shkenca, 4: 763–765, ISSN 2073-2244
  2. ^ Bollettino della Badia Greca di Grottaferrata, Volumes 27-29, Scuola Tipografica Italo-Orientale "S.Nilo", 1973, p.132
  3. ^ Reuf Bravo; Milan Bogdanović; Rajka Petrovíc (1970), The scientific institutions of the SR of Macedonia, Scientific activities in Yugoslavia; who is who, v. 2, Beograd: Institute for Scientific and Technical Documentation and Information-Center for the Study of Development Policy of Scientifical Activities, fq. 153, OCLC 409586 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Kastriot Myftaraj (30 korrik 2012), Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, Telegraf, fq. 10–11, arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013, marrë më 6 qershor 2016