Princesha Argjiro është poemë për fëmijë e shkrimtarit Ismail Kadare. Bën fjalë për flijimin e një princeshe që të mos binte e gjallë në dorë të turqve. Sipas legjendës, emri i qytetit të Gjirokastrës vjen nga ajo.

Përmbajtja Redakto

Princesha Argjiro është sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV, pas vdekjes së burrit. Princesha Argjiro lufton me turqit kur ata e rrethojnë kalanë e Gjirokastrës, mirëpo njeri nga truprojet e tradhëton, ndaj turqit arrijnë të futen në Kala. Për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashke me djalin e saj foshnjë dhe u copëtua mbi një shkëmb. Mirëpo foshnja sipas legjendës mbeti gjallë.

Kritika Redakto

Kjo vepër u kritikua në një raport të përpiluar nga Lefter Dilo, autor ky i një monografie mbi qytetin, duke nxjerrë në pah gabimet ideologjike si dhe historiografike të veprës. Kritika kaloi në duart e Liri Belishovës dhe pas saj vetë Nexhmije Hoxhës, ku e para vërejti se kritika duhej bërë me kujdes "për të mos e vrarë shpirtërisht" rioshin.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Morgan, Peter (2011). Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990. Përkthyer nga Ilir Shameti (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 49. ISBN 978-9928-106-12-4.